h1

Qelizat e padiferencuara luftojne infeksionet.

Nëntor 30, 2007

qeliza te padiferencuaraNje kerkim i kryer nga Harvard Medical School, sugjeron se qelizat e padiferencuara (me sakte qelizat e padiferencuara hematopoietike, ato te cilat me pas do te kthehen ne rruaza gjaku) luajne nje rol aktiv ne sistemin tone imunitar. Nje grup kerkuesish te drejtuar nga Ulrich von Andrian, ka zbuluar se keto qeliza duke ‘udhetuar’ nepermjet eneve te gjakut jane ne gjendje te ta kalojne nga palca kockore ne organe te ndryshme per te luftuar mikrogjallesa patogjene, dhe sulmues te jashtem.
Kur takojne nje agjent patogjen keto qeliza sintetizojne substanca mbrojtjeje, dhe fillojne te ndahen, maturohen dhe diferencohen duke formuar qeliza te reja imunitare si limfocitet (rruazat e bardha). “Ky proces ndryshon menyren tone te te parit te qelizave te padiferencuara te gjakut”, thote von Andrian.
Prej me shume se 50 vitesh eshte verejtur se keto qeliza kalojne nga palca kockore ne enet e gjakut, por nuk eshte kuptuar asnjehere arsyeja, dhe as se cfare roli luanin atje pasi kishin arritur. Duke veshtruar rolin e ketyre qelizave ne minj te modifikuar gjenetikisht ne menyre qe qelizat e tyre te padiferencuara te mund te vezhgoheshin ne mikroskop me fluoreshence, kerkuesit kane pare se keto qeliza ishin transportuar ne organe te ndryshme si, zemra dhe mushkrite.
“Pergjigjet normale imunitare varferojne qelizat imunitare lokale”, shpjegon nje prej kerkuesve Steffen Massberg. “Me sa duket qelizat e padiferencuara fillojne nje pergjigje imunitare dhe plotesojne mungesen e qelizave imunitare lokale. Ky zbulim hap rruge te reja per te eksploruar menyren se si trupi yne lufton qelizat patogjene”
Kerkuesit tani do te studiojne menyrat per te shfrytezuar kete zbulim me qellim luften kunder shume semundjeve, madje edhe kancerit!

Sipas: Scienze.it

4 comments

  1. tung


  2. Tung Driton, mireseerdhe!


  3. valla une jam mergim meha veq per qita qi e kan qit mej qit edhe msimet ne internet ja kan ba shum mir une mendoj per veti qe mun edhe me msu edhe argetohesh ngapak ne pc veq hallal ju koft qata qe e kan qit qita oki klm tan tung jam nga mitrovica tung ju pershendes


  4. shum mesim i mirë më ka pëlqyer braVOOO



Lini një Koment