Archive for Qershor, 2007

h1

2009, kompiuter me 5 TByte memorie!

Qershor 28, 2007

Disk i ngurte, Hard DiscKonkurrenca midis kompanive te medha ne fushen e prodhimit te kompiuterave vazhdon te jape frytet e saj ne permiresimin e cilesive dhe uljen e cmimit te produktit qe revolucionalizoi shekullin e 20-te.

Keshtu teksa Hitachi dhe Seagate sapo kane nxjerre ne treg kompiuterat me memorie prej 1 TerraByte (= 1000 GigaByte), Fujitsu per te mos mbetur prapa konkurrences ka vendosur ta pesefishoje kete vlere brenda 2009 duke u mbeshtetur ne nje teknologji te re. Me qellim qe te zvogeloje siperfaqen mbi te cilen regjistrohen te dhenat mbi diskun e ngurte (hard disk) do te perdoret nje lazer rrezja e drites te se cilit do te kete nje diameter prej 50nm (5*10^-8 m). Rrezja e lazerit do te rrise temperaturen ne pjesen e diskut ku do te regjistrohet sinjali, duke ndryshuar vleren e regjistruar mbi disk (nga 0 ne 1 dhe anasjelltas), pjesa tjeter e diskut do te ruaje nje temperature konstante fale nje sistemi te brendshem ftohjeje.

Kerkuesit qe po eksperimentojne lazerat me rreze drite prej 80 nm diameter (po behen kerkime per te zvogeluar akoma me tej diametrin e rrezes) shpresojne te arrijne brenda 2009 nje dendesi prej 1 TB informacion per 1,5 cm2, dhe te krijojne keshtu disqe te ngurte prej 5 TB per kompiuterat e ardhshem te markes.

Sipas: Futura-Sciences.fr

h1

Filmohet nje vrime e zeze!

Qershor 26, 2007

Videoja eshte nje vazhdimesi imazhesh te qendres se galaktikes sone te kryera nga viti 92 deri ne 2002.

Behet fjale per vrimen e zeze qe i josh me shume astronomet, ajo e ndodhur ne qender te galaktikes tone dhe qe ve ne levizje rreth saj gjithe yjet e “Udhes se qumeshtit”, Sagittarius A.

Observimi i drejtperdrejte i vrimave te zeza qe deri para disa vitesh konsiderohej si e pamundur (te gjitha observimet beheshin ne menyre te terthorte nepermjet rrezatimeve qe leshonte lenda qe nxehej teksa thithej nga nje vrime e zeze) sot eshte kthyer ne realitet. Studimi qe i eshte bere per me shume se 10 vjet yllit S2, konfirmon ne menyre te plote hipotezen e bere nga shkencetaret qe pohonin, pa arritur ta vertetonin (te pakten deri me sot), se ne qender te galaktikes sone ndodhej nje vrime e zeze qe ve ne levizje te gjithe yjet e galaktikes, perfshire ketu edhe Diellin. Duke perdorur teleskopin “gjigand” (8 meter diameter) te VLT ne Kili, studiuesit kane arritur te filmojne levizjen e yllit S2 (nje nga yjet me ne qender te galaktikes) dhe kane verejtur se ai pershkruan nje orbite eliptike.

Shpejtesia e levizjes ne orbite e S2-it, 5000km/s (200 here me shume se ajo e tokes), masa e tij (15 here masa e diellit), dhe diametri i orbites kane lejuar astronomet te vertetojne se ne nje nga vatrat e orbites ndodhet nje objekt me nje mase shume te madhe. Masa e ketij te fundit eshte 2,7 milion here me e madhe se ajo e Diellit, ndersa diametri (10 minuta drite) eshte pak me i madh se distanca midis Tokes dhe Diellit. Keto te dhena perputhen plotesisht me karakteristikat e nje vrime te zeze gje qe tregon se Sagittarius A, eshte nje vrime e zeze masive ne qender te galaktikes tone.

Sipas Futura-Sciences.fr

h1

Shpejt, pothuajse sa drita!

Qershor 25, 2007

Shperthim

Nje grup astronomesh italiane kane matur per here te pare shpejtesine e shperthimeve qe formojne rezet gama, duke treguar se lenda qe merr pjese ne shperthim perhapet me nje shpejtesi shume afer limitit maksimal te lejuar ne univers, e thene ndryshe me nje shpejtesi me te madhe se 99.999% e shpejtesise se drites. Matja eshte kryer fale teleskopit te robotizuar, te observatorit europian te La Silla-s (Kili).

Rezet gama prodhohen nga shperthime gjigande, qe shpesh jane te lidhura me “vdekjen” e ndonje ylli, dhe edhe pse nuk jane te dukshme me sy te lire jane kaq te fuqishme sa mund te rivalizojne, ne ate zone te universit ku shfaqen, me spektrin e te gjithe pjeses tjeter te universit. Lindja e ketyre rrezeve zgjat nga disa sekonda ne pak minuta.

Studimi i dy shperthimeve te ndodhura ne univers ka mundesuar matjen per here te pare te shpejtesise se perhapjes se lendes ne univers pas shperthimit, duke dhene vlera prej 99.9997% te shpejtesise se drites (299,792458 km/s). Lenda leviz me nje shpejtesi qe ndryshon vetem me 3 te miliontat nga ajo e drites, dhe duke qene se thermija te vecanta, mund te arrijne edhe shpejtesi me te medha, ne baze te teorise se relativitetit, masa e tyre mund te jete deri ne 200 here me e madhe se ajo e Tokes.

Sipas: lescienze.it

h1

Teletransporti

Qershor 25, 2007

TeletransportTeletransporti se shpejti mund te mos jete vetem nje fantazi. Ne nje artikull te publikuar nga “Nature Physics” disa kerkues te universitetit te Vjenes kane pershkruar se si kane arritur te teletransportojne disa fotone (thermije qe shfaq ne te njetjen kohe karakteristikat e materies dhe energjise), ne nje distance prej 142 km, dhjete here me shume se distancat e pershkruara me perpara. Edhe pse sasia e teletransportuar ishte shume e vogel ( nje numer i kufizuar thermijash), eksperimenti i hap rrugen studimeve te tjera, qe mund te bejne te mundur ne te ardhmen transportin e menjehershem te sasive me te medha te materies.

Sipas: Ansa.it

h1

Gjenden agjente antiHIV ne gjak!

Qershor 25, 2007

         Hiv qeliza te kuqe

Perpjekjet per te gjetur nje zgjidhje perfundimtare ne luften kunder Sides nuk rreshtin se avancuari. Pas zbulimit te retrovirusit qe mbron shimpanzete nga HIV, nje zbulim akome dhe me i rendesishem eshte bere.

Nje ekip nga instituti i virologjise te Ulm-it (Gjermani) ka ekzaminuar rreth 1 milion substanca te ndodhura ne gjakun e njeriut, para se te izolonte nje peptid, i quajtur VIRIP, qe eshte ne gjendje te ndaloje virusin e sida-s te hyje ne qelizat qe do te infektoje. Kjo substance eshte ne gjendje te bllokoje ne menyre efikase HIV-1, madje edhe shtresat me rezistente ndaj antiretroviruseve. Si? Peptidi lidhet me nje proteine qe ndodhet ne siperfaqe te virusit, gp41-n, qe perdoret per futjen e virusit ne qeliza, duke e ndryshuar ate dhe duke bere te pamundur futjen e virusit ne qelize. Kjo proteine eshte nje nga pjeset e rralla te virusit qe nuk ndryshojne ne vazhdimesi strukturen e tyre. Modifikime te vogla ne strukturen e VIRIP shumefishojne aksionin e tij, duke e bere akoma me te efektshem.

Nje zbulim mjaft i rendesishem qe mund te kthehet nje dite ne nje arme terapeutike!

Sipas: Science&Vie