Prova te reja mbi teorine e evolucionit!

Posted on Nëntor 19, 2007 nga

13



Studimi i publikuar, jep për herë të parë prova konkrete mbi teorinë e Carls Darvinit (Charles Darwin) mbi perzgjedhjen natyrore. Darvini në punimin e tij “Origjina e specieve” tenton të shpjegoje tiparet e ndryshme të krijesave të gjalla duke thënë se gjitha këto janë rezultat i një procesi të vetëm, perzgjedhjen natyrore, proces qe konsiston ne perzgjedhjen e kafsheve me te afta per tu pershtatur me mjedisin rrethues pra ato me te afta per te mbijetuar, dhe ne “skarcimin” e kafsheve me pak te afta ne kete drejtim. Qe prej publikimit te punimit të tij (para 150 viteve) shumë vëzhgime dhe studime kanë përkrahur këtë teori. Por lidhja e kësaj teorie me 30 – 100 milion lloje të krijesave të gjalla në Tokë ishte më vështirë.

Gjatë 20 viteve të fundit, studimet zbuluan se perzgjedhja natyrore mund të beje që një nën-grup i nje lloji mund të pershtatet në mjedisin e ri deri në atë masë sa shumimi i tij me llojin origjinal te bëhet i pamundur, gjë që ndikon në krijimin e llojeve/specieve të reja.

Por deri tani nuk dihej nese këto raste ilustrojnë një rregull të gjerë në natyrë apo janë vetëm janë raste specifike.

Studimi i ri i bërë nga shkencëtarët në Vanderbilt University, dhe i publikuar në Proceedings of the National Academy of Sciences, ofron prova empirike për seleksionimin natyror si forcë e përgjithshme mbi formimin e llojeve të reja. Studimi ka marre parasysh relacionin midis perzgjedhjes natyrore dhe shumimit të qindra organizmave nga bimët, peshqit, amfibet, shpendët deri tek insektet.

Daniel Funk, profesor asistent në shkencat biologjike në Vanderbilt, thotë se “kjo ndihmon per mbushur një boshllek të madh qe ekzistonte në studimet evolucionare”. Ai gjithashtu shtoi se “e kemi ditur prej kohësh se kur një lloj hyn në nje mjedis të ri, rezultati është krijimi i ndryshimeve të mëdha që dërgon në një lloj të ri. Por, nuk e patëm kuptuar saktë në çfarë mënyre apo a është ky proces ndikuesi kryesor në ndryshimet në llojet e krijesave”.

Pyetja të cilën studimi e ngacmoi ishte a ka lidhje pozitive mes shkallës së pershtatjes në mjedise të ndryshme të grupeve të afërta të krijesave dhe mundësise se këtyre llojeve për t’u shumuar mes tyre, apo çka njihet si riprodhim i izoluar.

Shkencëtarët nga Vanderbilt e zgjeruan metodën e studimit klasik mbi mizat e uthulles, dhe zbuluan se riprodhimi i izoluar ka variacion kohor. Ata shtuan parametrat ekologjikë për t’a matur lidhjen mes perzgjedhjes natyrore dhe riprodhimit të izoluar.Edhe pse saktësia e studimit varet nga njohuria ekzistuese mbi krijesat e gjalla, shkencëtarët vendosën të bëjnë vlerësimet më të mundshme.

Ata mblodhen informatat e njohura mbi tre variabla: mjedisi, ushqimi dhe madhësia. Pastaj përdorën këto informata për të llogaritur dallimet në pershtatjen ekologjik mes qindra çifteve të llojeve të lidhura mes vete.

Kur i krahasuan këto dallime me nivelin e riprodhimit të izoluar për këto çifte, shkencëtarët zbuluan lidhje pozitive mes tyre. Probabiliteti se kjo lidhje është e rastësishme është vetëm 1 në 250, shume here më i vogel sesa ajo që kërkohet nga shkenca (1 në 20). Gje që do të thotë se ne kete rast eshte ambienti i ri qe ka bere te mundur ekzistencen e nje variacioni ne shumimin midis organizmave te pershtatur dhe atyre origjinale. Ne baze te shifrave studimi mund të merret si provë e mjaftushme per te vertetuar kete lidhje.

Marre dhe pershtatur nga: Pr-tech.net
Burimi origjinal : physorg.com

About these ads
Të etiketuara: , , ,
Posted in: evolucion