Bakteri qe mbijeton ne hapesire!

Posted on Qershor 23, 2007 nga

0



surveyor3 appollo12

Qe mikrogjallesat jane ne gjendje te mbijetojne ne kushte ekstreme mbi toke, ky eshte fakt qe njihet. Megjithate disa shkencetare gjermane kane kerkuar te shkojne me tej ne sprovat qe tregojne mbijetesen e baktereve. Keshtu per te testuar akoma me tej aftesite mbijetuese te mikrogjallesave, ata kane “mbyllur” brenda nje mikrometeoriti artificial, nje bakter te quajtur Bacillus Subtilis, dhe e kane leshuar ne orbite rreth tokes,… per 6 vjet. Rezultati?! Pas 6 vjetesh 10% e baktereve kishin arritur te mbijetonin, kushteve ekstreme te hapesire (mungese uji, ajri, rrezatim i fuqishem ultravjollce etj). Bakteri nuk ishte zgjedhur rastesisht. Ai njihet edhe ne toke per aftesite e tij mbijetuese ne kushte ekstreme (eshte gjetur ne 6000m thellesi ne gropen e Marianeve, ku mungon drita dhe trysnia eshte 1000 me madhe se ajo ne siperfaqe).

Si shpjegohet nje rezistence kaq e larte?

B.Subtilis eshte nje bakter i tipit gram pozitiv, e thene ndryshe nje bakter me nje membrane shume te trashe e perbere nga nje shtrese molekulash komplekse si lipide dhe proteina, qe i lejojne nje mbrojtje te fuqishme kunder agjenteve kimike dhe enzimatike.

Edhe pse nuk eshte hera e pare qe ky bakter arrin te mbijetoje ne hapesire (i njejti tip bakteri eshte gjetur i gjalle edhe ne aparatin fotografik te anijes Surveyor 3, pas 2 vitesh qendrimi ne Hene, nga ekuipazhi i Appollo 12), prova prej 6 vitesh qe bakteri ka arritur te kaloje, rihap dhe njehere diskutimet mbi shfaqjen e jetes ne Toke si pasoje e perplasjes se ndonje asteroidi qe mund te kete mbartur forma primitive te jetes.

Sipas: Science&Vie.