Hapet java e Nobel-it!

Posted on Tetor 8, 2007 nga

1



nobel.jpgEshte hapur sot ne Stokolm java e ndarjes se cmimeve Nobel, me dhenien e cmimit Nobel per mjekesi italo-amerikanit Mario Capecchi, amerikanit Oliver Smithies dhe kolegut te tyre britanik Martin Evans. Gjate kesaj jave do te ndahen cmimet per kerkuesit me gjeniale te planetit, dhe per personat qe me aktivitetin e tyre kane permiresuar jeten e njerezimit. Neser do te shpallen fituesit e Nobelit per fiziken ndersa te merkure jepet Nobeli per kimi. Me pas do te shpallen edhe fituesit e Nobelit per paqe (emri Al Gorit qarkullon neper “koridore”).

Ne blogshkenca do te kini mundesine te ndiqni te gjitha aktualitetet per sa i perket ndarjes se cmimeve , dhe artikuj te detajuar mbi fituesit dhe kerkimet e tyre (ai i mjekesise eshte duke u punuar). Ju mund te ndiqni te gjitha te rejat duke konsultuar rregullisht faqen, ose duke konsultuar kategorine e caktuar ne Ngjarje/Nobel 2007.

Posted in: NOBEL, Nobel 2007