Archive for Maj, 2008
Maj 30, 2008
Nasa ka vendosur te rikthehet ne Hene pas tashme 36 vitesh, misioni i fundit i derguar atje ishte Apollo 17, me 1972. Kesaj rradhe Agjensia Hapesinore Amerikane ka vendosur ti beje gjerat edhe me madheshtore se misionet paraprake.
Misioni i quajtur Lunar Reconnaissance Orbiter do te kete si qellim studimin e pjeseve te caktuara te siperfaqes henore per gjetjen e siteve sa me te sigurte per uljet e metejshme te astronauteve. Duke vazhduar ne rrugen e Feniksit te derguar ne Mars, edhe ky mision do te dergoje emra ne Hene. Ajo cka eshte me e rendesishme eshte se emrat qe do te dergohen mund te shtohen normalisht nepermjet internetit.
Kushdo ka mundesine deri para dates 28 Qershor, duke klikuar ne kete lidhje, te shtoje emrin dhe mbiemrin e tij qe do te dergohet ne Hene. Pas nenshkrimit te emrit dhe mbiemrit kini mundesine te merrni edhe nje certifikate ne format .pdf qe verteton pranine tuaj ne mision.
Udhetim te mbare…
Siti zyrtar i misionit: Lunar Reconnaissance Orbiter
Postuar në NASA, astronomi | Shenjëzuar Hene, Lunar Reconnaissance Orbiter, NASA | 30 Komentet »
Maj 28, 2008
Eshte ulur ne Mars para 3 ditesh, dhe vetem 2 ore pas uljes se saj qe zgjati 15 minuta sonda Feniks kishte derguar me shume se 40 imazhe ne bazen e Nasas ne toke. Emri i misionit i marre nga zogu mitik i afte te ringjallet nga hiri i tij, simbolizon rilindjen e misionit te eksplorimit te planetit te kuq, pasi dy misionet e para kishin qene nje deshtimi i dhimbshem per NASA-n.
Feniks eshte nje sonde e robotizuar e cila do te studioje siperfaqen e Marsit per nje periudhe prej 3 muajsh, para se te shkaterrohet nga dimri marsian. Sonda eshte derguar qellimisht ne polin verior te planetit, pasi qellimi i saj eshte te studioje ekzistencen e molekulave te ujit, dhe mundesisht te provave te shfaqjes se jetes ne Mars. Udhetimi prej 711 milion kilometersh i sondes per te arritur planetin e kuq zgjati qysh prej 4 Gushtit 2007, dhe perfundoi me sukses me nje ulje te “bute”. Eshte ulja e pare qysh prej 32 vitesh, dhe e treta ne histori qe nuk demton ndjeshem pjeset e aparatit.
Nje karakteristike e rendesishme e Feniksit eshte se ai permban ne brendesi te tij nje krah te robotizuar prej 2.5 metersh, per te marre kontrollin e te cilit shkencetareve u jane dashur me shume se dy dite. Megjithate tani sonda eshte plotesisht nen kontrollin e pergjegjesve te misionit dhe pjesa me e veshtire e tij ka mbaruar.
Per te lene nje prove per vizituesit e ardhshem inxhinieret e Nasas kane fiksuar ne nje nga krahet e sondes flamurin amerikan, dhe nje mini-DVD qe permban dokumentare shkencore, episode fantastiko shkencore te frymezuara nga planeti i kuq, si dhe emrat e me shume se 250 mije personave.
Siti zyrtar i projektit ne Universitetin e Arizones;
Siti zyrtar i projektit ne NASA;
Galeri imazhesh nga Marsi te marra nga sonda Feniks;
Postuar në NASA, astronomi, hapesire, planet | Shenjëzuar feniks, Mars, NASA, sonde | 1 Comment »
Maj 22, 2008
Nje nga fenomenet me interesante te Universit (ndoshta me interesanti pas Big Bangut), ka ndodhur me 9 janar te ketij viti, dhe kesaj rradhe shkencetaret nga e gjithe bota kane qene ne “llozhen qendrore” per te pare fenomenin ne fjale.
Teksa po shihnin nje yll te vjeter ne galaksine spirale NGC 2770, Alisia Soderberg dhe Edo Berger, te Carnegie Observatories of Princeton University, dhe koleget e tyre te Penn State University kane asistuar ne shfaqjen ne kohe reale te nje supernove.
Supernova, qe eshte teresia e fenomeneve qe ndodhin gjate shperthimit te nje ylli, eshte nje proces i cili eshte teorizuar per nje kohe te gjate. Megjithate deri me sot nuk eshte arritur te observohet drejtpersedrejti ky fenomen.
“U ndodhem ne vendin e duhur ne momentin e duhur”, shpjegon Soderberg “ishim duke kerkuar nje supernove me te vjeter ne galaksine ne fjale, kur e ashtu quajtura SN 2008D, u shfaq, dhe fale shkelqimit te saj nen rrezet X, mbuloi gjithe radiacionin e galaksise ne fjale. Me siguri do te kishim humbur kete eveniment, neqoftese nuk do te kishim nen dispozicion aftesine observuese te teleskopit Swift.”
Supernova arrihet kur masa e nje ylli eshte rreth 8 here me e madhe se ajo e Diellit, dhe kur ai mbaron karburantin e tij te perbere kryesisht nga hidrogjeni. Nen trysnin e foces gravitacionale rrezatimi i dobesuar nuk mund te rezistoje dhe keshtu ylli ne fjale fundoset ne vetvete, duke i lene vendin nje spektakli te mrekullueshem. Brenda pak milisekondash e gjithe masa e yllit zhutet ne qender te tij, gjithnje e me shpejt, gjithnje e me fort. Temperatura rritet per shkak te trysnise te larte, dhe nje rrezatim X jashtezakonisht i fuqishem sa mund te fshehe gjithe galaksine shfaqet. Shtresat e jashtme qe kane arritur te shpetojne perhapen me shpejtesi ne drejtim te kundert, duke cliruar vale gazi teper te fuqishme ne mjedisin perreth. Nje vale drite perhapet kudo ne univers aq sa nga Toka mund te shihet me sy te lire si shfaqja e nje ylli te ri. Per te perfunduar ne qender te yllit te zhdukur shfaqet nje yll neutronesh, ose nje vrime e zeze nese masa eshte e mjaftueshme.
Per te perfituar sa me shume nga ky fenomen i rralle per tu pare ne kohe reale, Alisia Soderbergs ka leshuar menjehere nje thirrje te gjere nderkombetare dhe teleskopet me te rendesishem jane drejtuar nga ylli ne fjale. Hubble, observatori i rrezeve X Chandra, teleskopi VLA (Very Large Array), North Gemini dhe Keck 1 ne Hauai, Shmidt me nje rreze prej 1,5 metersh, dhe teleskopet 6 metersh, jane vetem disa nga me kryesoret e teleskopeve te perdorur per te observuar fenomenin. Asnje nuk donte ta humbiste nje eveniment te tille.
Pas me shume se 4 muajsh studimesh, Soderbers dhe 38 bashkepunetoret e saj kane vertetuar se procesi i perhapjes se rrezeve X dhe i gjithe fenomeni i vezhguar ishte ne perputhje te plote me teorine e ndertuar 40 vitet e fundit.
Me poshte edhe imazhi i marre nga NASA qe pershkruan supernoven ne fjale, dhe lidhjet per animacionin qe tregon simulimin e shperthimit te nje ylli:
Read the rest of this entry ?
Postuar në NASA, astronomi, galaktike, univers, vrime e zeze, yje | Shenjëzuar shperthim ylli, supernova, vrime e zeze, yll | Leave a Comment »
Maj 12, 2008
Rezonanca magnetike (Magnetic Resonance Imaging) eshte nje nga metodat standarte te perdorura sot ne mjekesi per gjetjen dhe lokalizimin e tumoreve. Kjo metode lejon analizen e pjeseve te brendshme te trupit, duke shfrytezuar eksitimin e molekulave dhe atomeve nen efektin e nje fushe magnetike. Mangesia me e madhe e kesaj metode mbetet ndjeshmeria e ulet e aparateve te sotme, e thene me fjale te tjera tumoret ose problemet e ndryshme e shkaktuara ne indet e trupit duhet te arrijne nje faze te caktuar zhvillimi para se te mund te dallohen nga skaneri. Per me teper pacienti eshte i detyruar te kaloje nje kohe te gjate ne brendesi te makinerive te zhurmshme, gje qe mund te shkaktoje probleme jo pak te rendesishme per personat qe vuajne nga klaustrofobia (semundja e hapesirave te mbyllura) te cilet ne disa raste e kane thuajse te pamundur te mbarojne viziten per shkak te pamundesise per te ndenjur nje kohe te gjate brenda ketyre makinerive.
Fale kerkuesve te Departamentit te energjise te Laboratorit Kombetar te Berkeleit (Lawrence Berkeley National Laboratory) dhe te Universitetit te Berkeleit (University of California at Berkeley), tani gjithcka mund te ndryshoje. Metoda e re MRI (Magnetic Resonance Imaging) e zhvilluar nga keta kerkues eshte shume me e shpejte, me e ndjeshme dhe me e sakte se metoda e perdorur deri me sot.
Principi i funksionimit te rezonances magnetike eshte pak a shume i njejte me “principin e funksionimit te nje sobe me mikrovale”, te dyja shfrytezojne fushen magnetike dhe polarizimin atomik per te arritur qellimin e tyre. Gjate rezonances magnetike atomet qe kane nje numer tek protonesh ose neutronesh ne berthame kane nje moment magnetik te ndjeshem dhe orientohen si gjilpera nje busulle ne veprimin e nje fushe magnetike. Nen ndikimin e kesaj fushe disa berthama (lloji i berthamave varet nga spini atomik, nje koncept fizik mjaft i komplikuar) fillojne te lekunden me nje frekuence karakteristike te kushtezuar nga materialet kimike te ndodhura ne afersi. Keshtu duke njohur frekuencat e lekundjes se atomeve te vecante jemi ne gjendje te zbulojme lendet kimike te ndodhura brenda trupit tone, pra edhe tumoret e llojeve te ndryshme.
Rezonanca magnetike e perdorur deri me sot shfrytezon berthamat e hidrogjenit, te ndodhura kudo ne trupin e njeriut. Megjithate elemente te tjere, si ksenoni, shfaqin disa avantazhe ne krahasim me hidrogjenin si per shembull mos-ekzistenca e sinjaleve te sfondit qe prishin qartesine e imazheve, ose nje kohe polarizim/depolarizimi me e shkurter (pra nje kohe per matjen e frekuencave dhe zbulimin e tumoreve me e shkurter).
Duke shfrytezuar keto aftesi kerkuesit kane arritur te krijojne nje sistem diagnostikimi super te ndjeshem qe eshte ne gjendje te zbuloje inde te ndryshem, dhe madje edhe qeliza tumorale te vecuara.
E thene me fjale te tjera, tumoret mund te lokalizohen shume me heret se sa ndodh tani pra edhe nderhyrja kirurgjikale behet me e lehte, dhe si rrjedhoje pasojat dhe efektet anesore per pacientin jane shume here me pak te rrezikshme.
Me poshte nje link i nje animacioni 3D qe tregon se si funksionon procesi i rezonances magnetike ne skanerat e sotem.
Sipas: Berkeley Lab
Postuar në biologji, kancer, mjekesi, qeliza | Shenjëzuar rezonance magnetike, truri, tumor | 2 Komentet »
Maj 12, 2008
Kerkues amerikane dhe zviceriane kane arritur te zbulojne nje teknike te re te bazuar ne pirosekuencimin, per qte vecuar e ADN-se.
Pirosekuencimi eshte nje teknike e zbuluar vitet e fundit per vecimin e ADN-se. Fale kesaj teknike u arrit te percaktohej ne 2007 gjenoma e Xhejms Uatson (James Watson), nje prej zbuluesve te ADN-se. Edhe pse mjaft e shpejte ne leximin e ADN-se kjo teknike shfaq pasaktesi te shpeshta, dhe mbi te gjitha sekuencat e lexuara jane mjaft te shkurtra. Shume kerkues jane perpjekur ta permiresojne por perpjekjet deri me sot nuk kane qene teper frytdhenese.
Procesi i ri i zbuluar prane ETH te Zyrihut ka provuar se eshte ne gjendje te zvogeloje ndjeshem perqindjen e pasaktesise te kesaj metode dhe te jape informacione ne menyre me te shpejte dhe efikase.
Metoda eshte aplikuar ne kater popullsi virusesh HIV-1 te marre nga paciente qe shfaqin rezistence ndaj ilaceve, dhe rezultatet e marra jane krahasuar me ato te marra nga teknika te tjera. “Kjo teknike jep rezultate mjaft te ngjashme me ato te teknikave normale, por me nje cmim mjaft te ulet dhe me nje rezolucion imazhesh te vecuara mundesisht me te larte”, ka shpjeguar Niko Beerenwinkel i ETH.
Njohja e struktures gjenetike te popullsive te viruseve ka nje rendesi te madhe per zhvillimin e kerkimeve mbi evolucionin e semundjes dhe si rrjedhoje per krijimin e vaksinave per viruse rezistente ndaj medikamenteve.
Burimi: lescienze.it,
PLoS Computational Biology
Postuar në ADN, HIV, biologji, gjen, qeliza, virus | 1 Comment »