NASA vs. bakteret!

Posted on Shtator 25, 2007 nga

19



kerkues-nasa.jpg Eshte pak e cuditshme te shohesh nje kerkues qe punon ne NASA te kaloje kohen e tij duke pastruar dyshemene si ne figure (kliko per te zmadhuar), e megjithate eshte e vertete dhe kjo per nje arsye te forte. Me sa duket ne anijet hapesinore te derguara nga NASA ne hapesire jane te shumta bakteret qe udhetojne “gratis dhe pa leje”. Per te shmangur cdo lloj keqkuptimi ne rastin zbulimit te ndonje bakteri tokesor si jashtetokesor, NASA ka vendosur ti shpalle lufte ketij armiku te padukshem, por nderkohe duhet qe ai ne fillim te identifikohet dhe katalogohet.
NASA ka vendosur keshtu te katalogoje te gjitha qeniet e gjalla mikroskopike qe mund ti ngjiten nje sateliti apo nje sonde, me qellim qe te perjashtohen nga nje zbulim i mundshem i nje jete jashtetokesore. Per te krijuar nje katalog sa me te plote te mundshem, kerkuesit kane pershkruar te gjitha ambjentet e NASAS kembadorazi duke pershkruar dyshemete me beze sterile te cilat dergoheshin menjehere per analize. 193 specie bakteresh jane gjetur, nga te cilat 13 ende te pazbuluara nga shkenca e sotme.
Katerina Konlej (Catharine Conley), astrobiologe dhe pergjegjese per mbrojtjen biologjike te planetit tek NASA, ka deklaruar se keto kerkime do te shfaqen thelbesore per te bere dallimin midis nje jete tokesore parazite te derguar ne Mars ne menyre te pavetedijshme nga sondat e deritanishme apo per ndonje lloj specie indigjene te rritur ne planet.

Posted in: baktere, jete, NASA