Rekorde te se gjalles!

Posted on Qershor 22, 2007 nga

1



Eshte e cuditshme, por per sa mund te duken te vogla dhe te brishta mikrogjallesat jane nder gjallesat me rezistente ne te gjithe planetin. Qe nga shkretetirat, e deri tek akullnajat duke kaluar nga fundi i oqeaneve, bakteret jane gjallesa qe habisin per aftesite e tyre mbijetuese. Me poshte po ju listoj disa nga vendet me te papershtatshme per jeten ku bakteret arrijne te mbijetojne:

Shkretetira e Atakames (Kili) : E pagezuar me pseudonimin Konan (pseudonim teper i goditur per mendimin tim), Deinococcus Radiodurans eshte nje nga bakteret me rezistente mbi Toke, eshte ne gjendje qe nepermjet nje mekanizmi riparues qe rimbledh fragmentet e Adn-se se tij, ti rezistoje rezatimeve jonizuese, rezatimit ultravjollce, te ftohtit dhe mbi te gjitha mungeses se ujit ne vende te shkreta si shkretetira e Atakames.

Antarktide: Methanococcoide jane baktere ne gjendje te jetojne ne akujt polare, dhe mund te mbijetojne edhe ne temperatura prej -20°C. Me keto karakteristika ato jane ne gjendje te jetojne pa problem ne planete te ngjashem me Marsin.

Paqesori lindor: Prane gejzereve nenujore, rriten koloni te tera mikrogjallesash te organizuara ne formen e rratheve bashkeqendrore. Staphylotermus marinus rritet afer qendres se grykes se gejzerit ne temperatura qe arrijne deri ne 90°C. Temperatura keto qe e kalojne se tepermi temperaturen normale te cnatyrimit proteinik.

Rio Tinto (Spanje): Shumica e specieve zhvillohen ne nje pH neutral te afert me ate te ujit: 7. Megjithate Cyanidium caldarium arrin te mbijetoje edhe ne mjedise me pH me te vogel se 1, pra ne mjedise fortesisht acide, dhe perdor si ushqim te vetem dioksidin e karbonit CO2. Kjo alge e kuqe eukariote njeqelizore arrin te mbaje pH ne brendesi te qelizes ne 7, fale disa “pompave” qe jane ne gjendje te nxjerrin jonet pozitive jashte membranes.

Liqeni Natron (Tanzani): Ndryshe nga gjallesat acidofile, disa gjallesa arrijne te mbijetojne ne vende fortesisht bazike, me nje pH me te madh se 10. Natriaba magadii eshte ne gjendje te rritet ne mjedise te tilla, si liqeni Natron ne Tanzani ku pH eshte shume me i larte se ai normal 7, duke sekretuar nje enzime te nevojshme per sintezen e proteinave qe i duhen per te jetuar.

Eh ske c’i thua me te vertete… Rekorde te se gjalles!

Sipas: Science&Vie