Nobeli ne fizike 2007!

Posted on Tetor 9, 2007 nga

0



nobel-fizike-albert-fert-peter-grunberg.jpgCmimi Nobel 2007 per fiziken, i eshte dhene francezit Albert Fert dhe gjermanit Peter Grunberg, per zbulimin e nje teknologjie qe lejon miniaturizimin e te dhenave ne disqet e ngurte te perdorur ne kompiuterat qe ndodhen ne shtepite tona. “Ky zbulim ka ndikuar se tepermi ne jeten tone te perditshme duke permiresuar aftesite e kompiuterave per te mbartur material” – ka deklaruar sot komiteti i cmimeve Nobel.
Kjo teknologji njihet me emrin MagnetoRezistence Gjigande (GMR). Ajo perdoret per te lexuar informacionin e regjistruar ne disqet e ngurte. “Fale kesaj teknologjie eshte bere e mundur miniaturizimi i disqeve te ngurte keto vitet e fundit.” – vazhdon komiteti.(Me sa duket edhe disqet e ngurte me 5Tbyte memorie jane nje rezultat i kesaj teknologjie).
Fusha e kerkimit ne nanoshkence eshte akoma nen zhvillim dhe progrese te medha priten ne te ardhmen. GMR(teknologjia ne fjale) ka patur nje impakt te rendesishem ne teknologjine e informacionit dhe te komunikacionit. Ajo ka mundesuar krijimin e lazerave lexues qe permbajne sot te gjithe disqet e ngurte. Keta lexues jane me te ndjeshem dhe mundesojne leximin e te dhenave te permbajtura ne disqet e ngurte kompakte dhe te integruar si per shembull ata qe ndodhen ne kompiuterat portabel (lap top) dhe ne disa lexues muzike (gjeneratat e fundit te iPod).
Edhe pse e zbuluar qysh me 1988 nga kerkime te pavarura, zbatimi i kesaj teknologjie ka ndodhur vetem kohet e fundit. Keshtu perdorimi per here te pare i GMR ka ndodhur me 1997. Qysh atehere teknologjia eshte standartizuar se tepermi dhe edhe sot teknikat e reja te leximit te te dhenave rrjedhin nga kjo teknologji.
Albert Fret, 69 vjet, ka lindur ne Karkasone (Carcassone, jug i Frances) dhe eshte drejtori shkencor i njesise se Fizikes ne CNRS (Centre National de Recerche Scientifique/Qendra Kombetare e Kerkimeve Shkencore) ne Orsej (Orsay, prane Parisit).
Peter Grunberg, 68 vjet, eshte profesor i ‘Institut für Festkörperforschung, Forschungszentrum Jülich ne Gjermani.

Ne Janar 2007 te dy kerkuesit kishin marre cmimin Japan Prize. Nje tjeter vleresim i rendesishem ne boten shkencore.

About these ads