Arme te reja ne luften kunder Sidas!

Posted on Shtator 23, 2007 nga

6



hiv-gjak.jpg

Konferenca e 47 vjetore e mbajtur ne Cikago (Illinois), ka ekspozuar metoda te reja ne luften kunder sidas, dhe mbi te gjitha ne parandalimin e saj. Kesaj rradhe kerkuesit jane perqendruar ne parandalimin e infeksionit nga virusi HIV, duke organizuar mbrojtjen e organizmit ne nivelin qelizor. Shkencetaret kane perqendruar studimet e tyre mbi receptorin CCR5, , i cili perdoret nga virusi mbi siperfaqen e qelizave limfocite, per tu fiksuar dhe per tu futur ne brendesi te tyre. Te ndalosh kete proces do te thote ta kthesh HIV ne te pademshem.

Klase e re anti-retrovirusesh.
Per te ndaluar kete proces nje klase e re anti-retrovirusesh eshte ne qender te punimeve, dhe shume studime mbi kete teme jane paraqitur ne konference. Pfizer eshte nje nga laboratoret me te avancuar ne kete drejtim. Sipas doktorit Jacob Lalezari, drejtor i Quest Clinical Research dhe profesor mjekesie ne universitetin e Kalifornise ne San Francisko, eksperimente te kryera ngjallin shpresa te medha ne veprimin e kesaj molekule ne luften per parandalimin e Sidas. Perqindja e pacienteve qe iu nenshtruan kesaj terapie dhe tek te cilet shenjat e virusit ishin zhdukur eshte tre here me e larte se ajo e pacienteve te nenshtruar nje terapie tradicionale.

Nje tjetere laborator, Skering, ka prezantuar Vicriviroc, nje agjent i cili pervec neutralizimit te CCR5-s shfaq edhe aftesi retrovirale afatgjata. Nje tjeter grup kerkuesish nga laboratori Sangamo BioShkenca, ka deklaruar se ka arritur te modifikoje gjenetikisht receptorin CCR5 ne menyre qe te mos i bashkangjitet virusi HIV, gje qe ndalon cdo lloj infeksioni te virusit. Provat klinike te cilat jane aprovuar nga NIH (Instituti Nacional i Shendetit) do te fillojne se shpejti.

Sipas: Futura-sciences