Nje rezonance magnetike me e avancuar

Postuar në Maj 12, 2008 nga

3



truri rezonanceRezonanca magnetike (Magnetic Resonance Imaging) eshte nje nga metodat standarte te perdorura sot ne mjekesi per gjetjen dhe lokalizimin e tumoreve. Kjo metode lejon analizen e pjeseve te brendshme te trupit, duke shfrytezuar eksitimin e molekulave dhe atomeve nen efektin e nje fushe magnetike. Mangesia me e madhe e kesaj metode mbetet ndjeshmeria e ulet e aparateve te sotme, e thene me fjale te tjera tumoret ose problemet e ndryshme e shkaktuara ne indet e trupit duhet te arrijne nje faze te caktuar zhvillimi para se te mund te dallohen nga skaneri. Per me teper pacienti eshte i detyruar te kaloje nje kohe te gjate ne brendesi te makinerive te zhurmshme, gje qe mund te shkaktoje probleme jo pak te rendesishme per personat qe vuajne nga klaustrofobia (semundja e hapesirave te mbyllura) te cilet ne disa raste e kane thuajse te pamundur te mbarojne viziten per shkak te pamundesise per te ndenjur nje kohe te gjate brenda ketyre makinerive.
Fale kerkuesve te Departamentit te energjise te Laboratorit Kombetar te Berkeleit (Lawrence Berkeley National Laboratory) dhe te Universitetit te Berkeleit (University of California at Berkeley), tani gjithcka mund te ndryshoje. Metoda e re MRI (Magnetic Resonance Imaging) e zhvilluar nga keta kerkues eshte shume me e shpejte, me e ndjeshme dhe me e sakte se metoda e perdorur deri me sot.
Principi i funksionimit te rezonances magnetike eshte pak a shume i njejte me “principin e funksionimit te nje sobe me mikrovale”, te dyja shfrytezojne fushen magnetike dhe polarizimin atomik per te arritur qellimin e tyre. Gjate rezonances magnetike atomet qe kane nje numer tek protonesh ose neutronesh ne berthame kane nje moment magnetik te ndjeshem dhe orientohen si gjilpera nje busulle ne veprimin e nje fushe magnetike. Nen ndikimin e kesaj fushe disa berthama (lloji i berthamave varet nga spini atomik, nje koncept fizik mjaft i komplikuar) fillojne te lekunden me nje frekuence karakteristike te kushtezuar nga materialet kimike te ndodhura ne afersi. Keshtu duke njohur frekuencat e lekundjes se atomeve te vecante jemi ne gjendje te zbulojme lendet kimike te ndodhura brenda trupit tone, pra edhe tumoret e llojeve te ndryshme.
Rezonanca magnetike e perdorur deri me sot shfrytezon berthamat e hidrogjenit, te ndodhura kudo ne trupin e njeriut. Megjithate elemente te tjere, si ksenoni, shfaqin disa avantazhe ne krahasim me hidrogjenin si per shembull mos-ekzistenca e sinjaleve te sfondit qe prishin qartesine e imazheve, ose nje kohe polarizim/depolarizimi me e shkurter (pra nje kohe per matjen e frekuencave dhe zbulimin e tumoreve me e shkurter).
Duke shfrytezuar keto aftesi kerkuesit kane arritur te krijojne nje sistem diagnostikimi super te ndjeshem qe eshte ne gjendje te zbuloje inde te ndryshem, dhe madje edhe qeliza tumorale te vecuara.
E thene me fjale te tjera, tumoret mund te lokalizohen shume me heret se sa ndodh tani pra edhe nderhyrja kirurgjikale behet me e lehte, dhe si rrjedhoje pasojat dhe efektet anesore per pacientin jane shume here me pak te rrezikshme.

Me poshte nje link i nje animacioni 3D qe tregon se si funksionon procesi i rezonances magnetike ne skanerat e sotem.

Sipas: Berkeley Lab

About these ads
Të etiketuara: , ,