Zbulohet uje ne Mars!

Posted on Qershor 21, 2008 nga

59



uje ne MarsZbulimi mund te cilesohet si nje prej me te rendesishmeve te dekades se fundit. Feniksi, sonda qe po analizon trulllin e polit verior te Marsit, ka gjetur prova te drejtperdrejta qe vertetojne prezencen e ujit ne kete planet. Prova te terthorta (pamje krateresh etj.) per ekzistencen e ujit ne Mars ishin sjelle dhe nga sondat e tjera qe kane vizituar planetin e kuq, por kesaj rradhe eshte arritur te fotografohet vete akulli i siperfaqes marsiane.
Nen shtresen e germuar nga sonda eshte zbuluar nje material i bardhe ne gjendje te reflektoje driten. Ne fotot e mara ne nje distance prej 4 ditesh, nga 15 qershori ne 19 qershor, nje pjese e ketij materiali eshte zhdukur (kliko mbi fotografi per te pare ndryshimin), fenomen i pershtatshem vetem me akullin e ujit. Ne fillim mendohej se lenda qe reflektonte driten te ishte e perbere nga kripera minerale te ndodhura ne planet, megjithate asnje kripe nuk shfaq nje sjellje te tille.
“Eshte me nje krenari dhe kenaqesi te madhe qe sot u deklaroj se kemi gjetur prova qe materiali i ngurte me ngjyre te bardhe eshte me te vertete akull uji dhe jo ndonje substance tjeter”, deklaroi drejturesi kryesor i Feniksit Peter Smith i Universitetit te Arizones.
Misioni ka instrumentet e duhura per te vazhduar me tej kerkimet e tij dhe per te percaktuar nese nen siperfaqen e polit marsian mund te jete krijuar ndonjehere jeta. Misioni vazhdon …

Burimi dhe Foto: NASA

About these ads
Të etiketuara: , ,
Posted in: astronomi, jete, NASA, planet