Cmimi Nobel 2007 ne mjekesi

Posted on Tetor 8, 2007 nga

3



capecchi-smithies-evans-nobel-2007.jpg

(Ne foto nga e majta ne te djathte: Mario R. Capecchi, foto e marre gjate fjalimit te dhenies se cmimit Nobel, Oliver Smithies dhe sir Martin J. Evans)

Mario R. Capecchi, Oliver Smithies dhe Martin J.Evans jane fituesit e cmimit Nobel per mjekesine. Cmimi, qe me sa duket nuk ka per ti pelqyer shume zotit Bush, ju eshte dhene per zbulimet e tyre te rendesishme ne qelizat e padiferencuara dhe ne mekanizmat e rikombinimit te ADN-se ne gjitaret.
Me 1981 britaniku Martin Evans, zbulon ne universitetin e Kardifit ne Britanine e Madhe, qelizat e padiferencuara embrionale, e thene ndryshe qelizat e para qe shfaqen pas takimit te nje spermatozoidi me nje veze. Merita e tij qendron jo aq ne zbulimin sa ne intuiten qe pati duke menduar se keto qeliza jane te pa specializuara, pra mund te kthehen ne cfaredo lloj qelize: qeliza kardiake, neurone, qeliza te epidermes, te gjakut etj. prej nga emri qeliza te padiferencuara. Ai arriti te vertetoje se ekziston nje mekanizem, i fshehur ne zemer te ketyre qelizave “zanafille”, qe i dergon nje sinjal gjate ndarjeve te metejshme qelizore duke u percaktuar rolin e tyre te ardhshem: “ti do te behesh nje mushkri, ti nje veshke”. Nje zbulim mese i rendesishem pasi ne ardhmen per te prodhuar nje organ per nje transplant, dhe per te shpetuar nje jete, mundet thjesht te caktohet mesazhi qe do tu jepet ketyre qelizave, ne menyre qe te prodhohet organi ne fjale. Edhe pse thjesht i mahnitshem dhe teper shpesedhenes ky zbulim hapi nje debat moral i cili vazhdon akoma dhe sot mbi te drejten qe ka njerezimi per te bere nje hap te tille.

Pese vjet me vone, italoamerikani Capecchi dhe Oliver Smithies, qene te paret qe arriten te bejne te linde nje mi te cilit i kishin “c’aktivizuar” disa gjene, pra i kishin kthyer ne gjene te heshtur, qe para lindjes. Po aq i rendesishem sa i pari ky zbulim te le thjesht pa fjale ne qofte se mendon se sa semundje te transmetueshme gjenetikisht mund te kuroje. Dy kerkuesit arriten te kthejne ne nje gjen te heshtur, pra gjen qe nuk shfaqet dhe si pasoje nuk ndikon ne jeten e nje gjallese, nje gjen qe ne gjendjen e tij natyrore do te luante nje rol te rendesishem ne karakteristikat e formimit te qenies ne te ardhmen. Zbulimi hapte rruge per sherimin e semundjeve te transmetueshme gjenetikisht. E thene ndryshe duke bere harten gjenetike te nje qenieje qe para lindjes se saj, do te ishte e mundur te “c’aktivizoheshin” gjenet qe shkaktonin semunje shpeshhere te pasherueshme, dhe te shpetohej jeta e pacienteve qe do te ishin te denuar te lindnin te semure.
Por edhe ky zbulim si ai i Evans, vazhdon te hase teper polemika mbi te drejtat qe kane njerezit per te nderhyre ne gjenet dhe ne formimim e qenieve te ardhshme, te drejta shpeshhere te atribuara vetem Zotit. Nga ana tjeter ky debat permban ne thelb edhe idene e kerkimit te persosjes se njeriut ne menyre mekanike gje qe e ben te ndahet nga menyra natyrale e krijimit te tij.
I lajmeruar naten e ndjeshme rreth ores 3 te mengjesit Capecchi eshte shprehur teper entuziast per cmimin e marre te cilin e ka cilesuar si “nje nder te mrekullueshem per te gjithe personel qe punon ne laborator dhe po ashtu edhe per universitetin”. “Kam ndermend te vazhdoj kerkimet e mia edhe per 20 vitet e ardhshme – ka thene ai. “Per momentin punojme vetem mbi minj, por do te me pelqente te shihja nese do te ishte e mundur ta zgjeronim teknologjine tone edhe ne organizma te tjere me te komplikuar” -ka shtuar me pas duke theksuar shpresat per arritjet e ardhshme te ketij zbulimi.
Edhe pse teper te debatuara zbulimet e tre kerkuesve mbeten teper te rendesishem per shkencen, dhe sot ata shperblehen me cmimin me te larte te njohur ne kete fushe.