
Prova qe fantazmat ekzistojne. Vertet?!
Mars 29, 2009
Per te gjithe ata qe besojne ose duan te besojne ne fantazmat, ja dhe nje arsye me shume. Nje konkurs i organizuar nga profesori Richard Wiseman i universitetit te Herdfordshajr (University of Hertfordshire) ka zgjedhur fotografine qe paraqet me qarte nje fantazme! Fantazmat kane terhequr gjithnje imagjinaten e njerezve, dhe per kete arsye jane studiuar ne disa aspekte, nga te cilet ai psikologjik eshte ndoshta me i rendesishmi.
Konkursi i zhvilluar me se fundi kishte si qellim dergimin nga ana e publikut, nepermjet internetit te fotografive ku shfaqeshin te ashtuquajturat “fantazma”. Me pas keto fotografi votoheshin nga vete publiku per te zgjidhur mis-Fantazmen. Deri ketu asgje me shume e asgje me pak se shume ide te tjera qe shfaqen ne internet. E cuditshmja, qendron ne menyren se si u percoll ky lajm nga mediat pak a shume ne te gjithe boten.
Duke filluar nga The Times, Corriere della Sera, dhe deri ne Top Channel ky lajm nuk shpetoi pa u publikuar. Por teksa gazeta britanike e percjell lajmin duke shfaqur edhe njefare analize dhe shpjegimi parapsikologjik per fotot, nga ana tjeter qofte Corriere della Sera, qofte Top Channel e sjellin si fakt te sigurte ekzistencen e fantazmave pa asnje lloj shpjegimi. Ajo cka eshte edhe me e cuditshme dhe pak profesionale eshte siguria me te cilen raportohet lajmi. Nese citojme artikullin e Top-channel (qe eshte pak a shume nje perkthim i keq i lajmit te Corriere della Sera): “Askush nuk ka goje te flase para fotos fituese ku ka dale…nje fantazme!”. Pra nje prej pyetjeve qe e ka ndjekur njerezimin gjate te ekzistences se tij, dhe ka shqetesuar gjumin e miliona njerezve, qe nga femijet e vegjel deri tek Hamleti, sapo ka marre nje pergjigje. Nje pergjigje te provuar, te faktuar dhe qe me nje siguri shkencore raportohet nga dy burime mjaft te rendesishme informacioni.
Megjithe sigurine qe permban kjo fraze, asnje argumentim nuk jepet se pse personi i dale ne fotografi duhet te jete me patjeter nje fantazme. Perse nuk mund te jete nje person, nje vizitor qe duhej te ndodhej brenda ne keshtjelle? Lajmi i paraqitur ne burimet italiane (e cila denjon te pakten te vendose thonjezat ne titull) dhe shqiptare, duket qarte qe ka si qellim sensacionin, deshiren per te bere per vete dhe per te terhequr sa me shume lexues, te cilet pse te mos i besojne edhe fantazmave.
Krejt e kunderta ndodh tek gazeta britanike, e cila pervec stilit mjaft te qarte dhe terheqes shfaq edhe shpjegime mbi besimin ne fantazmat, mbi faktin se si eshte e mundur qe te shfaqen njerez te dyfishte ne fotografi etj. Duke filluar nga frika qe njeriu ndjen, dhe proceset qe shfaqen ne subkoshiencen e tij qe e bejne te krijoje qenie te paverteta perreth, deri ne problemet ne aparatet fotografike te cilat mund te mbivendosin imazhe per te krijuar pamje qe nuk ekzistojne ne realitet, gjithcka paraqitet e interpretuar dhe shpjeguar nga gazetari i The Times-it.
Nese do te merresha me analizen e problemeve te shtypit shqiptar, jam i sigurt se ndoshta ky lajm do te ishte i fundit qe do te me shqetesonte. Megjithate siguria dhe thjeshtesia me te cilen pasqyrohen te ashtuquajturat “fakte” per vertetimin e nje prej pyetjeve qe per nje pjese te mire te njerezve jane mjaft serioze, dhe fakti qe edhe kur kopjojne, kopjojne burimin e gabuar, me duken me te vertete shqetesuese. (Edhe) Ne kete rast deshira dhe nevoja per te publikuar, per te krijuar sensacion, ka mbizoturuar ne karakterin e paformuar te te ashtuquajtureve “gazetare”.
Per te gjithe ata qe deshirojne te dine me shume rreth konkursit, i cili sic shprehet vete autori kishte si qellim te studionte perceptimin dhe interesin qe shfaqin njerezit rreth fantazmave, kjo eshte adresa e blogut ne internet. Me poshte fotoja ime e preferuar, “fantazma qe lan kembet” (mbuloni me gisht kembet dhe veshtroni nese arrini ta dalloni)..
.

Blogshkence a eshte kjoo gje e vertet apo vetem hamendesim?
Sic shkruhet edhe ne blogun zyrtar, asnje prej ketyre fotografive nuk mund te jete nje prove per ekzistencen e fantazmave. Arsyet jane disa:
1- Asgje nuk tregon se personat e fotografuar mund te jene fantazma. Nje person ne nje fotografi, nuk do te thote se ai eshte nje fantazme.
2- Nje pjese e mire e fotografive edhe pse origjinale jane mbivendosje te fotove gjate larjes se filmit (fotot e vjetra).
3- Forma fytyrash mund te shihen kudo (ne rete per shembull). Keto fotografi jane nje shembull i qarte i lidhjes qe ben truri yne midis formave qe shohim dhe atyre qe kemi te fiksuara na koke. Ne fotoja mes siper per shembull, mjafton te mbulosh pjesen e kembeve dhe do ta shohesh fare qarte se “koka dhe trupi i fantazmes” nuk eshte gje tjeter vecse nje pjese e tokes se sfondit. Duke bashkangjitur, idene e fantazmes truri yne krijon shembelltyren e nje personi.
4- Normalisht fantazmat nuk shfaqen ne fotografi! Eshte edhe nje nga provat qe perdoret ne qindra filma. Fantazma duke mos qene materiale, por shpirt, nuk mund ta thyeje driten qe te shfaqet ne fotografi.
Mjafton ti shtosh edhe nje sere motivesh te tjera (reflektime te drites, pasqyrime, fotografi te montuara …) dhe nuk eshte e veshtire te arrihet ne konkluzionin se asnje prej ketyre fotografive nuk mund te jete prove per ekzistencen reale te fantazmave.
epo sa miljona aresye dhe fakte jane dhene deri tani kunder teorise se evolucionit dhe ti(psh) je ende i bindur ne menyre te verber fare… dhe me 4 “aresye” ti hodhe poshte nje mit apo realitet qe njeriu ka mijera vjet qe e ka te nderthurur ne pervojen e perditshme.
per kete me vjen keq, per hipokrizine qe tregoni. besoni cfare ju intereson dhe jo gjera qe i analizoni me llogjike.
nuk egzistonj fantazmat kjo eshte vetem ren
po nuk eshte e vertet
nuk kam shpjegime por e di se eshte nje genjeshter
ku ta di ndoshta mund te jet ndonje montazh apo dicka tjeter
une mendoj qe eksiztoj fantazmat sepse michael jackson ju e keni par por ishalla nuk eksistojn ishalla njeriu imagjinon fantazmat
fantazmat egzistojn jane dhene shum prova dhe njeher ne kete jete pritet gjithcka dhe nuk eshte e thene qe gjithca qe ndodhet ne jet ti dim.per mendimin tim fantazmat egzistojn por nuk duhet te kemi frik prej tyre sepse nuk te bejn asgje thjesht jan njerez pa shpirt e pa gjak.fantazmat per mendimin tim egzistojn por mundohen ti fshihen njerezimit……..
unë mendoj se fantazmat janë njerez të cilët janë munduar keqtrajtuar gjatë jetës njerëzore. dhe ato kthehen sepse nuk mund të gjejnë paqe shpirtërore, derisa natyra tu hakmerret njerëzve të cilët i kanë munduar ata.
fantazmat ekzistojne normal o kjo pun michael jackson oht fantazm qitash qy.
nga ana shkencore si mund te ringjallet 1 i vdekur ma thoni dhe jam dakord
jo bre daj ku egzistojn fantazmat ,kjo o rren e shpifur
po ekzistojne per mendimin tim edhe per mua jan reale edhe jo te frrikshme
mendoj qe ekzostojn por jo edhe aq shum por me gjithate ekzistojn kam lexuar shu per kete tem
tina po te them dicka paske lexu shum po krejt rrena ki lexu .
krejt henjeshtra.
ku ekzistojne fantazmat ky eshte budallallik me brire
shum budallallek i madh bile keto cka jan si deshmi jan krejt montazh te bera prandaj o popull mos i besoni ketyre lajmeve….