Nobeli 2007 per kimine!

Posted on Tetor 10, 2007 nga

0



Gertrand Ertl Nobel 2007 kimi Cmimi Nobel ne kimi per vitin 2007 i eshte dhene gjermanit Gerhard Ertl per punimet e tij mbi “proceset kimike mbi siperfaqet ngurta”, punime qe lejojne per shembull te kuptohet shkaterrimi i shtreses se ozonit. “Z.Ertl ka hedhur bazat e kimise se siperfaqeve moderne, nje shkence “qe mund te ndihmoje te kuptohen disa lloj procesesh, si per shembull perse ndryshket hekuri, pyetje teper e vjeter por pa nje pergjigje perfundimtare”, ka theksuar Akademia mbreterore e shkencave e Suedise. Kerkuesi, profesor merite i Shoqerise Maks Plank, nje prej qendrave te kerkimit me te rendesishem ne Gjermani, ka festuar dje me 10 tetor, 71 vjetorin e tij dhe e ka cilesuar cmimin si “dhuraten me te mire qe mund ti behej”. “Fillimisht kam mbetur pa fjale dhe duhet ta pranoj qe kam qare” – i ka thene ai shtypit gjerman.
Kancelierja gjermane Angela Merkel ka pergezuar laureatin. “Eshte nje nder i madh per shkencetaret gjermane”-ka thene ajo. Gerhard Ertl ka arritur te tregoje se si rezultate te besueshme mund te merren ne nje fushe kerkimesh te veshtire. Metodologjia e tij perdoret njekohesisht ne kerkimet e rendesishme si dhe ne zhvillimin e procesece kimike ne industri. Gerhard Ertl ka arritur te jape nje pershkrim te detajuar te menyres se si ndodhin reaksionet kimike mbi siperfaqet dhe ka hedhur ne kete menyre bazat ne kimine e siperfaqeve moderne. Zoti Ertl ka studiuar gjithashtu oksidimin e monoksidit te karbonit mbi platinin, nje reaksion qe u lejon automjeteve te pajisuara me nje katalizator te posacem te nxjerrin ne atmosfere gazra me te paster. “Kimia e siperfaqeve mundet te shpjegoje edhe shkaterrimin e shtreses se ozonit, disa etapa thelbesore te reaksioneve qe ndodhin mbi siperfaqen e kristaleve te akullit te ndodhur ne stratosfere.
Punimet e Z.Ertl kane hapur rrugen zhvillimit te burimeve te energjise se paster dhe do te drejtojne proceset e krijimit te baterive me karburant” -ka precizuar akademia. Baterite me karburant mund te prodhojne energji elektrike duke u nisur nga hidrogjeni dhe oksigjeni dhe leshojne ne atmosfere vetem uje dhe nxehtesi.
Ky eshte Nobeli i trete qe jepet kete vit pas atij te mjekesise dhe te fizikes. Priten akoma Nobel-et e paqes dhe te letersise si dhe ai i ekonomise qe do te shpallet me 15 tetor.

Sipas: Canadian Press

Advertisements
Posted in: Nobel 2007