Zbulohet shkaku qe ben vdekjeprures virusin H5N1

Posted on Shtator 30, 2007 nga

1



gripi-i-shpendeve.jpg

Shkencëtarët besojnë se virusi H5N1 përbën një nga kërcënimet më serioze të mundëshme për shëndetin publik në të gjitha kohërat. Që nga viti 2003, nga 277 njerëz të infektuar në 10 vende, 60 përqind kanë vdekur. Studiuesit janë përpjekur të zhvillojnë një vaksinë kundër virusit të gripit të shendëve për të parandaluar sëmundjen si dhe për të gjetur një kurë për individët e infektuar.Megjithatë pak dihet për atë që virusi H5N1 shkakton tek trupi i njeriut, thotë Ian Lipkin, profesor i neurologjisë dhe pathologjisë në Universitetin Columbia të Nju Jorkut. Zoti Lipkin është bashkëautor i një studimi ndërkombëtar që merr në analizë individët që kanë vdekur nga virusi. Ai thotë se ai prek fillimisht mushkëritë duke shkaktuar aty çuditërisht dëme të mëdha.

Por përveç mushkërive, Lipkin thotë se studiuesit zbuluan se virusi H5N1 ishte përhapur në organet e tretjes. Infeksioni u zblua gjithashtu në tru dhe në organet riprodhuese.

“Në një nga individët që vdiq, shenja të infeksionit u gjetën gjithashtu në placentë dhe në fetus. Ai ka gjithashtu mundësinë të infektojë fëmijët e palindur”.

Zoti Lipkin thotë se duket se dëmet në trupin e infektuar me virusin H5N1 mund të shkaktohen nga sistemi imun që reagon më shumë sesa duhet – një fenomen që disa e quajnë “stuhi cytokine”. Në një farë mënyre, thotë zoti Lipkin, ky mund të jetë lajm i mirë për zhvillimin e një kure.

“Mund të jemi në gjendje të gjejmë rrugë për të kufizuar dëmin për ta kontrolluar atë, për t’i trajtuar pacientët klinikisht dhe jo vetëm duke u përqendruar tek virusi vetë, por edhe në disa manifestime imunologe të infeksionit”.

Studimi që po vëzhgon ndikimin e virusit të gripit të shpendëve tek shëndeti publik u publikua në revistën mjekësore ndërkombëtare, The Lancet.

Marre nga: VOA-shqip

Të etiketuara: ,
Posted in: biologji, virus