
Gezuar ditelindjen Blogshkenca!
Qershor 17, 2008
Para pikerisht 365 diteve u botua artikulli i pare ne Blogshkenca. Artikull ndoshta eshte nje fjale e ‘madhe’ per frazen e vetme te botuar, megjithate prej asaj fraze deri me sot mjaft gjera kane ndryshuar. Rreth 120 artikuj, 60 kategori, 214 fjale kyce, por mbi te gjitha 80000 vizita dhe me shume se 300 komente na bejne te gjithe ne te Blogshkences entuziaste dhe krenare per punen e kryer.
Ideja per te krijuar Blogshkencen lindi nga deshira per ti bere te rejat shkencore te “flasin” shqip. “Ne qofte se nuk je ne gjendje ta shpjegosh thjesht nje fenomen, do te thote se nuk e kuptuar drejt”, thoshte Albert Ajnshtajn, dhe kjo shprehje eshte nje nga leitmotivet e blogut qe synon ta beje sa me qarte per te gjithe cdo aspekt shkencor te trajtuar pasi ky blog i dedikohet para se gjithash personave qe e vizitojne.
Ne kete pervjetor te pare te Blogshkences falenderojme te gjithe vizitoret, gjithe ata qe kane lene komente ne blog, dhe gjithe ata qe kane punuar me ne per te permiresuar artikujt e shkruar. Falenderojme ne vecanti Blogunmatematik per bashkepunimin dhe ndihmen e dhene gjate redaktimit te artikujve, dhe falenderojme gjithashtu “Edrus” per artikujt e shkruar. Nje falenderim shkon edhe per te gjithe blogjet qe na linkojne.
Per ta festuar sa me mire kete pervjetor te pare Blogshkenca i dhuron vetes nje pamje te re, me te fresket dhe sipas mendimit tone edhe me te bukur. Se shpejti do te vijne edhe risi te tjera per te gjithe lexuesit (per momentin nuk duam te tregojme me shume).
Me shprese se shishet e shampanjes do te mjaftojne ju ftojme te gjitheve te bashkoheni me ne per nje dolli!
Perzemershisht,
Blogshkenca.

Gezuar ditelindjen Blogshkenca!
edhe njeqind! … dhe faleminderit.
urime dhe suksese te metutjeshme
U bofshi 100 vjeç!
Pershendetje dhe suksese te metejshme!
Nuk janë pak 365 ditë B.Sh.
natyrisht në ditët tona, me shpejtësinë tonë, larg ke shkuar.
Zoti të shtoftë ymrin e larg e më lart:)
Urime !
hajttttttttt edhe 100 dhe suksese
Te pergezoj per kete ditelindje dhe shpresoj edhe 100 te tjera.
Gezuar dhe shpresojme qe risite te vijne sa me shpejt
Urime,suksesi qofte bashkudhetar i rrugeve tuaja.urime blogshkenca
Pershendetje!