Archive for Mars, 2009

h1

Prova qe fantazmat ekzistojne. Vertet?!

Mars 29, 2009

Per te gjithe ata qe besojne ose duan te besojne ne fantazmat, ja dhe nje arsye me shume. Nje konkurs i organizuar nga profesori Richard Wiseman i universitetit te Herdfordshajr (University of Hertfordshire) ka zgjedhur fotografine qe paraqet me qarte nje fantazme! Fantazmat kane terhequr gjithnje imagjinaten e njerezve, dhe per kete arsye jane studiuar ne disa aspekte, nga te cilet ai psikologjik eshte ndoshta me i rendesishmi.
Konkursi i zhvilluar me se fundi kishte si qellim dergimin nga ana e publikut, nepermjet internetit te fotografive ku shfaqeshin te ashtuquajturat “fantazma”. Me pas keto fotografi votoheshin nga vete publiku per te zgjidhur mis-Fantazmen. Deri ketu asgje me shume e asgje me pak se shume ide te tjera qe shfaqen ne internet. E cuditshmja, qendron ne menyren se si u percoll ky lajm nga mediat pak a shume ne te gjithe boten.
Duke filluar nga The TimesCorriere della Sera, dhe deri ne Top Channel ky lajm nuk shpetoi pa u publikuar. Por teksa gazeta britanike e percjell lajmin duke shfaqur edhe njefare analize dhe shpjegimi parapsikologjik per fotot, nga ana tjeter qofte Corriere della Sera, qofte Top Channel e sjellin si fakt te sigurte ekzistencen e fantazmave pa asnje lloj shpjegimi. Ajo cka eshte edhe me e cuditshme dhe pak profesionale eshte siguria me te cilen raportohet lajmi. Nese citojme artikullin e Top-channel (qe eshte pak a shume nje perkthim i keq i lajmit te Corriere della Sera): “Askush nuk ka goje te flase para fotos fituese ku ka dale…nje fantazme!”. Pra nje prej pyetjeve qe e ka ndjekur njerezimin gjate te ekzistences se tij, dhe ka shqetesuar gjumin e miliona njerezve, qe nga femijet e vegjel deri tek Hamleti, sapo ka marre nje pergjigje. Nje pergjigje te provuar, te faktuar dhe qe me nje siguri shkencore raportohet nga dy burime mjaft te rendesishme informacioni.
Megjithe sigurine qe permban kjo fraze, asnje argumentim nuk jepet se pse personi i dale ne fotografi duhet te jete me patjeter nje fantazme. Perse nuk mund te jete nje person, nje vizitor qe duhej te ndodhej brenda ne keshtjelle? Lajmi i paraqitur ne burimet italiane (e cila denjon te pakten te vendose thonjezat ne titull) dhe shqiptare, duket qarte qe ka si qellim sensacionin, deshiren per te bere per vete dhe per te terhequr sa me shume lexues, te cilet pse te mos i besojne edhe fantazmave.
Krejt e kunderta ndodh tek gazeta britanike, e cila pervec stilit mjaft te qarte dhe terheqes shfaq edhe shpjegime mbi besimin ne fantazmat, mbi faktin se si eshte e mundur qe te shfaqen njerez te dyfishte ne fotografi etj. Duke filluar nga frika qe njeriu ndjen, dhe proceset qe shfaqen ne subkoshiencen e tij qe e bejne te krijoje qenie te paverteta perreth, deri ne problemet ne aparatet fotografike te cilat mund te mbivendosin imazhe per te krijuar pamje qe nuk ekzistojne ne realitet, gjithcka paraqitet e interpretuar dhe shpjeguar nga gazetari i The Times-it.
Nese do te merresha me analizen e problemeve te shtypit shqiptar, jam i sigurt se ndoshta ky lajm do te ishte i fundit qe do te me shqetesonte. Megjithate siguria dhe thjeshtesia me te cilen pasqyrohen te ashtuquajturat “fakte” per vertetimin e nje prej pyetjeve qe per nje pjese te mire te njerezve jane mjaft serioze, dhe fakti qe edhe kur kopjojne, kopjojne burimin e gabuar, me duken me te vertete shqetesuese. (Edhe) Ne kete rast deshira dhe nevoja per te publikuar, per te krijuar sensacion, ka mbizoturuar ne karakterin e paformuar te te ashtuquajtureve “gazetare”.

Per te gjithe ata qe deshirojne te dine me shume rreth konkursit, i cili sic shprehet vete autori kishte si qellim te studionte perceptimin dhe interesin qe shfaqin njerezit rreth fantazmave, kjo eshte adresa e blogut ne internet. Me poshte fotoja ime e preferuar, “fantazma qe lan kembet” (mbuloni me gisht kembet dhe veshtroni nese arrini ta dalloni)..

Read the rest of this entry ?

h1

Zbulohet nje therrmije e re ne Fermilab

Mars 25, 2009

Natyra mundohet te na thote dicka, por nuk arrijme dot te kuptojme se cfare…
therrmija-elementareTeksa LHC pergatitet per raundin e dyte te njohjes se therrmijave (i pari ishte nderprere per shkak te nje difekti teknik), Fermilab vazhdon rrugen e tij ne njohjen e botes se therrmijave. Kerkuesit e laboratorit amerikan te ndodhur prane Cikagos mund ti paraprijne atyre te Cern-it duke zbuluar shenjat e para te ekzistences se te famshmit bozon te Higgs-it.
Megjithate per momentin nje tjeter zbulim po terheq vemendjen e kerkuesve drejt ketij laboratori. QCD, teoria e bashkeveprimeve te forta, punimet mbi te cilen dhuruan nobelin ne fizike per 2008, pershkruan mezonet si thermija te formuara nga kuarket dhe anti-kuarket. Ne baze te energjise dhe bashkeveprimit midis kuarkeve dhe anti-kuarkeve formohen edhe mezonet perkatese.

Ajo cka kane zbuluar kerkuesit e Fermilab duke lexuar rezultatet e perplasjeve brenda Tevatron-it(unaza ku pershpejtohen protonet) eshte nje mezon i ri i quajtur Y(4140). E vecanta e tij eshte se asnje pjese e QCD (Quantum ChromoDynamics) nuk parashikon ekzistencen e tij. Deri me sot asnje teoricien nuk kishte pasur nevojen e kesaj therrmije per te shpjeguar ekuacionet e kesaj teorie.
“Natyra mundohet te na thote dicka” thote Jacobo Konigsberg i Universitetit te Florides, “por nuk arrijme dot te kuptojme se cfare, megjithate do te vazhdojme ta degjojme…”. Rifillimi i punes se LHC mund te na thote me shume, ndoshta per nje fizike te re qe fillon te shfaqet.

QCD (Quantum ChromoDynamics)Eshte nje teori e cila shpjegon bashkeveprimin e forte ne berthamen e atomeve fale kuarkeve dhe gluoneve. Ajo u propozua me 1973 nga H. David Politzer, Frank Wilczek et David Gross (fitues te nobelit ne fizike me 2004 per keto punime) per te kuptuar strukturen e brendshme te protoneve neutronve dhe therrmijave te tjera te ngjashme.

Burimi:Fermilab

h1

Te fshish kujtimet e frikshme nga truri…

Mars 21, 2009

Zhdukja e grupimeve te caktuara neuronale do te zhdukte perfundimisht edhe kujtimin e frikshem te lidhur me to…
truriKerkues te Spitalit per Femijet e Semure te Torontos kane identifikuar tek minjte grupime neuronesh qe lidhen me kujtimet e frikes. Eshte nje zbulim qe evidenton se si disa kujtime rruhen ne zona te caktuara te trurit tone. Ky rezultat mund te ndihmoje ne permiresimin e terapive per personat qe deshirojne te luftojne kunder fobive, frikave te tyre.

Pasi kane kushtezuar minjte per te pasur frike fale nje sinjali zanor, duke krijuar keshtu kujtimet e frikes, kerkuesit kane shkateruar ne trurin e kafsheve grupime te caktuara neuronale te cilat paraqismin nje rritje te CREB. CREB-ja eshte nje proteine e cila lidhet ngushte me krijimin e kujtimeve ne tru, duke mundesuar zhvillimin e zonave neuronale qe lidhen me nje ngjarje te caktuar. Pas eksperimentit eshte verejtur se mungesa e ketyre neuroneve i kishte bere minjte te paafte per te kujtuar friken qe kishin pasur gjate sinjalit zanor.

Harresa e minjve ishte e qendrueshme dhe specifike per kujtime te caktuara te krijuara gjate eksperimentit. Keto rezultate sugjerojne se zonat me perqendrim te larte CREB jane thelbesore per krijimin e memories gjate diteve qe pasojne evenimentin e frikshem. Zhdukja e ketyre zonave do te zhdukte ne menyre perfundimtare edhe kujtimin e hidhur te fiksuar ne to.

Burimi: Eurekalert

h1

Zbulohen baktere te panjohura ne stratosfere

Mars 18, 2009

Baktere te panjohura deri me sot nga shkenca jane gjetur rreth 40 km nga planeti Toke. baktere
Zbulimin e ka bere nje top aerostatik i Indian Space Research Organization dhe bakteriet jane quajtur Bacillus Isronensis, Bacillus Aryabhata e Janibacter Hoylei. Topi aereostatik me peshe 459 kilograme u leshua nga baza e Hyderabad ne jug te Indise per te mbledhur kampione ne lartesite nga 20-41 km prej siperfaqes se Tokes. Sipas kerkuesve, nje prej tezave mund te jete se bakteriet mund te jene leshuar ne ambient mijera vjet me pare nga aktivitetet vullkanike te Tokes, duke u pershtatur edhe ne kete lartesi ku aktiviteti i rrezeve ultraviolet eshte i larte.

Ne total jane gjetur 12 lloje bakteresh dhe 6 koloni kerpudhash. Nente nga llojet e baktereve te gjetura, kane nje ngjashmeri gjenetike prej me shume se 98% me speciet qe jetojne ne toke. Tre lloje te tjera, te quajtura PVAS-1, B3 W22 dhe B8 W22 jane specie komplet te reja.

Ky eshte eksperimenti i dyte i ketij lloji i drejtuar nga Agjensia Hapesinore Indiane, pas atij te vitit 2001. Ne ndryshim nga eksperimenti i pare, kesaj rradhe eshte treguar nje kujdes i vecante per tu siguruar se ne aparaturat nuk ndodhej asnje forme jete tokesore.

Burimi: top-channel.tv, isro.gov

h1

Kurth vdekjeprures per kelyshet e dinosaureve

Mars 16, 2009

Ajo qe sot mund te quhet nje parajse per paleontologet, ka qene nje ferr i vertete per dinosauret e izoluar atje 90 milion vite me pare.

dinosaur

Nje grumbull dinosauresh te ngjashem me zogjte e kane gjetur veten te bllokuar ne nje “kurth” balte prane nje liqeni te ndodhur ne shkretetiren e sotme te Gobit. Te gjendur ne menyre te papritur ne kete kurth kane kerkuar me kot te shpetojne dhe nervozimi i tyre ka sherbyer vetem per te thirrur grabitqarre ose kafshe te tjera qe ushqeheshin me kufoma. Balta qe ka mbuluar brenda nje kohe te shkurter trupat e kafsheve, ka penguar qe efektet atmosferike ose kafshet e tjera te shformojne skeletin e tyre. Per kete arsye zbulimi sjell nje pasuri faktesh mbi njohjen e karakteristikave te kafsheve, por mbi te gjitha mbi sjelljen e tyre ne grup.

Grupi ishte i formuar vetem nga ekzemplare te rinj te se njejtes specie, ornitomimidet (Sinornithomimus dongi). Kjo na ben te mendojme se individet e vegjel liheshin te kujdeseshin per veten e tyre, nderkohe qe me te rriturit merreshin me ndertimin e cerdhes ose me ngrohjen e vezeve. “Nuk kishte te rritur perreth, keta kelyshe leviznin vetem”, shpjegon Pol Sereno, profesor i Universitetit te Cikagos dhe eksplorator i National Geographic.

Gjithsej jane zbuluar 25 individe, brenda nje kodre qe para 90 milion vitesh ishte nje mocal. Te gjithe kane nje moshe midis tre dhe shtate vitesh, sic mund te zbulohet nga unazat e rritjes vjetore te kockave te tyre. Izolimi i tyre brenda pak ditesh lehteson se tepermi punen e paleontologeve te cilet nuk duhet me te riformojne trupin e kafsheve, dhe per me teper jep detaje te vecanta mbi karakteristikat e tyre.