Pasojat ekonomike te ngrohjes globale!

Posted on Tetor 7, 2007 nga

8



ngrohja-globale.jpg

Ndryshimi klimatik, “pasoje e aktivitetit njerezor me efekte nga me shkaterruese te njohura ndonjehere ne ekonomi”, do te ngadalesoje rritjen ekonomike boterore dhe te rrite inflacionin, paralajmeron banka Morgan Stanlej ne nje studim te publikuar me 4 tetor.
Rritja e cmimeve do te shfaqet fillimisht ne ushqimet, ne uji, dhe ne taksat e qymyrit. Sektore te tjere si energjitika, transporti, ndertimi, industria dhe biznesi i pronave te paluajtshme do te preken ne menyre jo te drejtperdrejte si pasoje e nevojes per te ulur sasine e dioksidit te karbonit qe depozitojne ne atmosfere. Karakteri i paqendrueshem i klimes do te theksoje paqartesite dhe do te sjelle nje rritje te rrezikut ne investime gje qe do te sjelle uljen e ketyre te fundit.
Shtetet do te preken ne menyra te ndryshme nga ndryshimi klimatik ne varesi te sektoreve thelbesore ne ekonomine e tyre, me te “dobtit” jane “agrikultura, turizmi, bizneset e argetimit dhe te gjithe sektoret qe perdorin se tepermi punen e dores“. Vendet e medha do te jene me pak te ndjeshem ndaj pasojave ekonomike te ngrohjes pasi kane nje diversitet me te madh gjeologjuk dhe ekologjik se vendet e vogla.
Sipas bankes roli i politikave publike eshte thelbesor per te ndaluar shperdorimin energjitik. “Zbulimi i teknikave te reja qe te mund te ulin perqindjen e CO2 dhe zhvillimi i teknologjive ekzistuese jane ne thelb te aksioneve per te ndaluar ngrohjen klimatike” thekson Morgan Stanlej. Sipas bankes, fonde kerkimi duhet tu akordohen ndermarrjeve te vogla qe studiojne energjite alternative ne menyre qe ne te ardhmen keto te fundit te zevendesojne menyrat e sotme te prodhimit te energjise.

Advertisements