Archive for Janar, 2009

h1

Evolucioni ne aksion: Vrojtohen efektet e drejtperdrejta te perzgjedhjes se specieve!

Janar 30, 2009

Punimet e kryera nga universiteti i “Penn State” ilustrojne nje zbatim mjaft interesant te teorise se evolucionit. Sipas kerkimeve te kryera, nje lloj hardhuce, ka ndryshuar krejtesisht menyren e te sjellurit per ti bere balle sulmeve te nje lloji milingone.

Nje nga “problemet” e teorise se evolucionit eshte se efektet qe pershkruhen ne te kerkojne nje kohe te gjate per tu pershtatur tek kafshet. Keshtu nje kohe relativisht e gjate ne krahasim me jeten e nje njeriu ben qe efektet e perzgjedhjes se specieve te mos jene te dallueshme ne menyre te drejtperdrejte gjate nje jete njerezore. Megjithate Darvini ne vepren e tij me te rendesishme “Origjina e specieve” pershkruan edhe nje rast tjeter te zbatimit direkt te evolucionit. Pervec zbatimit normal te evolucionit ne zhvillimin e llojeve i cili kerkon nje kohe mjaft te gjate, i njejti proces mund te ndodhe ne menyre te pershpejtuar kur vihet ne rrezik vete ekzistenca e llojit.

“Fire ant”-et jane nje lloj milingone sulmuese i Amerikes se Jugut, te futura gabimisht ne shtetet e bashkuara nga transporti me anije ne vitet ‘30. Keto milingona paralizojne prene e tyre nepermjet nje helmi i cili injektohet ne muskujt e kafshes. Mjaftojne 12 prej ketyre insekteve per te vrare ne me pak se nje minute nje hardhuce me nje gjatesi prej rreth 10 cm.

Eksperimenti dhe rezultatet
Punimet e drejtuar nga Tracy Langkilde (profesor biologjie ne Eberly College of Science) jane rezultat i vrojtimeve te kryera ne paralel ne kater zona te ndryshme. Zona e pare kishte si qellim te veshtronte sjelljen e hardhuces pa prezencen e milingonave. Tre zonat e tjera lejuan vrojtimin e zhvillimit te zvarranikut ne ndikimin e sulmeve te insekteve per nje periudhe perkatesisht prej 23, 54, dhe 68 vitesh. Te gjitha keto vrojtime nxorren ne pah ndryshimin e sjelljes se hardhuces. Teksa zvarraniket e mesuar me sulmet vdekjeprurese shfaqen nje sjellje mbrojtjeje qe mundesonte shtyrjen e milingonave (duke i gjuajtur me gjymtyret e pasme), ata te zones se pare nuk shfaqen asnje lloj kundershtimi ndaj sulmeve, duke mbyllur syte dhe duke qendruar palevizur.
Per te percaktuar nese mutacionet e vrojtuara tek kembet mund te ndihmonin kafshen te mbrohej, studiuesit maten gjatesine e gjymtyreve te cdo hardhuce. Rezultatet ishin ato te shpresuara! Pas krahasimit, hardhucat qe kishin shfaqur nje sjellje mbrojtese kishin kembe me te gjata, se ato qe nuk ishin vene nen ndikimin e grabitqareve. Per me teper, ky ndryshim anatomik ishte edhe i trashegueshem, cka nxjerr ne pah edhe nje mutacion gjenetik te shfaqur ne menyre qe te mund te lejohet mbijetesa e popullsise.
Profesori Langkilde thekson se perzgjedhja natyrore duhet te favorizoje ne menyre te ndjeshme hardhucat te cilat kane shfaqur nje sjellje mbrojtese kundrejt te tjerave te cilat e kane mjaft te veshtire te arrijne moshen e riprodhimit dhe rezultat jane te detyruara te zhduken. Sic ishte parashikuar natyra do te “perzgjedhe” vetem hardhucat te cilat do te arrijne te pershtaten dhe ndryshimi gjenetik i ndodhur ne keto te fundit eshte nje pjese shume e rendesishme e mbijeteses se tyre.

Burimi & Foto: PennState University

h1

Një satelit për të kontrolluar efektin serrë

Janar 25, 2009

Çdo tre ditë, për pesë vjet, do të dërgojë të dhënat mbi nivelin e dioksidit të karbonit dhe metanit nga 56 mijë pika kontrolli në gjithë botën.

Çasti i lëshimit të raketës nga
baza e Tanegashima-s


Japoni- Është sateliti i parë në botë që lëshohet në hapësirë për të matur gazrat që shkaktojnë efektin serrë. E ka lëshuar Japonia, është një raketë H-2A që bashkë me satelitin kryesor “Ibuki” do të nxjerrë në hapësirë dhe shtatë satelite më të vegjël.

Quhet “Ibuki” (”gjallëri” në gjuhën japoneze) dhe është prodhuar nga  Mitsubishi Heavy Industries me një çmim prej 159 milionë dollarësh. Do ndihmojë shkencëtarët që të llogarisin dendesine e dioksidit të karbonit dhe metanit që vjen nga çdo pikë e Tokës: 56 mijë pika të tilla kontrolli, ku përfshihen dhe atmosfera sipër deteve e oqeaneve dhe ajo e Vendeve në Zhvillim, për të cilat sot nuk mund të kemi të dhëna të sakta për vëllimin e lëshimit të gazrave të tilla.

“Ibuki”,  do qëndrojë në orbitë, në një lartësi prej 666 kilometrash, nga ku, me dy sensorë do të bëjë regjistrimin e të dhënave çdo tre ditë për pesë vjet rresht.
“Është e rëndësishme që të njihet më mirë dhe të kontrollohet përqendrimi i këtyre gazrave, për të kërkuar që të parandalojmë rrjedhojat e shtimit të tij, që në vitet e ardhshme mund të jetë me përmasa katastrofale për ambientin”- shpjegojnë  nga Jaxa, agjencia aerospaciale japoneze.

h1

Obama sjell ndryshimin edhe ne shkence

Janar 24, 2009

“CHANGE” (Ndryshim), eshte kjo fjala kyce e gjithe fushates se Barack Obames gjate kandidimit te tij per president te Shteteve te Bashkuara. Me sa duket presidenti i ri ka vendosur te mbaje premtimin e dhene dhe ka filluar me nje sere vendimesh te rendesishme detyren e tij te re.
Njera pas tjetres jane rrezuar disa prej vendimeve me simbolike te marra gjate presidences de z.Bush. Hapja e statujes se lirise per vizitoret (e mbyll qe prej 11 shtatorit 2001), vendimi per mbylljen e burgut te Guantanamos, ndalimi i tortures jane nga veprimet e para te kryera nga ekipi i presidentit te ri. Presidenti Obama ka vendosur gjithashtu te hedhe poshte ligjin qe ndalon organizatat jo-qeveritare pro abortit te marrin financime nga shteti. Ky ligji i vendosur me 1984 nga Ronald Regan, i hedhur poshte nga presidenti Klinton dhe i rivene ne fuqi nga presidenti Bushi, eshte nje nga simbolet me te forta qe stafi i ri i Shtepise se Bardhe do te hedhe poshte. Ky ligj ndalonte gjithe organizatat qe merreshin me planifikim familjar te shpresonin te merrnin ndihme nga shteti, ose perndryshe te gjitha OJQ qe deshironin te mbeshteteshin nga shteti amerikan, nuk duhet ne asnje menyre te jepnin keshilla lidhur me abortin.
Ndryshimi i premtuar nga Barak Obama, ka prekur edhe pyetjet e medha te shoqerise amerikane. Etika shkencore eshte e para ajo qe do te perfitoje nga ky ndryshimi i cili do te hedhe poshte tabute e se shkuares. Te detyruar te ndalonin kerkimet e tyre mbi qelizat e padiferencuara embrionale (nje prej fushave premtuese te kerkimit mjekesor) qysh prej vitit 2001, shkencetaret amerikane jane ndjere te lehtesuar kur te nesermen e marrjes se detyres te presidentit te ri, Administra e Ushqimeve dhe Ilaceve (FDA), ka bere te ditur se do te lejoheshin eksperimentet e para mbi qeliza te padiferencuara embrionale njerezore. Qysh ne qershor 2007 kur z.Bush vendosi veton per here te dyte kunder financimit shteteror te ketyre studimeve, Hillari Klinton e quajti si nje vendim qe vendos “ideologjine perpara shkences”.
Shoqeria kaliforniane Geron, do te jete e para qe do te perfitoje nga ky vendim, per te zhvilluar nje eksperiment i cilesuar si risi boterore mbi 10 persona paraplegjike. Keta persona tek te cilet eshte demtuar nje pjese e kores se trurit si pasoje e nje traume te rende emocionale, do te trajtohen duke injektuar qeliza nervore te perftuara nga qelizat e padiferencuara embrionale te cilat shpresohet qe do te ndalojne degradimin dhe shkaterrimin e qelizave te tjera nervore.
Komuniteti shkencore e ka pershendetur kete vendimin i cili do te preke shoqeri te shumte kerkimore amerikane. Advanced Cell Technology, e cila merret me studimin e degradimit te retines se syrit, ose Novocel, qe ka ne plan nje test klinik mbi persona te prekur nga diabeti, jane ne pritje te rezultateve te ketij testi te pare te mundesuara nga “Ndryshimi” i premtuar ne SHBA.

h1

Zbulohet gjeni i mplakjes se trurit

Janar 21, 2009

A mund te arrihet nje dite te ndalohet mplakja e trurit dhe te parandalohen keshtu semundje si ajo e Alzajmerit apo e Parkinsonit? Pergjigjia eshte po, me kusht qe te arrihet te krijohet nje program gjenetik qe shpjegon degjenerimin dhe mplakjen e neuroneve. Ne kete aspekt nje hap te rendesishem ka kryer nje ekip kerkuesish i Universitetit te Montrealit, te spitalit Maisonneuve-Rosemont, dhe te Lawrence Berkeley National Laboratory, duke evidentuar gjenin pergjegjes per mplakjen normale dhe patologjike te neuroneve.
Faktori i pare i lidhur me rrezikun e semundjeve si Parkinsoni dhe Alzajmeri eshte mosha. Shume kerkues jane duke punuar per te kuptuar me mire aspektin gjenetik te ketyre semundjeve, megjithate studimet e lidhura me aspektin e mekanizmave molekulare qe kontrollojne mplakjen neuronale jane te pakta.
Ekipi i drejtuar nga Dr. Gilbert Bernier, ka identifikuar gjenin Bmi1 si nje element thelbesor per te parandaluar grumbullimin e radikaleve te lire (radikalet e lire krijojne paqendrueshmeri ne neuronet dhe si rrjedhoje mplakjen e tyre). Bllokimi i ketij gjeni te minjte sillte gjithnje nje pershpejtim te madh te mplakjes se sistemit nervor qendror.
Si rezultat, tanime eshte e sigurte qe gjeni Bmi1 eshte nje rregullues i drejtperdrejte i mplakjes qelizore ne neuronet e trurit dhe ne ata te retines se syrit tek gjitaret, nepermjet aksionit te tij mbi proceset e mbrojtjes kunder radikaleve te lire.

Burimi: techno-science.fr

h1

Zgjidhet misteri i krijimit te yjeve masive!

Janar 18, 2009

formim-yjeshAstrofizika teorike merret prej vitesh me problemin e krijimit te yjeve masive, ata qe kane nje mase deri 120 here masen e Diellit, dhe ne vecanti me faktin se pse ky proces nuk sjell largimin e reve te gazit dhe pluhurit nga periferia e yllit.
Normalisht gjate formimit te nje ylli me rritjen e temperatures krijohet nje presion, nje trysni qe shkon nga qendra e yllit drejt periferise. Ky radiacion elektromagnetik ka nje efekt te paperfillshem per driten e zakonshme, por eshte shume i rendesishem ne brendesi te yjeve ne formim e siper per shkak te intensitetit te tij te larte. Eshte kjo arsyeja qe ka shpene studimet e meparshme te konkordojne ne faktin se me tu kaluar limiti i 20 masave Diellore gazi qe rrethon yllin ne formim duhej te “spastrohej” dhe te shtyhej drejt hapesires (njesoj si nje vala e nje shperthimi largon nga epiqendra objektet perreth), si rrjedhoje yje me nje mase me te madhe nuk duhej te formoheshin. Sic ndodh shpeshhere ne te gjitha fushat e shkences, edhe ne kete rast parashikimet binin ndesh me faktet e dhena nga teleskopet. Ne te vertete, ne univers ekzistojne yje qe e kalojne se tepermi limitin hipotetik te 20 masave Diellore.
Shpjegimi i ketij fenomeni vjen nga studimet me te fundit te bera duke kombinuar algoritmat e krijuar nga universiteti i Berkeley dhe nga Lawrence Livermore National Laboratory, me fuqine Superkompiuterit te San Diegos. Duke simuluar ne 3 dimenesione kolapsin e nje reje gazi nderyjore mbi nje yll ne formim e siper.
Simulimi tregoi se nderkohe qe gazi bie mbi berthamen e yllit i terhequr nga graviteti, ne periferine e tij krijohen paqendrueshmeri te cilat krijojne kanale ne rene e gazit qe e rrethon qe lejojne rrezatimin te arrije hapesiren nderyjore, nderkohe qe gazi vazhdon te bjere mbi berthame duke rritur akoma me tej masen e yllit.

Burimi: ScienceMag