Archive for Shkurt, 2009

h1

Google Earth ka zbuluar Atlantiden… ?

Shkurt 27, 2009

Ndodhet rreth 5 km nen siperfaqen e detit, ka forma shume precize per te qene nje fenomen natyror, dhe largesia e saj 700 km larg ngushtices se Gjibraltarit perkon plotesisht me Atlantiden e Platonit! Me keto te dhena te gjithe te apasionuarit e mistereve mund ti lejojne vetes disa caste enderrimi…

atlantida-google-earth

Te gjithe ata qe kane te instaluar versionin e fundit te Google Earth (program qe lejon te zbulosh globin tokesor) mjafton te vendosin koordinatat 31 15′15.53N – 24 15′30.53W per te zbuluar se per cfare po flasim. E cuditshme, apo jo?
Eshte evident fakti qe pamja ngjan se tepermi me ate te nje qyteti, ose se paku me dicka te krijuar nga dora njerezore. Per me teper sic e thekson dhe Bernie Bamford, autor i zbulimit, vendodhja perkon plotesisht me pershkimet e Platonit “pertej kollonave te Herkulit”. Kollonat e herkulit, ishte emri i perdorur ne greqine e lashte per te pershkruar ngushticen e Gjibraltarit, pertej se ciles duhet te ndodhej e pakapshmja Atlantide. Drejtekendeshi me permasa 130 me 170 km ndodhet tani ne 5400 m thellesi dhe format e tij jane mjaft perfekte per te te bere te mendosh se kemi te bejme vertet me Atlantiden. Per me teper asnje fenomen natyral gjeologjik i njohur deri me sot nuk mund te formoje struktura kaq te komplikuar dhe precize…
Por atehere cfare na pengon per te pohuar me siguri se kemi zbuluar Atlantiden e famshme, token e mrekullirave te zhdukur rreth 9000 vite para Platonit?

Read the rest of this entry ?

h1

TitanoBoa, gjarpri me i madh i gjitha koherave!

Shkurt 10, 2009

Para rreth 60 milion vitesh ushqehej me krokodrile, ishte i gjate rreth 13 metra, dhe mund ta bente nje gjarper te koheve tona te dukej si krimb qe bluan token …

titanoboa

Quhet Titanoboa cerrejonensis, fosilet e tij jane zbuluar ne nje miniere kolumbiane dhe eshte gjarpri me i madh qe ka ekzistuar ndonjehere. Gjatesia e tij luhatej midis 12,6 dhe 13,5 metrash (kundrejt 7 metrave te anakondave te sotme) dhe duhet te peshonte 1250 kg. Fale rruazave te shtulles kurrizore te zbuluara, kerkuesit mund ta rindertojne ne kompiuter pamjen dhe karakteristikat e ketij kusheriri te larget te boa constrictor qe jeton sot ne Ameriken e jugut, por qe nuk i kalon 4 metrat. Prane ketyre fosileve u gjeten edhe pjese te vaftit te fundit te gjarprinjve qe perbehej nga breshka gjigande dhe krokodrile. titanoboa-rruazaMadhesia e trupit te ketij gjarpri na jep te dhena edhe per klimen e para 60 milion viteve. Gjarperinjte jane kafshe me gjak te ftohte, temperatura e trupit te tyre i pershtatet temperatures se mjedisit te jashtem. Nje temperature e ulet kushtezon nje metabolizem te ngadalte qe nuk mund ti mjaftoje nje trupi te madh. Duke e krahasuar specien e sapozbuluar me gjarperinjte e sotem, eshte arritur ne rezultatin qe temperatura ne kohen e titanoboas ishte midis 30 dhe 34°C. Nje temperature mesatare rreth 4° me e larte se ne ditet tona.
Lind natyrshem pyetja a mund te rizhvillohen gjarperinjte e sotem per te arritur nje madhesi te tille me ngrohjen e temperatures per shkak te ngrohjes globale? Per sa e frikshme mund te duket kjo pyetje shkencetaret pergjigjen “Jo”. “Nuk do te kemi gjarperinj gjigande, pasi me zhvillimin demografik dhe social jemi duke shkyllezuar dhe shkaterruar ne te njejten kohe edhe habitatin e ketyre kafsheve, te cilat pa ushqimin e duhur dhe mjedisin e pershtatshem nuk do te mund te zhvillohen me tej” – thekson Jason Head i universitetit te Torontos Missisauga.

Foto 1: Rindertim i pamjes se titanoboas © J. Bourque/Universiteti i Florides
Foto 2: Krahasim i rruazave  te titanoboas me rruazat e nje anakonde te diteve tona © Ray Carson/Universiteti i   Florides

h1

Video ne syzet e 2010!

Shkurt 8, 2009

Studimet per te krijuar nje sy bionik vazhdojne te avancojne megjithate perdorimi praktik i kesaj teknologjie eshte ende i larget. Duke pritur keto aplikime, perdorimi i syzeve qe mund te projektojne imazhe mbetet ende nje prej menyrave kryesore per te shtuar informacionin e veshtruar ne mjedisin perreth…

Shoqeria Optinvent ka krijuar nje teknologji te vecante e cila lejon shfaqjen e videos fale pajisjesh te vecanta te vendosura brenda syzeve transparente. Keshtu mund te shihet cpo ndodh perreth, duke pare ne te njejten kohe nje film njesoj sic mund te shihej ne nje ekran televizori.
Ekrani virtual mbivendosit ne pamjen e mjedisit perreth. Keshtu perdoruesi do te kete mundesine te shohe ate cka deshiron, por edhe te kontrolloje ate cka ndodh rreth tij. Keto lloj syzesh mund te hidhen ne treg qe vitin e ardhshem.
Teknologjia e perdorur quehet “Clear vu”, dhe perbehet nga nje mikroekran rreth 1,5 cm i integruar ne xhamin e syzeve, dhe nje kolimator i vendosur ne pjesen anesore. Drita e krijuar nga kolimatori anesor, kapet nga disa mikrostruktura te cilat e drejtojne drejt syve duke krijuar mbi retinen e syrit imazhin e duhur.
Perdorimet e kesaj teknologjie jane te shumta. Ajo mund te projektoje imazhe qe vijne nga aparate te ndyshme, telefona celulare, kompiuter lojrash, lexues GPS etj. Ajo mund te perdoret per shembull per te na treguar rrugen ne nje qytet te panjohur, pa patur nevoje te kemi gjithnje para syve harten e gjetur ne celular. Nje tjeter perdorim mjaft praktik eshte dhe ai i integrimit ne kasken e motociklisteve, qe do te evitonte qe keta te fundit te hiqnin vemendjen nga rruga per te pare here pas here shpejtesine ose treguesit e tjere te motorit.

Burimi: Techno-science