Gjenden agjente antiHIV ne gjak!

Posted on Qershor 25, 2007 nga

3



         Hiv qeliza te kuqe

Perpjekjet per te gjetur nje zgjidhje perfundimtare ne luften kunder Sides nuk rreshtin se avancuari. Pas zbulimit te retrovirusit qe mbron shimpanzete nga HIV, nje zbulim akome dhe me i rendesishem eshte bere.

Nje ekip nga instituti i virologjise te Ulm-it (Gjermani) ka ekzaminuar rreth 1 milion substanca te ndodhura ne gjakun e njeriut, para se te izolonte nje peptid, i quajtur VIRIP, qe eshte ne gjendje te ndaloje virusin e sida-s te hyje ne qelizat qe do te infektoje. Kjo substance eshte ne gjendje te bllokoje ne menyre efikase HIV-1, madje edhe shtresat me rezistente ndaj antiretroviruseve. Si? Peptidi lidhet me nje proteine qe ndodhet ne siperfaqe te virusit, gp41-n, qe perdoret per futjen e virusit ne qeliza, duke e ndryshuar ate dhe duke bere te pamundur futjen e virusit ne qelize. Kjo proteine eshte nje nga pjeset e rralla te virusit qe nuk ndryshojne ne vazhdimesi strukturen e tyre. Modifikime te vogla ne strukturen e VIRIP shumefishojne aksionin e tij, duke e bere akoma me te efektshem.

Nje zbulim mjaft i rendesishem qe mund te kthehet nje dite ne nje arme terapeutike!

Sipas: Science&Vie

Advertisements
Posted in: AIDS / SIDA, gjak, HIV, virus