50-vjetori i Sputnik-ut!

Posted on Tetor 4, 2007 nga

1



sputnik.gifMe 4 tetor 1957, Bashkimi Sovjetik leshon ne orbite satelitin e pare artificial, Sputnikun, duke hapur keshtu epoken e pushtimit hapesinor dhe nje gare te eger me Shtetet e Bashkuara.
Sputniku, nje sfere e vogel prej 83 kg, i leshuar ne hapesire me 02:28 me nje rakete R7, paraardhes i Sojuzit, nga nje baze sekrete e ndodhur ne Kazakistan. Nga e njejta baze, Baikonour, do te leshohej me pas me 12 prill 1961, njeriu i pare ne hapesire, Juri Gagarin.
” E pergatitem Sputnikun pa ndonje shprese te madhe. Ne ate kohe objektivi yne ishte te ndertonim nje rakete lufte” – tregon M. Tchertok, babai i Sputnikut.
Pas 3 provave te shkuara dem, prototipi i 4 i R7 arrin te funksionoje, megjithate pjesa kryesore e tij digjet , me te arritur objektivin e vendosur ne Kamcatka (ne lindjen e larget te Rusise). Do te duheshin 6 muaj per ta rindertuar, dhe atehere Korolev propozon ndertimin e nje sateliti artificial nderkohe qe raketa behej gati per leshimin e radhes.
Akademia e shkencave sovjetike ishte duke punuar nderkohe mbi nje projekt per te studimin e atmosferes dhe hapesires. Megjithate nuk arrinin ti dilnin ne krye ketij laboratori fluturues. Atehere Korolev (babai i austronautikes ruse) vendos te ndertoje dicka te thjeshte por gjeniale: dy hemisfera, disa antena dhe nje sistem ushques per energji. Asgje te veshtire. Sateliti u ndertua ne pak me shume se 2 muaj nderkohe qe per ndertimin e raketes ishin dashur 3 vjet.

Leshimi i Sputnikut ishte programuar per ne daten 6 tetor, por duke marre vesh se me 5 tetor amerikanet do te prezantonin ne nje konference kombetare punimet e tyre mbi satelitet, punimet shpejtohen dhe me 4 tetor 1957 Sputniku vendoset ne orbite dhe fillon te leshoje “bip, bip”-in e tij te famshem.
Shtetet e bashkuara nuk leshojne pe dhe dyfishojne kerkimet ne kete fushe, aq sa nje muaj me vone per te ruajtur supremacine Bashkimi Sovjetik detyrohet te leshoje ne hapesire, nje Sputnik te dyte me ne bord qenien e pare te gjalle ne hapesire, qenushen e vogel Lajka.
Lufta per pushtimin e hapesires sapo kishte filluar…

Të etiketuara: , ,