Archive for Tetor, 2009

h1

NASA bombardon henen

Tetor 9, 2009

NASA ka bombarduar Henen duke permbyllur keshtu fazen e pare te misionit “Lcross” i cili ka si qellim kerkimin e ujit ne satelitin e Tokes.

Raketa “Centaur” eshte perplasur me kraterin henor Cabeus, ne afersi te polit te jugut henor per te kerkuar rezerva te metejshme hidrike, e ndjekur nga “sonda nene”.

Impakti ka ndodhur me nje shpejtesi me te madhe se 7 mije kilometer ne ore rreth ores 7:33 (13:33 me oren tone lokale), me disa minuta vonese nga orari i parashikuar, duke ngritur nje re pluhuri henor.

Sonda pati vetem kater minuta kohe per te filmuar dhe fotografuar efektet e impaktit nepermjet pajisjeve qe gjendeshin ne bord, per te kerkuar avuj ujore ose fragmente akulli ne rene e detriteve te ngritura nga shperthimi.

Misioni spektakolar mund te konfirmoje rezultatet e sondes indiane “Chandrayaan-1”, qe ka zbuluar gjurme uji ne siperfaqen henore.

Marre nga: top-channel.tv

h1

NOBEL 2009: Pak “drite” ne Nobelin e fizikes

Tetor 8, 2009

Cmimi nobel per fiziken kete vit nderon teknologjite e bazuara mbi driten, zbulimi i te cilave ndrushoi pergjithmone fusha si astrofozika po aq sa edhe jeten tone te perditshme. Neqoftese po lexoni kete artikull atehere me siguri jini duke perdorur internetin, dhe me siguri e njihni rendesine e tij. Mundesia per te patur nje internet ashtu si e njohim sot qe lejon shkarkimin e videove, programeve, materialeve multimediale ne pak minuta i detyrohet vecanerisht mundesise fizike te shperndarjes se informacionit me shpejtesine e drites. Te gjitha keto progres bazohen mbi studimet e Charles Kuen Kao, Willard Sterling Boyle et George Elwood Smith, te cilet kete vit jane shperblyer me cmimin me prestigjoz ne shkence. Me 1960 Charles Kuen Kao (i lindur ne Kine por me kombesi britanike) pati idene se informacioni mund te transportohej realisht ne formen e impulseve te drites ne fibra qelqi, neqoftese arrihej te krijohej nje material vecanerisht i paster. Nderkohe qe ne epoken e tij disa dhjetra metra te materialit me te paster te kohes arrinin te bllokonin shperndarjen e sinjalit, ai arriti te vertetoje se largesi prej qindra kilometrash mund te pershkroheshin pa patur humbjen me te vogel te informacionit. Ne vitin 1966 ai arriti te provoje rezultatet e tij ne menyre eksperimentale dhe ne vitin 1970 tre kerkues te tjere prodhuan fibren e pare optike. E pandjeshme ndaj fenomeneve atmosferike, ndaj lekundjeve elektromagnetike, ajo ishte ne gjendje te transportonte 65000 here me shume informavion se fijet e bakrit. Revolucioni sapo kishte filluar…

Gjysma tjeter e Cmimit i takon Willard Sterling Boyle et George Elwood Smith. Studimet e tyre kishin si qellim realizimin e kapesve te sinjalit CCD (Charge-Coupled Device). Megjithese emri mund te duket pak i veshtire dhe ekzotik, ata gjenden kudo ne kamerat e sotme dixhitale. Keta marres perdorin efektin fotoelektrik te teorizuar nga Ajnshtajni nepermjet teorise se kantave. Fotoni, qe s’eshte nje “copez” drite (thermija minimale e drites), krijon nje shkarkese elektrike sa here qe perplaset mbi nje gjysem-percjelles. Duke matur intensitetin e kesaj shkarkese elektrike mbi nje material te ndertuar ne forme rrjete, jemi ne gjendje te njohim ngjyren qe e materialit qe e ka devijuar kete foton deri ne kapesi tone. Cdo qelize e kesaj rrjete perben nje pixel, te cilet duke u bashkuar krijojne nje imazh (fotografi ose video). Kjo eshte ajo cka qendron ne qender te cdo aparati dixhital, qe ne mund te perdorim qe nga celulari deri tek kamerat me te avancuara.

h1

NOBEL 2009: Cmimi i mjekesise hap javen e Nobelit!

Tetor 5, 2009

Sot hapet java e nobelit me ndarjen e cmimit per mjekesine. Per kete vit cmimi i ka shkuar 3 kerkuesve amerikane (ne foto nga e majta ne te djathte) mjekeve Elizabet H. Blekbern (Elizabeth H. Blackburn – University of California San Francisco, CA, USA),  Karol Greider (Carol Greider – Johns Hopkins University School of Medicine Baltimore, MD, USA) dhe Xhek Sostak (Jack  Szostak  - Harvard Medical School; Massachusetts General Hospital Boston, MA, USA; Howard Hughes Medical Institute) per kerkimet e tyre mbi kromozomet.

Zbulimet e tyre treguan se si kromozomet mund te kopjoheshin ne menyre te plote gjate ndarjes qelizore, dhe sesi informacioni i mbajtor ne to nuk demtohej, ose shkaterrohej. Pergjigja mbahet ne nje pjese te vogel ne fund te kromozomit, te quajtur telomer, dhe ne enzimen qe i formon, telomeraza.

Elizabet Blekbern dhe Xhek Sostak zbuluan se nje sekuence ADN-je e ndodhur ne telomeret ishte pergjegjese per rruajtjen e informacionit ne kromozomet gjate ndarjes. Greider dhe Blekbern arriten te shpjegonin se si ADN-ja e telomereve prodhohej nga telomeraza. Keshtu u mund te kuptohej se si kromozomet mund te mbroheshin dhe se si telomeret ndertoheshin nga telomeraza.

Ndarja e cmimeve “Nobel” ka startuar ne Stokholm dhe  dhenia e tyre perfundon me 12 tetor, me ate te Ekonomise. Fituesit do te ndajne vleren e cmimit prej 1 milion Eurosh (1.4 milione dollaresh)

Burimi: nobelprize.org
Fotoja qe shpjegon kerkimet e bera (anglisht .pdf)