h1

Univers, parashikohet perplasja e 4 galaktikave

Prill 24, 2009

Astronomet kane identifikuar nje fenomen qe deri tani nuk ishte vene re asnjehere. 4 galaktika te ndryshme do perplasen me njera-tjetren, cka pritet te shkaktoje nje shperthim shume te madh ne Univers.

Duke perdorur fotografite e teleskopit te NASA-s, “Chandra” qe ndodhet ne Hubble, astrologet kane vene re kete fenomen ne nje largesi prej 5.4 miliarde vite drite larg, nje zone e pasur me shume galaktika. “MACSJ0717.5+3745” quhet zona e pasur me galaktika qe rrezikon zhdukjen pas kesaj perplasje qe pritet te ndodhe.

“Pa kete teknologji do ta kishim te pamundur te informoheshim me mire rreth ketij fenomeni ku galaktikat ngaterrohen mes tyre, sepse ngjarja ndodh shume miliarda vite vrite larg nesh”, shpjegon shkencetari Harald Ebeling.

Me interesant eshte fakti se me kete zbulim vertetohen edhe perllogaritjet matematike te bera me pare, cka do te thote se metodat teorike mund te perdoren edhe per pjese te tjera te Universit.

Marre nga: top-channel.tv
Foto Credit: Chandra

Perplasja do te shkaktohet nga rrip galaktikash, gazi, dhe lende te erret me nje gjatesi prej 13 milion vite drite, i njohur ndryshe si filament. Ne figure shihet drejtimi i levizjes se galaktikave dhe shpejtesia e 3 prej tyre e simbolizuar nga gjatesia e shigjetes.
Nje animacion i vendodhjes se galaksive mund ta shihni duke klikuar ketu.

7 comments

  1. Pershendetje blogshkenca lexova artikullin e ri tuajin dhe jam e interesuar te di diqka me shume ne lidhje me perplasjen e galaktikave e cila do te ndodhe.Kisha me pyet a do te ndikoj ky shperthim ne toke ose sa do ta ndiejm ne ne toke kete gje?Mesa kuptova une kjo ngjarje do te jete shume vitedrite larg nesh por sa do te mund te verehet nga njerzit duke perjashtuar shkencetaret apo laboratoret astronomike nese mund ti quaj.Respekt nga Fitorja


    • Shiko “fitore”, perplasja e ketyre galaktikave do te ndikoje ne toke aq sa ndikon ne shqiperi mbirja e barit ne afriken e jugut. Praktikisht asgje.


      • me intereson te di ne ka nje tjeter sistem ne universin tone te madherishem sepse deshira ime me e madhe eshte qe te behem nje astronaute


  2. .:S:S


  3. perse eshte quajtur fenomen ?ka ndodhur ndonjehere me pare?nese po,perse nuk jemi informuar nga mediat?


  4. Faleminderit per pergjigjjen nga ju blogshkenca me plot respek per ju jeni me te miret.Fitorja


  5. Ja dhe nje prove tjeter (duke supozuar se eshte e vertete) kunder Big Bangut! Cdo gje ne te kundert me parimin e difuzionit.



Lini një Koment