h1

HOME: Nje takim me planetin tone

Qershor 6, 2009

Home eshte filmi i fundit ne rradhen e gjate te filmave-dokumentare mbi Token dhe njerezimin. Nje film qe jo rastesisht fillon me hapat e para te jetes ne toke, per te lene te kuptohet se hapat e fundit (te pakten per njerezit) mund te mos jene shume larg. Nje realizim mjaft interesant qe te ben te mendosh mbi menyren tone te jeteses dhe mbi te ardhmen e menyres sone te jeteses.

Filmi eshte i disponueshem ne YouTube deri me 14 Qershor 2009, dhe mund te shihet ne Anglisht, Frengjisht, Spanjisht Gjermanisht dhe Rusisht.

Per te gjithe ata qe lidhja e internetit ua lejon, ju keshilloj te shihni filmin ne HD. Imazhet dhe pamjet e mrekullueshme impresionojne se tepermi ne kete format.

Shikim dhe reflektim te kendshem!

h1

Ida, hallka munguese e teorise se Darvinit

Maj 20, 2009

Per te gjithe ata qe nuk e besojne akoma, fakti i kerkuar prej vitesh nga me skeptiket, hallka munguese e teorise se Darvinit qe lidh primatet me hominidet, tani eshte para syve te te gjitheve…

Quhet Ida dhe eshte gjetur ne Messel te Gjermanise dhe eshte cilesuar si “mrekullia e tete e botes”. Eshte ajo cka shkencetaret, po kerkonin qe nga publikimet e para te teorise se Darvinit, nje hallke e pamohueshme e lidhjes se njeriut me majmunin dhe me lemuroidet e pare. Deri me tani kishim arkeopteriksin, lidhjen midis zogjve dhe zvarranikeve, nje pafundesi fosilesh te ndermjetem midis specieve te ndryshme, nje teresi eksperimentesh dhe provash qe e vertetonin kete teori. Megjithate, nuk mjaftonin per ti vene ne nje mendje te gjithe! Kerkohej me padurim lidhja direkte, nje lemuro-majmuno-njeri i cili te shfaqte karakteristika te perbashketa midis primateve dhe hominideve, dhe per me teper duhej te ishte i plote. Ja ku eshte!

Fosili i gjetur, paraqet tipare te ndryshimeve te para qe transformuan lemuret ne primatet e pare. .Karakteristikat qe e lidhin me primatet dhe njeriun jane:

1- Thonj ne vend te kthetrrave.

2- Forma e kockes se thembres se kembes tregon se Ida ka lidhje me lemuret (primatet me bisht te gjate), majmunet (me bisht te shkurter), dhe njerezit.

3- Vafti i fundit qe gjendet i fosilizuar ne stomakun e Idas permban fara dhe fruta por jo insekte.

4- Mungojne thonjte e kacavirrjes ne kembe. Cka tregon se nuk ishte nje lemur.

5- Gishti i madh, “perballe” kater te tjereve tregon se ishte nje primat.

6- Orbita syri te medha, te cilat indikojne se mund te shihte dhe naten.

7- Bishti i gjate tregon se nuk ishte plotesisht nje majmun.

Te gjitha keto e bejne kete fosil mjaft te vecante dhe te rendesishem per shkencen dhe historine e saj. Per here te pare faktohet se si majmunet e pare jane zhvilluar gradualisht nga majmunet lemuroide dhe nuk jane shfaqur papritmas. Me pas prej tyre u zhvillua njeriu, hallkat e evolucionit te te cilit jane mjaft te njohura tashme (austrolopitek, neandertal, homo-sapiens per te permendur me kryesoret.)

Shenim: Majmunet lemuroide jane nje specie majmunesh te vegjel dhe me bisht te gjate. Jane llojet e para te primateve qe jane shfaqur mbi toke. Fill pas zhdukjese se dinosaureve, jane keta majmune te cilet i mbizoteruan ndryshimeve klimatike, per shkak te trupit te tyre te vogel dhe nevojave te kufizuara ne ushqim, e filluan te zhvillohen dhe ‘pushtojne’ planetin. Deri me tani ajo mbi te cilen mund te dyshohej ishte se primatet u shfaqen (u krijuan) vetvetiu, pa asnje lloj lidhjeje dhe zhvillimi me keta majmune. Ida ndryshon gjithcka. Ajo ploteson hallken kafshe te vogla e te pazhvilluara – IDA – majmune -Njeri dhe tregon se si speciet e sotme evoluan nga specie primitive. Per kete arsye ajo eshte kaq e rendesishme!

Darvini per ditelindjen e tij te 200 nuk mund te kerkonte dhurate me te bukur!

Burimet: Guardian, BBC, SkyNews …..

h1

Laval: E ardhmja e realitetit virtual

Prill 29, 2009

Cfare ndodh nese ne nje komune te vogel te Frances, mblidhen eksponentet me te rendesishem te kerkimit teknologjik boteror per te paraqitur produktet dhe idete e tyre mbi realitetin virtual? Rezultati eshte realiteti i zmadhuar.

NEXI duke u menduar, foto e MIT

Realiteti i zmadhuar eshte nje ide e zhvilluar vitet e fundit, e cila nenkupton mbivendosjen realitetit qe shqisat tona normalisht perceptojne, me gjithe informacionin qe produkte specifike mund ti shtojne. Nje prej aspekteve me te njohura eshte mbivendosja e pamjes qe mund te shohim drejtpersedrejti, me informacion te shkarkuar nga interneti i paraqitur ne syze ose ne lente speciale.

Duke filluar qe nga universitetet me te njohura si MIT e deri tek firmat me te fuqishme si Sony dhe Nvidia, gjithe specialistet me te medhenj te fushes paraqiten produktet e tyre mbi ate cka mund te jete realiteti ne nje te ardhme jo dhe aq te larget. Rezultati eshte me te vertete mbreselenes dhe pa shume nevoje per shpjegim. Robote qe do ti kishte zili edhe imagjinata e Asimov-it ne gjendje te ndyshojne shprehjen e fytyres ne varesi te humorit te personit qe kane perballe. Kamera qe ndjekin levizjet tona dhe robote qe i imitojne me perpikeri; projektues qe mund te ndryshojne menyren se si e konceptojme lojen ne kompiuter; kaska qe paraprijne dhe lajmerojne ne avance per levizjet perreth nesh… Imagjinata dhe aftesite krijuese te njeriut ishin te gjitha ne vitrinen e ketij salloni.

Videot me poshte prezantojne disa prej produkteve me interesante (per me shume kliko ketu), ndersa siti zyrtar eshte : laval-virtual.org

Read the rest of this entry »

h1

Univers, parashikohet perplasja e 4 galaktikave

Prill 24, 2009

Astronomet kane identifikuar nje fenomen qe deri tani nuk ishte vene re asnjehere. 4 galaktika te ndryshme do perplasen me njera-tjetren, cka pritet te shkaktoje nje shperthim shume te madh ne Univers.

Duke perdorur fotografite e teleskopit te NASA-s, “Chandra” qe ndodhet ne Hubble, astrologet kane vene re kete fenomen ne nje largesi prej 5.4 miliarde vite drite larg, nje zone e pasur me shume galaktika. “MACSJ0717.5+3745” quhet zona e pasur me galaktika qe rrezikon zhdukjen pas kesaj perplasje qe pritet te ndodhe.

“Pa kete teknologji do ta kishim te pamundur te informoheshim me mire rreth ketij fenomeni ku galaktikat ngaterrohen mes tyre, sepse ngjarja ndodh shume miliarda vite vrite larg nesh”, shpjegon shkencetari Harald Ebeling.

Me interesant eshte fakti se me kete zbulim vertetohen edhe perllogaritjet matematike te bera me pare, cka do te thote se metodat teorike mund te perdoren edhe per pjese te tjera te Universit.

Marre nga: top-channel.tv
Foto Credit: Chandra

Perplasja do te shkaktohet nga rrip galaktikash, gazi, dhe lende te erret me nje gjatesi prej 13 milion vite drite, i njohur ndryshe si filament. Ne figure shihet drejtimi i levizjes se galaktikave dhe shpejtesia e 3 prej tyre e simbolizuar nga gjatesia e shigjetes.
Nje animacion i vendodhjes se galaksive mund ta shihni duke klikuar ketu.

h1

100 oret e Astronomise

Prill 2, 2009

Se shpejti do marre jete projekti “100 ore astronomi” per Vitin Nderkombetar qe OKB ia ka dedikuar shkences se studimit te Universit, yjeve dhe planeteve. Maratona e gjate rreth 100 ore do perfshije ne te njejten kohe te gjitha vendet anetare te “International Year of Astronomy2009”. Per 5 dite gjate 24 oreve ne te gjithe boten do publikohen te dhena interesante per sekretet e universit. Projekti do nise me nje ceremoni zyrtare ne “Franklin Institute of Philadelphia” dedikuar shkencetarit Galileo Galilei. Programi maratone parashikon transmetimin 24/24 ore te te dhenave online ne faqen http://www.ustream.tv/channel/100-hours-of-astronomy duke filluar qe nga dita e premte. Transmetimi i te dhenave do monitorohet direkt nga vezhguesit boterore. Te shtunen parashikohen publikime falas i pamjeve nga teleskopet me te fuqishem te planetit, ndersa te dielen te gjithe te apasionuarit pas sekreteve te Diellit do kene mundesine te mesojne me shume per lemshin e zjarrte qe na jep jete.

top-channel.tv

Siti zyrtar: http://www.100hoursofastronomy.org/ Per shkak te vizitave te shumta eshte shpesh i bllokuar, megjithate me pak fat…