Një studim nga Italia ka treguar se mund të shërohemi përfundimisht nga diabeti i tipit të II me një nderhyrje kirurgjike .
Lajmi, është frut i një studimi dhe kërkimi dhe është një nga ata lajme që ju intereson të gjithë atyre që akoma sot nuk arrijnë të kontrollojnë sëmundjen nëpërmjet terapisë. Sepse shkaqe të shumta bëjnë që shpeshherë të mos jenë në gjëndje që të mbajnë në nivelet e duhura gliceminë: për këta të fundit, hapet rruga e nderhyrjes bariatrico në laparoscopi, edhe nëse nuk janë obezë.
Njoftimi vjen nga Milano ku profesor Nicola Scopinaro (Universiteti i Genova-s), i konsideruar si babai i kirurgjisë ndaj obezitetit në gjithë botën, ka prezantuar rezultatet e të parit studim kërkimi të realizuar prej tij për herë të parë në gjithë botën, ku jepen rezultatet e 20 pacientëve të tij, por që së shpejti do të provohet edhe në 20 spitale italiane ne mbi 600 pacientë.
Ndërhyrja e përdorur në këtë studim është ajo e “Diversione biliopancreatica” (BPD).
Në këtë studim, të realizuar në Spitalin San Martino të Genova -s, parashikohej rekrutimi i 20 pacientëve, të gjithë mbipeshë ose me një obezitet të lehtë. «Sot – është shprehur Scopinaro – asnjë prej tyre nuk bën përdorim ilaçesh, dhe nuk mban asnjë lloj diete për diabetikët, që nga dita që dalin nga spitali. Për 10 prej tyre, në kontrollin e parë, 1-2 muaj pas operimit glicemia ishte normale në 3 raste dhe poshtë nivelit të rrezikut në 4 raste të tjera; pas katër muajsh, në të gjitha raste që janë kontrolluar, kanë rezultuar nën nivelin e rrezikut».
80% e diabetikëve është mbipeshë ose obeze, dhe pikërisht, nisur nga observimi i rezultateve të kirurgjisë mbi obezët, Scopinaro – i emëruar Anëtar Nderi i American College of Surgeons (ACS) – ka arritur të japë udhëzimet për aplikimin e Diversione biliopancreaticà në terapinë ndaj diabetit.
Kjo nderhyrje, është përdorur dhe më parë, dhe është një nga operimet më të përdorura në kurë kundër obezitetit. Konsiston në krijimin e dy kanaleve gastrikë që dalin nga stomaku : në njërin kalon ushqimi, ndërsa tek tjetri vetëm sekrecioni biliopankreatik, që është i domosdoshëm për tretjen. Rezultatet e studimit tregojnë dhe për normalizim të niveleve të kolesterolit e triglicerideve në pothuajse në të gjitha raste dhe shërim nga hipertensioni në80% të rasteve.
Duke parë rezultatet e këtij studimi, do të bëhet një studim akoma më i madh (600 pacientë) duke provuar dy mënyrat: 300 sipas metodës së diversione biliopancreatik dhe pjesa tjetër do ti nënshtrohe një by-passi gastrik.
Këta 600 pacientë do të mbahen nën kontroll për një periudhë prej 10 vjetësh, për të parë dhe mbajtur nën kontroll dhe pasojat e mundëshme që mund të paraqiten.

Qerim U ka
Maj 9, 2008
sa kushton ky operacion qe behet dhe a esht rrezik per personat qe jan te mvarur nga insolina
aferdita
Tetor 9, 2008
Rastesisht e gjeta kete artikull dhe shume me gezoi ky lajm.Kisha dashur te di me teper per kete opracion ne itali apo diku tjeter,njikohesisht i deshiroj pune te mbare te gjith ati ekipi mjeksore qe kane arritur te bejne kete pune te cilen besoj shume pacient e kane pritur.Ju lutem na njoftoni me ne detale lidhje me adresen e keti mjeku ,spitali dhe qmimin e keti operacioni.Une kisha dashur te di se ku mundem me u drejtu per informata pasi qe burri im eshte me diabet nese duhet ndonje plazme nga trupi im,jame ne gjendje ta dhuroj per burrin tim qe e dua shume.E meriton ti dhurosh me shume jete sepse e dua.
blenda
Nëntor 7, 2008
gezohem qe me ne fund nje lajm i mire per diabetistat.une jam 15 vjece kam deshir te madhe qe te behem kirurge dhe ti ndihmoj te tjeret shpresoj se do arrij ne te ardhmen.nuk e kam diabetin po ka shume njerez qe kan.kisha pas deshir qe te di a mund te sherohet diabeti tip 1.dhe a largohet krejtesisht semundja qoft tip1 e qoft tip2.shpresoj qe te ket sherim per te gjith qe i nenshtrohen ketij operacioni
fitorja
Nëntor 8, 2008
Pash artikullin me te ri ne lidhje me semundjen e diabetit apo sheqerit siq njihet ne popull.Edhe per mua ishte nje lajm mjaft i mire qe kjo semundje paska sherim do te me vinte mire gjithsesi mirpo me gezon fakti me shume se edhe une ne trungun tim familjar kam pasur dhe kam anetar te semur nga diabeti.Kisha nje pyetje ne lidhje me kete semundje ne fazen e pare nese pacienti akoma nuk perdor insoline a jane mundesit te sherohet plotesisht dhe te mos paraqitet semundja prap.Kam ndegjuar se mundesia e kurimit me operim ka qene edhe me heret mirepo garancioni per paraqitjen e semundjes prap ka qene per 10vjet.Kisha pas deshir te di diqka me shume per kete artikull nga ajo qe eshte dhene.Faleminderi shume shume blogshkenca qe jeni gjithmon ne hap me te rejat nga shkenca.Peshendetje nga fitorja nga Kosova
Shpetim
Nëntor 12, 2008
Me gezon fakti qe Diabeti arrin te eleminohet permes nje nderhyrjeje kirurgjikale ne stomak apo permes nje baj-pasi. Une jam vet diabetik II, prandaj jam shume i interesuar per sherimin e kesaj semundje-vdekje te ngadalshme e te pakuptueshme e te pandieshme. eshte nje lloj semundje qe te ha fshehura, prandaj do te deshiroja qe kjo te mos mbetet thjesht nje kuriozitet, por te merret seriozisht nga shteti yne,pasi diabetiket jane shtuar e po shtohen ne mase ne Shqiperi, kryesisht per shkak te streseve te medha qe ka hequr, heq e do te heq ky popull, sepse gjysma e tij kane marre aratine dhe gjysma tjeter me zopr po mbbijeton. Te gjitha ati ilace qe shteti i ri imbulson do t’i kushtonte me lire sikur te dergonte per specializim nga nje a me shume kirurge per cdo spital tonin rajonal dhe te aplikohej edhe ne shqiperi nje nderhyrje e tile kirurgjikale kunder diabetit.Eshte mire qe ky lajm te dergohet ne media dhe ato ta bejne zhurme me te madhe qe Ministrja e jone dhe Qeveria te levizin vendit e te mos merren me genjeshtra, duke thene jo vajti atje e vajti ketu dhe , ku ishe? Hiçgjakundi. U lumte juve qe e dhate kete lajm por mos e lini me kaq dhe mos u mburni se e mbaruat punen. Cojeni deri ne Qeveri dhe cojeni me zhurme e presion bashke.
evaldo tasho
Nëntor 16, 2008
sa kushton ky lloj operacioni.
aida myftari
Tetor 4, 2009
sapo lexova kete studim te bere nga ky profesor i nderuar italian u gezova tej mase.me ne fund edhe te semuret me diabet u jepet mundesia te jetojne nje jete normale pa qene te privuar nga ushqimet e ndryshme te demshme per ta kresisht me permbajtje sheqeri.babi im eshte nje diabetik prej reth 16 vjetesh dhe me coptohet zemra kur i duhet ti heq nga dora frutat.me behet shume qejfi qe shkenca po evolon kaq shume.
izjadin
Dhjetor 19, 2009
me vjen mir qe osht zbulu ky lloj operimi isha kan interesun sa kushton ky lloj operimi
klajdi
Janar 4, 2010
Do te doja te dija nese ky operim esht i vlefshem per dibetin tip 1.Ju lutem po te jet mundesia te na ktheni nje pergjigje.FaleMINDERIT
Arjon
Shkurt 6, 2010
sa kushton krejt me operaci me krejt,sa dit zgjat,sa asht efikas,na tregoni pak ma shum.persh.
vienna
Shkurt 15, 2010
Ky operacion i nenshtrohet edhe diabetikeve insulinavartes?
faik hasani
Shkurt 25, 2010
Mirdita juve personav te blog shkenc ju pershendes shum me ket denijitet qe keni. Dashta me ja u ba 1 pytje lidhje me operimin e diabetit ne itali,nese kishi mujt me na sqartu ma shum ne lidhje me ket nese jemi ne pajtimit ather do te intervenoj per operimin e diabetit. tung kalofsh mire
faik hasani kosovo prishtin
andon
Mars 16, 2010
SA MUND TE KUSHTOJ KJO OPERACION DHE CFAR RREZIKU MUND TE KET..JU LUTEM NA JIPNI NJE PERGJIGJE.FALEMINDERIT.
Gonna
Mars 27, 2010
Shpresoj se Femijet ME diabet….Te ken sherim sa me te shpejt….
Gonaa
Mars 27, 2010
edhe une deshta me ja u bo ni pytje :a mundeni me na spjegu per qet “OPERIM” Ne ItaLii
dajana
Prill 22, 2010
a eshte kush ne dijeni se sa mund te kushtoj ky operim edhe a hyn edhe ata njerz qe jan te varur nga insulina
HARIS Pohumaku
Qershor 2, 2010
Desha te pyes a behet ky operacion ne gjermani?
EDHE SA ka Sukses…?
suzana
Korrik 10, 2010
Desha tju pys per kete operim te pankreasit.e kam vajzen 4vjeqare me diabet te tipit 1 a mund te behet ky operim edhe te ajo.
Kozeta Bojka
Shtator 26, 2010
po diabetin e tipit te 1 a mund ta sheroni?????????goca ime eshte vetem 9 vjece dhe ka dy vjet qe eshte semur me diabet …..ne ate kohe ajo ishte 7 vjece dhe ka dy vjet e semure.ju lutem na thoni nese kjo semundje qe ka kapur ate eshte e sherueshme..pres pergjigjen tuaj
arbrer
Shkurt 4, 2011
juet 7n a\hj maq3
sara
Prill 17, 2011
sa kushton ku operacion?do te doja nje pergjigje pak te shpejt nese do te mundnit dhe ne cilin spital mund ta besh kete operim?
fuati
Tetor 12, 2011
mund ta di nese eshte me rrezik ky operacion per njerezit qe jane me diabet
dua nje pergjigje t e shpejte dhe ku behet ky operacion ne cilin spital dhe nga cili mjek behet ju lutem me ktheni shpejt pergjigje
rexhep
Janar 24, 2012
munt te marim informata mete sakta per ket operim me kontaktu disi
sabrije
Shkurt 4, 2012
ju lutmi ndihm sa ma shum per dijabetket nr 2
sabrije
Shkurt 4, 2012
qka te la komedi qe jena te interesum me kurojo te dijabetkut
sabrije
Shkurt 4, 2012
qe jam e smur nga dijbeti 2 edhe kam deshir te kurohem un e gjith ata qe ekan dijabetin
linda baci
Prill 8, 2012
a ka nje pergjigje per kete zbulim dhe per kete hall te madh shendetesor qe kane njerezit edhe une interesohem shme sa kushton ky operacion flm
arjola
Prill 25, 2012
jam e interesur te di sa kushton ky operacioni dhe ne ke spital te italis eshte
Zonjusha
Maj 6, 2012
mund t na japni informacione t metejshme?