Shkrirja e akujve te Arktikut, befasuese!

Postuar në Shtator 26, 2007 nga

21



Shkritja e akujveQendra Amerikane e të Dhënave për Dëborën dhe Akujt, në Boulder të Kolorados, është një nga 40 qendrat në mbarë botën që vëzhgon dhe mbledh të dhëna për ndryshimin e akujve në pole. Shkencëtarët thonë se këtë verë shkrirja e akujve në Arktik ka qenë befasuese.Në këto shtresa të akullta, flokët e borës vezullojnë si diamantë. Shkencëtarët thonë se këto vezullime janë gjurma që i jep shpjegim pyetjes se pse një zonë në Veriperëndim përreth Arktikut, hapet dhe venbanimet e arinjëve polarë po zvogëlohen. Kur shkencëtarët e mbledhin borën, e shkrijnë, e derdhin diku e më pas nxjerrin të dhëna prej saj nëpërmjet disa mikro filtrave specialë, ata vënë re se pikëla të zeza karboni. Këto pikëla të zeza karboni janë bloza e arktikut.

Shkencëtarët po vëzhgojnë burimet industriale që e shkaktojnë këtë blozë në Amerikën e Veriut, Europë, Rusi dhe në masë të madhe në Azi. Shkencëtari Steven Warren shpjegon: “Karboni i zi grumbullon rezet e diellit, duke shkaktuar ngrohjen, pavarësisht se karboni është në atmosferë apo në borën që ne studiojmë”. Pamjet e marra nga sateliti këtë muaj, tregojnë se akulli në Arktik ka rënë në nivelet më të ulta që kur shkencëtarët nisën të analizojnë të dhënat në vitin 1979.

Mark Serrez ka kohë që merret me studime në Qendrën Amerikane të të Dhënave për Borën dhe Akujt. “Deri në vitin 2006 , shkrirja e akullit ka qënë pak më tepër se sa 9 për qind për çdo dhjetvjeçar. Kjo është e barabartë me rreth 100 km katror në vit, e që nuk është shumë. Ajo që ndodhi në 2007, është befasuese”. Serrez krahason pamjet e Arktikut të marra nga sateliti në shtatorin e vitit të kaluar, me pamjet e marra këtë muaj. “Gjatë viteve ne kemi patur këtë ulje të përgjithshme. Pamjet në të djathtë tregojnë sipërfaqen e detit të akullit më 9 shtator të këtij viti, dhe mendoj se është qartësisht e krahasueshme me atë çka shohim këtu në të majtë, ndryshimet nga viti në vit. Është befasues se sa shumë akull është shkrirë këtë vit”. Studimet parashikuese klimatike e kanë theksuar vazhdimisht shkrirjen e akujve në Arktik si pasojë e rritjes së temperaturave globale. Serrez thotë se të dhënat tregojnë se shkrirja e akujve po ndodh 30 vjet më herët nga sa është parashikuar.

Marre nga: VOA-shqip

About these ads
Të etiketuara: , ,