30 GHz: tranzistore gjithnje e me te shpejte!

Posted on Shtator 2, 2007 nga

2



Microprocessor 1Me sa duket hapat galopante qe behen ne fushen e kerkimeve mbi mikroprocesoret do te na bejne qe ne nje te ardhme te afert te perdorim kompiutera me parametra qe vetem para pak vitesh nuk ishin as ne imagjinaten e njerezve. Pas lajmit se ne 2009 kompiuterat personale mund te arrijne deri ne 5 TB memorie, nje tjeter risi po aq interesant vjen nga kerkuesit e Institutit te nanoteknologjise te Univesitetit te Liles(IEMN / CNRS). Kerkuesit ne fjale kane arritur te realizojne tranzistore duke u nisur nga nanotubat e karbonit mbi substraktin e silicit.
Keta tranzistore mund te arrijne frekuenca deri ne 30 GHz, pra rreth 10 here me shume se kompiuterat personale te diteve tona dhe 4 here me shume se rekordi i deritanishem i vendosur nga i njejti grup kerkuesish ne gusht 2006. E rendesishmja e ketyre nanotubave eshte se i gjithe projekti u zhvillua ne temperaturen normale te ambientit, gje qe i ben keta nanotuba po aq te perdorshem sa edhe materiale te tjere me kosto te ulet si xhami ose plastika.
Ky zbulim hap rrugen per perspektiva te reja edhe per programet dhe aplikacionet e ardhshme te cilat do te kerkojne kompiutera me frekuenca te medha perpunimi te dhenash!