Me mire te themi nje mini sistem planetesh, pasi sistemi ne fjale perbehet vetem nga nje yll dhe dy planete te ngjashem me Saturnin dhe Jupiterin. Sistemi planetar ndodhet 5000 vite drite larg Tokes dhe rrotullohet rreth yllit OGLE-2006-BLG-109L (i cili se shpejti duhet te marre nje emer me konkret duke qene se eshte bere mjaft i njohur ne rrethet shkencore). Kerkuesit kane arritur te gjejne vetem dy planete magjithate nuk perjashtohet mundesia e zbulimit te planeteve te tjere. Sistemi duket sikur eshte nje forme e zvogeluar e sistemit tone Diellor, pasi planetet e gjetur kane gjysmen e mases se Jupiterit dhe Saturnit, po ashtu edhe ylli eshte sa gjysma e Diellit tone. Ata ndodhen 2 here me afer yllit te tyre megjithate e njejta distance i ndan nga njeri tjetri si ajo e 2 gjiganteve te sistemit tone.
Ajo qe eshte me interesante eshte metoda e perdorur per zbulimin e ketij sistemi. Teknika eshte e bazuar ne te ashtuquajturen mikrolente gravitacionale, nje fenomen i zbuluar nga Albert Ajnshtajn. Per ta shpjeguar me pak fjale, sipas teorise se relativitetit nje trup me mase te madhe eshte ne gjendje te perthyeje hapesiren perreth. Ne rastin e nje ylli hapesira e perthyer sherben si nje lente e cila thekson (zmadhon) driten e leshuar prej tij. Neqoftese rreth yllit ne fjale ndodhen edhe planete keto te fundit duke perthyer hapesiren rreth tyre sjellin crregullime te lehta ne driten e leshuar nga ylli i tyre. Duke matur keto crregullime eshte e mundur te llogaritet prezenca e planeteve rreth nje ylli te larget. Matjet jane mjaft komplekse dhe jane dashur njembedhjete dite vezhgimesh per te arritur ne nje rezultat konkret, megjithate kjo metode eshte nje nga metodat me premtuese per te ardhmen e astronomise dhe astrofizikes. Ajo cka eshte me e rendesishme eshte se kjo teknike mund te perdoret per zbulimin e sistemeve me shume planete, madje edhe me planete te vegjel sa Toka.
Per te konfirmuar rezultatet e tyre astronomet e universitetit te Ohaios, kane kerkuar ndihmen e nje rrjeti observatoresh amatore te ndodhur ne hemisferen e jugut. Keshtu kane mundur te mbledhin vezhgimet e 11 teleskopeve te ndryshem para se te benin llogaritjet per te vertetuar me siguri prezencen e ketyre planeteve.
Rezultati i arritur eshte publikuar ne prestigjiozen Science. Qellimi i kerkuesve eshte te arrijne te zbulojne ekzistencen e planeteve te ngjashem me Token dhe te ndodhur ne distancen e duhur per te mundesuar ekzistencen e ujit ne gjendje te lengshem dhe pse jo edhe shfaqjen e Jetes.
Archive for Shkurt, 2008

Zbulohet nje sistem i ri planetesh
Shkurt 16, 2008
Nje ‘gjeneze’ e dyte ?
Shkurt 11, 2008
Zbulimi i mikrogjallesave krejtesisht te ndryshme nga gjithe qeniet e gjalla do te ishte prova se jeta ne Toka ka filluar me shume se nje here.
Kerkimi mund te duket i veshtire, larg realitetit dhe ndoshta i pashprese, megjithate neqoftese perfundon me sukses do te jete prova vendimtare per krijimin e rastesishem te jetes ne Toke. Ideja eshte e thjeshte por gjeniale. Faktikisht neqoftese jeta mund te krijohet ne kushtet e pershtatshme mjedisore, atehere eshte e mundur qe ajo te jete krijuar ne Toka me shume se nje here. Kerkuesit jane duke kerkuar prova te nje gjeneze te dyte, duke kerkuar mikroorganizma biokimikisht te ndryshem nga te gjithe organizmat e njohur deri me sot. Disa prej vendeve me te pershtatshme per te krijuar forma jete alternative jane pjeset ekologjikisht te izoluara nga nderhyrja e njeriut si grykat e vullkaneve ne fund te oqeanit ose pllajat e ashpra te Antarktides. Mikrogjallesat e “reja” mund te jene edhe para syve tane dhe ta kemi te veshtire ti shohim, sepse ndoshta perkufizimi yne per jeten nuk eshte i plote ose krejtesisht pergjithesues. Mjafton te permendet se para disa shekujsh te vetmet qenie te cilesuar si te gjalla ishin ato qe mund te leviznin, dhe keshtu gjithe bota bimore bente pjese ne objektet pa jete. Per shkak te nderhyrjeve te njeriut ne Toke do te jete akoma me e veshtire te kuptohet nese nje forme e dyte jete eshte krijuar apo jo. Ajo mund te jete zhdukur qe ne hapat e para te zhvillimit te saj per shkak te aktivitetit njerezor. Nje sere arsyesh e cojne cakun e kerkimit me prane te pamundures. Megjithate rezultati eshte teper i rendesishem per tu anashkaluar nje kerkim i tille. Disa nga sjelljet me te rendesishme shoqerore mund te tronditen thelle nga keto rezultate. Sidoqofte njerezimi ka te drejte te dije te verteten mbi vetveten…
Sipas: Lescienze.it

Bitellsat ne hapesire
Shkurt 5, 2008
Per te celebruar 50 vjetorin e saj, Nasa ka derguar dje me 4 shkurt drejt hapesires kengen e Bitellsave “Accross the universe” (e shkruar nga John Lennon dhe Paul McCartney) .
Kenga eshte derguar drejt yllit polar, alfa Ursae Minoris, te ndodhur 431 vite drite larg Tokes. Ka qene rrjeti i antenave Deep Space Network, i perbere nga tre antena gjigande te vendosura ne Kaliforni, Madrid dhe Kanberra(Australi), qe ka derguar melodine ne hapesire. Kenga do te udhetoje me nje shpejtesi prej 186000 km/s.
4 shkurti eshte zgjedhur si date e leshimit pasi ajo perkon me daten ne te cilen eshte regjistruar kenga dhe eshte shpallur si “Dita Across The Universe” nga fansat e Bitellsave. Kjo date eshte po ashtu teper afer me 1 shkurtin date ne te cilen eshte leshuar sateliti i pare amerikan ne hapesire me 1958. Edhe pse Nasa eshte krijuar me 29 korrik 1958 per te bashkuar te gjitha deget e ushtrise amerikane qe punonin ne konkurrence me njera tjetren per te pushtuar hapesiren e afert, data 1 shkurt simbolizon arritjen e pare te saj dhe mbahet si data e ditelindjes se Nasa-s. Agjensia hapesinore amerikane perbehet nga 18 qendra kerkimi ne Shtetet e Bashkuara, dhe drejtori i saj eshte gjithnje nje civil i zgjdhur nga presidenti pas nje konsultimi dhe pranimit te Senatit.
Nasa ka perdorur edhe here te tjera muziken e Bitellsave, keshtu ne nentor 2005 ekipi i Stacionit Nderkombetar Hapesinor ka patur mundesine te degjoje nje koncert privat te Paul McCartney i cili interpretoi disa kenge nga me te njohurat te grupit anglez midis te cilave edhe te famshmet “Good Day Sunshine” ,”Here Comes the Sun“, “Ticket to Ride” et “A Hard Day’s Night “.
Dyshimi i vetem mbi gjithe kete iniciative mbetet se kush do ta degjoje kengen atje tej ne hapesire. E mbi te gjitha ne qofte se dikush ka per ta degjuar a do ta kuptoje dhe a do ta interpretoje si nje mesazh paqeje? Ne fund te fundit edhe brenda njerezimit gustot jane te ndryshme dhe jo me tej! A do te kete te njejtin kuptim qe ka per ne kjo kenge edhe per qenie te tjera te mundshme? Megjithate per momentin nuk ka asgje nga se te druhemi do ti duhen rreth 431 vite drite kesaj kenge qe te arrije ne afersi te Yllit Polar…
Burimi: Nasa.gov

Gjithe sykalterit kane nje paraardhes te njejte!
Shkurt 4, 2008
Nje ekip i Universitetit te Kopenhagenit ka shenjuar mutacionin gjenetik pergjegjes per ngjyren blu te syve, nje mutacion qe daton qe prej 8000 vjetesh. Kerkimi tregon ekzistencen e nje paraardhesi te vetem te perbashket, pra praktikisht te gjithe sykalterit jane pak a shume kusherinj me njeri tjetrin.
“Fillimisht, te gjithe njerezit i kishin syte ngjyre kafe” shpjegon Profesori Eiberg,i departamentit te biologjise qelizore dhe molekulare te Universitetit te Kopenhagenit. “Ka qene nje mutacion qe ka prekur gjenin OCA2, te mbajtur ne kromozomin 15, i cili ka krijuar nje “ndalese” qe ka “shuar” krejtesisht aftesine e prodhimit te syve ngjyre kafe. OCA2 kodon per proteinen P e cila nderhyn ne prodhimin e melanines, pigment pergjegjes per ngjyren e lekures dhe te syve. Mutacioni nuk ka ndodhur direkt ne OCA2 por mbi nje gjen qe nuk zhduk krejtesisht aktivitetin e OCA2 por qe mundeson reduktimin e melanines ne iris. Kur gjeni eshte plotesisht i c’aktivizuar trupi nuk sekreton aspak melanine; eshte nje gjendje albinizmi.
Ndryshimet ne nuancen e ngjyres se syve kafe mund te shpjegohen nga nje ndryshim ne sasine e melanines ne brendesi te iris-it. Ndersa tek personat qe kane syte blu, pavaresisht nga nuanca, te gjithe kane pak a shume te njejten sasi melanine, cka tregon se jane te gjithe te lidhur me nje paraardhes te perbashket dhe kane trasheguar te gjithe te njejtin mutacion te ndodhur pikerisht ne te njejten pjese te ADN-se. Duke ekzaminuar disa persona nga pjese te ndryshme te botes, Jordani, Danimarke, Turqi, dhe duke analizuar ADN-ne e tyre Mitokondriale, kerkuesit kane arritur te percaktojne pas nje kerkim qe ka zgjatur me shume se nje dhjetevjecar (qe prej 1996 kur per here te pare Eiberg percaktoi se ishte gjeni OCA2 pergjegjes per ngjyren e syve) moshen e nje paraardhesi te perbashket per te gjithe sykalterit i cili ka jetuar rreth 6000 – 10000 vjet me pare.
Mutacioni qe ka shkaktuar kete ndryshim te ngjyres se syve nuk eshte aspak nje avantazh ne evolucionin e races njerezore. Ai se bashku me ndryshime te tjera si ngjyra e flokeve, njollat e kuqe mbi fytyre, tregon se natyra mund te ndryshoje ne cdo moment koktejin gjenetik qe karakterizon Njeriun duke formuar keshtu fenotipe (teresia e karakteristikave te dukshme te njeriut) te reja.
Ne kete adrese gjeni artikullin e plote (anglisht) te publikuar ne sitin e universitetit te Kopenhagenit.
Burimet: Science&Avenir.com / lescienze.it / Copenhagen University

