Bush vendos veton kunder kerkimeve mbi qelizat e padiferencuara embrionale.

Posted on Qershor 21, 2007 nga

0



             Bush qelizat

Presidenti amerikan, Xhorxh W. Bush, ka vendosur per here te dyte (hera e pare ishte ne korrik 2006 kunder nje projekti te ngjashem) te drejten e tij te vetos, per te kundershtuar projektin i cili do te autorizonte rritjen e financimeve per kerkimet mbi qelizat e padiferencuara. Presidenti ka cilesuar se projekti vinte ne kundershtim me karakterin e shenjte te jetes, duke lejuar shkaterrimin e embrioneve njerezore. Megjithate presidentit i duhet te perballet me ndryshimin e qendrimit qe ka pesuar opinioni publik ne lidhje me kete teme, kur me shume se 60% e popullsise jane pro kerkimeve mbi qelizat e padiferencuara. Sipas anketave me te fundit pjesa me e madhe e amerikaneve jane gati te japin embrione te ngrire per te ndihmuar kerkimet ne kete fushe.

Shoqatat e kerkuesve dhe te semureve qe mbeshtesnin projektin, e kane cilesuar vendimin si nje “perballje” qe presidenti u ka bere miliona pacienteve te semure. Ata kane shpjeguar se embrionet qe do te perdoreshin per te bere kerkime, jane embrione te krijuara in vitro, per studime kunder sterilitet, dhe qe ne cdo rast do te shkaterrohen. Per sa i perket inkurajimeve qe presidenti Bush i beri kerkuesve per te gjetur burime te tjera (gjak, kordoni umbelikal etj) qelizash e padiferencuara, kritiket nenvizojne se asnje investim nuk eshte bere per te mbeshtetur kerkimet ne keto burime.Kandidatja demokrate Hillari Klinton e ka cilesuar vendimin si nje “vendosje te ideologjise perpara shkences”.

Qelizat e padiferencuara jane qeliza te cilat nepermjet diferencimit mund te kthehen ne qeliza me funksion specifik si qeliza, nervore, kockore, te gjakut etj. Numri me i madh i ketyre qelizave eshte ne embrionet pak diteshe, nga i cili qelizat do te fillojne te diferencohen, me kalimin e kohes. Perdorimi i ketyre per qellime terapeutike mundeson sherimin e shume semundjeve te cilesuara deri sot si te pakurueshme.

Sipas: LeMonde.fr