Historia e virusit qe mund te na mbronte nga HIV

Posted on Shtator 28, 2007 nga

29



Hiv

Rreth 4 milion vjet me pare, shimpanzete dhe primatet e tjere ishin te infektuar nga nje retrovirus te cilit stergjysherit tane ishin ne gjendje t’i benin balle. Me kalimin e viteve ky retrovirus arriti te integrohej ne kodin gjenetik te shimpanzeve, duke e ndryshuar kete te fundit dhe duke u bere pjese e tij. Kerkuesit kane arritur te gjejne ne zinxhirin gjenetik te shimpanzeve ADN-ne e ketij virusi, te quajtur PtERV1, dhe kane verejtur se ai eshte ne gjendje tu beje balle disa retroviruseve te diteve te sotme, si ai i HIV-it, qe jane ne gjendje te infektojne trupin e njeriut.

Retroviruset jane te pajisur me ARN, qe i lejon te futin kopje te zinxhirit te tyre gjenetik ne ADN-ne e qelizes se infektuar. Keto fragmente transmetohen me pas nder breza, me evolimin e species. Mendohet se rreth 8% e gjithe zinxhirit tone gjenetik eshte i perbere nga retroviruse endogjene te futura ne ADN-ne njerezore gjate evolucionit.

Duke u nisur nga fragmente te PtERV1 te shperndara ne zinxhirin gjenetik te shimpanzese Mikael Emerman (Fred Hutchinson Cancer Research Center, USA) dhe koleget e tij kane arritur te ndertojne ADN-ne e hershme te retrovirusit. Ata kane zbuluar se nje proteine njerezore e quajtur TRIM5-alpha, eshte ne gjendje te shkaterroje retrovirusin PtERV1 dhe te mbroje trupin njerezor nga ky i fundit, gje qe para disa miliona vitesh ka qene e domosdoshme per paraardhesit tane. Megjithate proteina ne fjale eshte e paafte te ofroje dhe nje mbrojtje ndaj HIV-1, gje qe e ben trupin tone lehtesisht te infektueshem nga ky virus.

Keto punime teper te rendesishme per te njohur me mire menyren e mbrojtjes te organizmit tone nga retroviruset jane botuar sot ne revisten Science.

Sipas: Science et Avenir
Credit: Piperreport.com