2009, kompiuter me 5 TByte memorie!

Posted on Qershor 28, 2007 nga

4



Disk i ngurte, Hard DiscKonkurrenca midis kompanive te medha ne fushen e prodhimit te kompiuterave vazhdon te jape frytet e saj ne permiresimin e cilesive dhe uljen e cmimit te produktit qe revolucionalizoi shekullin e 20-te.

Keshtu teksa Hitachi dhe Seagate sapo kane nxjerre ne treg kompiuterat me memorie prej 1 TerraByte (= 1000 GigaByte), Fujitsu per te mos mbetur prapa konkurrences ka vendosur ta pesefishoje kete vlere brenda 2009 duke u mbeshtetur ne nje teknologji te re. Me qellim qe te zvogeloje siperfaqen mbi te cilen regjistrohen te dhenat mbi diskun e ngurte (hard disk) do te perdoret nje lazer rrezja e drites te se cilit do te kete nje diameter prej 50nm (5*10^-8 m). Rrezja e lazerit do te rrise temperaturen ne pjesen e diskut ku do te regjistrohet sinjali, duke ndryshuar vleren e regjistruar mbi disk (nga 0 ne 1 dhe anasjelltas), pjesa tjeter e diskut do te ruaje nje temperature konstante fale nje sistemi te brendshem ftohjeje.

Kerkuesit qe po eksperimentojne lazerat me rreze drite prej 80 nm diameter (po behen kerkime per te zvogeluar akoma me tej diametrin e rrezes) shpresojne te arrijne brenda 2009 nje dendesi prej 1 TB informacion per 1,5 cm2, dhe te krijojne keshtu disqe te ngurte prej 5 TB per kompiuterat e ardhshem te markes.

Sipas: Futura-Sciences.fr

Advertisements