Archive for Tetor, 2007

h1

Central diellor …ne ORBITE !

Tetor 31, 2007

centrali-diellor-orbital.jpg

Kemi folur edhe me perpara per energjite alternative dhe per projekte qe mund te perdornin resurse te riperteritshme per te krijuar energji, megjithate ky projekt per nga madhesia dhe nga ambicia e tij ua kalon se largu gjithe te tjereve. Behet fjale per nje central diellor te vendosur ne orbiten gjeostacionare (orbita e ndodhur pingul mbi ekuator ne nje lartesi prej 35 786 km) rreth tokes, diametri i te cilit mund te arrija ne disa kilometra. Teper fantazioz si projekt? Jo dhe aq perderisa qysh prej 30 vjetesh Amerikanet dhe Ruset jane duke punuar mbi kete lloj centrali, i cili mund zgjidhte jo pak probleme ekologjike. Energjia ne Toke do te dergohej nepermjet rrezesh te vogla mikrovalesh me intensitet te larte. Megjithate deri me sot projektet jane lene pas dore duke marre parasysh rreziqet qe mund te sjellin, dhe mbi te gjitha cmimin e larte qe mund te kete nje strukture e tille.
Por deri me sot! Sepse tani gjerat mund te ndryshojne. Rritja e cmimit te naftes, analistet parashikojne se cmimi mund te dyfishohet brenda pese vitesh, ka bere qe te rishikohen edhe njehere teknologjite energjitike alternative te lena pas dore per shkak te rentabilitetit te paket. Centralet orbitale bejne pjese ne to…
Keshtu Sekretariati amerikan i Mbrojtjes ka rihapur kete projekt me ndihmen e Nasas. Sipas JPL (Jet Propulsion Laboratory), nje projekt i tille mund te behej mjaft frytdhenes neqoftese cmimi i naftes arrin ne 150 dollar/fuci (cmimi i sotem eshte 75 dollare/fuci ndersa ne 2005 ishte rreth 50 dollare/fuci)
Agjensia hapesinore amerikane, e cila ka harxhuar plot 23 milion euro vetem per studimin e vendosjes ne orbite te paneleve diellore, beson ne kete projekt. Sipas vleresimeve te eksperteve, keto panele mund te dergojne ne toke rreth 10 GW fuqi elektrike (po aq sa 10 centrale berthamore). Ne 36000 kilometra lartesi panelet do te merrnin rreth 8 here me shume energji se ne toke, gje qe justifikon se tepermi nje investim te tille.
Amerikanet megjithate nuk jane te vetmit te interesuar ne kete projekt, pasi Japonia, vend i varfer ne resurse nentokesore, eshte duke punuar mbi nje projekt te tille qysh prej vitit 2001. Japonezet parashikojne leshimin, para 2040-s, te nje centrali prej 20000 tonesh me nje kapacitet prej 1 GW fuqi, i pajisur me 2 panele prej 1 kilometer.
Ne Rusi, qendra e kerkimeve Mstislav Keldych, ndertuesi hapesinor RKK Energia dhe Instituti qendror i ndertimeve mekanike (Tsniimash) jane duke punuar mbi nje projekt te ngjashem. Por sipas Anatoli Khabarov, pergjegjes i RKK Energia, veshtiresit kryesore nuk jane ne ndertimin e ketij kompleksi por ne sigurine e tij. “Imagjinoni qe nje central gjigand te humbe orientimin e tij dhe qe rrezja te bjere larg receptorit. Ne qofte se nje fluks i tille energjitik pershkron ndertesat e banuara ose ndermarrjet industriale, do te djege te gjithe pajisjet elektronike, dhe njerezit mund te pesojne djegie te demshme. Dhe duhen mbyllur zona te gjera te qiellit nga transporti ajror. Per te mos folur me pas per pasojat ne qofte se nje central i tille perdoret per qellime te keqija”.
Nga ana tjeter edhe dyndja e orbites nga satelitet eshte nje tjeter problem. Ne disa vende orbita po behet gjithnje e me e dendur, dhe kompanite telefonike nuk i shohin me sy te mire keta “perbindesha” me nje diameter prej disa kilometrash.
Shkurt, edhe pse keto centrale jane teorikisht te mundshme, duket se nuk jane akoma gati te nisen per ne hapesire. Megjithate asgje nuk e pengon nje gje te tille ne nje te ardhme te afert…

Sipas: Futura-Sciences

h1

Nje nga celesat e jetes ne Toke “i fshehur” ne 250 km thellesi.

Tetor 29, 2007

toka-nga-hapesira.jpgDisa shkencetare te Universitetit te Bonit ne Gjermani, kane treguar se pa majoritin, nje mineral i afte te magazinoje oksigjenin ne thellesi te Tokes, planeti yne do te kthehej ne nje shkretetire te paane.
Ne nje thellesi prej rreth 250 km nga siperfaqje e tokes, trysnite dhe temperaturat jane teper te larta dhe materialet qe perbejne mantelin tokesor shkrijne. Oksidi i hekurit (FeO) qe ndodhet ne mantel, peson atehere nje transformim kimik, gjate te cilit oksigjeni qe ai permban ne nje fare menyre behet me aktiv, clirohet dhe fiksohet ne majoriti, mineral i ndodhur vetem ne keto thellesi.
“Sa me e larte te jete trysnia, aq me teper oksigjen majoriti eshte ne gjendje te “magazinoje”, shpjegon profesori Kristian Balhaus (Christian Ballhaus) i institutit te mineralogjise te Universitetit te Bonit. Duke u bashkuar me majoritin, oksigjeni e gjen veten ne nje fare “ashensori” qe i drejtohet shtresave te siperme te mantelit. Duke iu afruar siperfaqes, trysnia (presioni) ne brendesi te mantelit zvogelohet: majoriti shperbehet dhe clirohet oksigjeni. “Ai ndodhet ne afersi te siperfaqes se Tokes, gati per te hyre ne reaksione oksidimi qe jane ne te rendesishme per jeten” shton profesori Balhaus. Ne Toke duke u cliruar ne menyre te vazhdueshme oksigjen, ky i fundit bashkohet me hidrogjenin dhe formon ujin, pa te cilin Toka do te qe nje planet i papershtatshem per jeten.
“Planetet qe nuk arrijne nje fare madhesie nuk kane, sipas rezultateve te studimit tone, asnje mundesi per te formuar nje atmosfere te qendrueshme dhe te pasur me uje”, shpjegon Arno Rohrbak (Arno Rohrbach) student ne teze ne Institutin e mineralogjise. “Ne keto planete, trysnia ne brendesi te mantelit eshte e pamjaftueshme per te magazinuar oksigjene ne shkembinj, nga ku me pas te lirohet ne siperfaqe”. Per me teper, sa me i madh te jete nje planet, aq me shume aftesia e tij per te magazinuar nxehtesi rritet; proceset qe ndodhin atehere ne mantel kane nje kohezgjatje me te madhe dhe jane me te dendur. Per shembull, Marsi me rreth 7000 kilometer diameter (diametri i Tokes eshte rreth 12700 km) eshte ftohur shume me shpejt se Toka. I ftohur qysh prej kohesh ne mantelin e tij nuk ka me levizje. “Manteli i tij ka humbur gjithe aftesite per te transportuar oksigjenin dhe per krijuar nje atmosfere te pasur me uje”, perfundon profesori Balhaus.
Zbulimi eshte mjaft i rendesishem qofte per te analizuar proceset e ndryshme qe cuan ne shfaqjen e jetes ne Toke, qofte per te studiuar dhe klasifikuar ekzoplanetet qe mund te kene karakteristika te pershtatshme per formimin e nje atmosfere dhe per mundesine e ekzistences se jetes.

Sipas: Techno-science.net

h1

Nje molekule qe bllokon shumimin e virusit HIV!

Tetor 28, 2007

hiv-2.jpgNje metode teresisht e re per te bllokuar infeksionin nga virusi HIV-1 (forma me e perhapur e virusit te Sides tek njeriu) eshte realizuar nga kerkuesit e CNRS (Centre National de la Recherche Scientifique) dhe te Universitetit te Montpelies. Behet fjale per nje molekule kimike, e cila “sulmon” mekanizmat qelizore qe perdor virusi i SIDA-s per tu shumuar. Keto resultate jane prezantuar ne revisten Plos Pathogens (reviste shkencore ne linje).
Ka me shume se njezet vjet qe trajtimet efikase kunder HIV-it kane permiresuar cilesine e jetes se personave te infektuar nga ky i fundit. Keto trajtime perdorin disa molekula (ne pergjithesi tre, prej nga vjen edhe emri triterapi) qe prekin mekanizmat vetjake te virusit. Fatkeqesisht, ky virus eshte ne mutacion te vazhdueshem, dhe kjo i lejon te zhvilloje mekanizma te tjere rezistente ndaj medikamenteve qe perdorim.
Metoda e re, e krijuar nga kerkuesit e Institutit te Gjenetikes Molekulare te Montpeliese, lejon te evitohen keto probleme duke sulmuar jo me mekanizmat vetjake te virusit por mekanizmat qelizore qe perdor virusi per tu shumefishuar. Kerkuesit kane arritur te krijojne nje molekule kimike (IDC16), te afte te ndaloje infeksionin nga HIV-1, duke bllokuar maturimin e ARN-ve te virus pra duke bllokuar shumimin e tij. Kjo molekule eshte efikase jo vetem ne shtresa te ndryshme virale te perdorura ne laboratore por edhe ne viruse te marre nga pacientet, edhe nese keta viruse jane rezistente ndaj triterapise se zakonshme.
Kjo menyre e re terapeutike shfaqet si teper premtuese ne luften kunder SIDAS, por edhe kunder cdo lloj tjeter patologjie te shkaktuar nga viruse qe perdorin mekanizmat e qelizes per tu shumuar.

Sipas: CNRS

h1

Seksi nuk varet vetem nga kromozomet!

Tetor 27, 2007

kromozomi-x.jpegPikerisht! Te gjithe ata qe mendonin se mjaftonte vetem te kishe kromozomin Y per te qene nje mashkull tani duhet te rimendohen.
Ne nje artikull te publikuar ne revisten ne linje “BMC GENOMICS“, nje grup kerkuesish kane arritur te provojne per here te pare se testosteroni le nje gjurme molekulare te pafshijshme ne qelizat, duke i hapur keshtu rrugen nje menyre te re te menduarit te gjinise, te ndryshme nga ajo klasike e cila kishte parasysh vetem prezencen e kromozomit Y.
Studiuesit kane arritur te zbulojne rolin e testosteronit duke krahasuar persona te prekur nga sindroma e pandjeshmerise ndaj androgjeneve, dhe persona te cilet nuk jane te prekur nga kjo lloj semundjeje.
“Androgjenet, qe jane hormone steroidale qe stimulojne dhe kontrollojne zhvillimin e karakteristikave mashkullore tek rruazoret – shpjegon Paul-Martin Holterhus i klinikes universitare te Schleswig-Holstein ne Kiel, Gjermani – kane efekte afatgjata ne zhvillimin e aparatit gjenital, dhe shume mundesisht te shume organeve te tjera. Sot po pranohet gjithnje e me teper fakti qe truri luan nje rol te rendesishem ne zhvillimin e gjinise, duke iu pergjigjur prezences se testosteronit. Gje qe mund te percaktoje sjelljen seks-specifike, dhe shume mundesisht edhe identitetin e gjinise.
Roli i androgjeneve, dhe ne vecanti i testosteronit, ne zhvillimin seksual njihet prej kohesh. Ndarja e gjinise fillon qe ne stadin embrional dhe mendohet se vazhdon gjate gjithe jetes, sidomos gjate pubertetit. Megjithate nuk jane akoma te qarta ndryshimet midis rolit te gjeneve te kromozoneve seksuale dhe efekteve afatgjata te hormoneve seksuale, ne vecanti te androgjeneve.
Personat e prekur nga sindroma e pandjeshmerise ndaj androgjeneve – 1 ne 20000 – kane nje paraqitje femerore normale (edhe ne aspektin gjenital), por ne nivelin gjenetik kromozomet e tyre seksuale jane XY dhe jo XX. Ky ndryshim shkaktohet nga mutacionet qe ndodhin ne kodifikimin gjenetik te receptoreve te androgjeneve tek te cilet, per shkak te ketij mutacioni, sinjalet e dhena nga androgjenet nuk perkthehen, gje qe sjell bllokimin e aksionit te testosteronit. Eshte pak a shume sikur hormoni dhe receptori perkates te flisnin gjuhe te ndryshme dhe te mungonte perkthyesi. Kjo do te sillte nje mostransmetim informacioni, qe do te bllokonte gjithe etapat e tjera.
Duke krahasuar gjenet ne meshkuj normale dhe ne femra me sindromen e pandjeshmerise ndaj androgjeneve, kerkuesit kane zbuluar se tek keto te fundit kishte rreth 440 gjene te pashprehura (qe nuk kishin arritur te influenconin ne zhvillimin trupor me informacionin qe mbartnin).
Duke qene se jane krahasuar femra XY dhe meshkuj XY, ndryshimet mund te shpjegohen vetem me faktin e mosprezences se aksionit te androgjeneve .

Sipas: LeScienze.it

h1

Energji alternative (hidrogjeni)

Tetor 26, 2007


hidrogjeni.jpgItm Power, është një shoqëri angleze që po përgatit për të hedhur në treg një dispozitiv për prodhimin e hidrogjenit nëpërmjet elektrolizës së ujit.

Ky aparat, mund të vihet në funksionim nga energjia e rrjetit elektrik, por për një autonomi të plotë, mund të shfrytëzojë enerigjinë solare (diellore) ose atë eolike(të erës).

Elektrolizatori do fillojë që të prodhohet në mars 2008 ( www.itmpower.com), dhe hidrogjeni i prodhuar prej tij, magazinohet në serbatorë të posaçëm dhe mund të përdoret në vënd të gazit natyror për gatim dhe ngrohje (me të mirën tjetër, përveç sasisë shumë më të madhe të ujit se nafta në natyrë, ka dhe që, në vënd të CO2, produkti i djegies është avull i zakonshëm uji).

Gjithashtu, do përdoret dhe për prodhimin e energjisë elektrike si dhe si “karburant” për veturat.

Teorikisht gjithçka është e eksperimentuar dhe provuar , praktikisht, ngelet për tu verifikuar kostoja e prodhimit të hidrogjenit nëpërmjet elektrolizës së ujit dhe nëse vërtet kjo shoqëri ka arritur që të prodhojë me të vërtetë elektrolizatorin shtëpijak.

Gjithsesi, është një nga skenarët e mundshëm energjitike të një të ardhmeje jo të largët.