DOSSIER: Energjia berthamore (Hyrje)

Posted on Qershor 2, 2008 nga

21



energji berthamoreHistoria e energjise berthamore ne perdorimet civile fillon ne vitet 50. Keto vite hapen me magjepsjen e pergjithshme mbi energjine berthamore. Ne ate epoke te gjithe ishin te bindur se energjia berthamore do te ndryshonte boten dhe brenda 20-30 viteve gjithcka do te funksiononte fal kesaj energjie te re. Gjate asaj kohe, e ardhmja e energjise berthamore nuk shihej thjesht si nje alternative per prodhimin e elektricitetit. Kjo energji do te sherbente se shpejti per te vene ne funksionim motoret e avioneve, anijeve, nendeteseve dhe lokomotivave .
Deshira per te lene prapa makthin e Hiroshimes, dhe nevoja per te gjetur nje burim energjie qe do te plotesonte nevojat e nje popullate boterore gjithnje ne rritje ishin arsyet kryesore qe kushtezonin gjithe interpretimin e kesaj energjie. Keto do te benin qe te shfaqeshin shpesh ide si “perimet e nenshtruara radiacionit berthamor, zhvillohen me shpejt”. Vete Mari Kyri (Marie Curie), fituesja e cmimit nobel per zbulimin e Radiumit dhe Poloniumit do te propozonte injeksione ne gjak te radiumit duke thene: “nuk kam prova qe ben mire per shendetin, por e besoj nje gje te tille”. Megjithate qysh prej asaj kohe shume gjera kane ndryshuar. Menyra e konceptimit te energjise berthamore tanime kushtezohet nga faktet dhe nga nje histori disa vjecare e aplikimit te kesaj energjie ne fushen e prodhimit te elektricitetit. Dy jane pikepamjet kryesore qe shtrohen sot rreth energjise berthamore, dy pikepamje sa te kunderta aq edhe te pakundershtueshme ne pricip:

1- Energjia berthamore eshte nje burim i cmuar qe mund te perdorim per te evituar degradimin e metejshem te planetit, dhe per te mbuluar nevojat me energji te nje popullsie gjithnje ne rritje.

2- Energjia berthamore per sa e fuqishme dhe e dobishme mund te jete, mbetet akoma e paeksploruar plotesisht dhe perben nje rrezik serioz si per njerezimin ashtu edhe per planetin Toke.

central berthamorJane te pakundershtueshme ne princip, pasi asnjera prej tyre nuk mund te cilesohet e gabuar. Cdo lloje gjykimi mbi energjine berthamore duhet pare nen kontekstin lokal ne te cilin ajo perdoret. Eshte i pamohueshem fakti qe energjia berthamore eshte nje burim qe mund te plotesoje nevojat e nje popullsie boterore gjithnje ne rritje, megjithate eshte po aq i pakundershtueshem edhe fakti qe pasojat e nje gabimi ose difekti jane te pakontrollueshme dhe mbi te gjitha katastrofike. Keshtu mbetemi gjithnje ne piken e nisjes: “Kemi nevoje per kete lloj energjie por nuk jemi akoma 100% te sigurte per perdorimin e saj”. Ne nje moment ku perdorimi i energjise berthamore mund te kthehet se shpejti ne nje realitet edhe ne Shqiperi, tanime kemi nevoje me shume se kurre te kemi nje pikepamje rreth kesaj energjie.
Ky dosier ka si qellim te shpjegoje ne menyre te qarte se cfare eshte energjia berthamore, perdorimi i saj, e ardhmja dhe alternativat ndaj kesaj energjie, me qellim qe tju lehtesoje kuptimin e qarte te gjendjes ne te cilen ndodhemi ne menyre qe kushdo te jete i informuar mbi baza reale dhe faktike para se te gjykoje mbi perdorimin e kesaj energjie ne vendin tone.

Kur flitet per energji berthamore eshte e rendesishme te cilesohet fjala berthamore dhe jo atomike. Faktikisht edhe pse energji atomike perdoret si sinonim i energjise nukleare ose berthamore, ky perdorim eshte shkencerisht i gabuar. Energji atomike nenkupton fjale per fjale, energji e prodhuar nga atomet, pra energji e prodhuar nga ndryshimi i rese elektronike te atomeve. E thene ndryshe eshte energjia qe prodhohet nga bashkeveprimi ndermjet atomeve, pra lidhet me faktin e fitimit te energjise nga ndryshimi i ketyre gjendjeve atomike. Shumica e energjive te perdorura sot, si energjia e cliruar nga djegia e drurit, qymyrit, ose naftes, madje edhe energjia e prodhuar ne muskujt tone, jane te gjitha energji atomike. Energjia berthamore ose nukleare, eshte energjia e fituar nga ndryshimet qe ndodhin ne berthamen e atomit, atje ku jane te lidhura shume fort dy prej therrmijave baze neutronet dhe protonet.
(Vazhdon …)

About these ads