Vetem 9 dite pas hapjes aq te diskutuar te LHC (Large Hadron Collider – perplasesi i madh i hadroneve) nje incident teknik ka ndodhur ne laboratorin e famshem te CERN. Heliumi i perdorur per te ulur temperaturen ne 2-3 grade Kelvin dhe per te krijuar boshllekun e nevojshem per zhvillimin e eksperimenteve ka rrjedhur si pasoje e nje lidhjeje elektrike difektoze midis dy magneteve. Rregullat e rrepta te sigurise te marra nga CERN kane evituar rrezikun per personelin e kontrollit, dhe kerkuesit ne laboratore.
Megjithate teknikat e komplikuara per ftohjen, dhe temperaturat e ulta te arritura ne tuba, kane detyruar ndalimin e te gjithe eksperimenteve, dhe rrifillimin e tyre gjate pranveres se vitit 2009. Zona e prekur nga rrjedhja e heliumit eshte izoluar dhe si fillim do te rrikthehet ne temperature ambienti (temperatura ne kete zone edhe pas rrjedhjes eshte maksimumi 100°K=-173°C) per te kontrolluar nga e para te gjitha lidhjet. Edhe pse problemi mund te duket mjaft shqetesues per skeptiket te cilet mendonin se eksperimentet ne LHC do te mund te krijonin nje vrime te zeze e cila do te shkaterronte Token, ky problem eshte dicka mjaft normale neqoftese kihet parasysh kompleksiteti i laboratorit. Te gjithe pershpejtuesit e therrmijave te LHC jane makineri unike ne bote ne nivelin e prototipeve, te paperdorura ndonjehere, dhe fakti qe mund te shfaqin probleme teknike ne fillim te perdorimit te tyre eshte dicka mjaft normale.
Shtyrja e eksperimenteve deri ne pranveren e 2009 kushtezohet edhe nga fakti se per kushte sigurie dhe rikontroll te tubacioneve, laboratori mbyllet cdo vit nga nentori ne mars. Difekti i krijuar eshte i pamundur te riparohet para nentorit te ketij viti, per shkak te teknikave te komplikuar te shpjeguara me lart. Per momentin, nuk na mbetet gje tjeter vecse te ripresim fillimin e punes te ketij laboratori i cili pavaresishte debateve eshte i vetmi qe mund ti jape pergjigje pyetjeve me te thella te njerezimit mbi universin dhe fillimin e tij.
Foto:Credit i CERN



Per te arritur ne kete rezultat kerkuesit kane shfrytezuar tekniken e lentes gravitacionale. Kjo teknike konsiston ne faktin se nje objekt me mase te madhe (psh. nje vrime e zeze) deformon rrezet e drites tamam si nje lente, pikerisht sic tregohet ne figure. Duke verejtur fotot e marra nga teleskopet eshte arritur te verehet se ka nje ndryshim te lehte por te dukshem ne keto foto qe shpjegohet ne baze te principit te lentes gravitacionale. Duke qene se ne grumbujt e galaksive nuk ndodhen vrima te zeza te nje madhesie te tille sa per te shpjeguar devijimin e madh te drites (ekzistenca e nje vrime te zeze te tille do te sillte orbitimin rreth saj te galaksive), eshte materia e erret ajo qe eshte shkaketare per kete proces. Keshtu duke llogaritur forcen gravitacionale te nevojshme per efektin e madh te lentes u zbulua se masa e dobet yjeve nuk eshte ne gjendje ta beje kete gje. Eshte vetem terheqja gravitacionale e lendes se erret qe shpjegon perthyerjen e madhe te rrezeve te drites.
Pershendetje te gjitheve, ne rradhe te pare shpresojme te kini kaluar nje vere sa me te kendshme dhe clodhese. Pas nje viti te mbushur plot lajme edhe ne i lejuam vetes te merrnim 2 muaj pushim gjate veres. Megjithate tani qe vera u mbyll gjithcka rifillon, dhe se shpejt do te keni nje permbledhje te te rejave kryesore shkencore te kesaj vere, ne krye te te vilave qendron hapja e laboratorit LHC te CERN-it ne Gjeneve. Laborator i cili ka per qellim studimin me te thelle te kushteve gjate momenteve te para te BIG BANG-ut. Duke qene se shume ndjenja frike lidhen me eksperimentet qe do te kryhen ne kete laborator (mbi te gjitha ne lidhje me aftesine e tij per te krijuar vrima te zeza ) do te perpiqemi te sqarojme nga ana shkencore cfare do te ndodhe atje, dhe a ka rrezik te vertete per zhdukjen e tokes?