Ndahen Nobel-et edhe per letersine dhe paqen

Posted on Tetor 12, 2007 nga

1



Doris Lessing Al Gore Nobel 2007 Jane ndare dje dhe sot edhe 2 cmime te tjera Nobel, perkatesisht ai i letersise dhe i paqes.
I pari i ka takuar britanikes 87 vjecare Doris Lessing. Nje cmim qe shperblen “rrefyesen epike te eksperiencave femerore e cila me skepticizem, kembngulje dhe nje force vizionare analizon ne vepren e saj nje qyteterim te ndare” – ka theksuar akademia suedeze. Vepra e Lessing ka qene gjithnje e ndikuar nga Afrika dhe probleme e femrave. Cmimi ka qene mjaft i papritur pasi shkrimtarja edhe pse me nje te shkuar te njohur ka qene pak e cituar ne aktualitetin e qarqeve letrare suedeze. Doris Lessing eshte femra e 11 qe ka marre cmimin Nobel ne letersi qysh prej fillimeve te tij.

Cmimi Nobel per paqen i ka takuar te perfolurit Al Gore dhe sektorit te OKB-se mbi klimen (Giec), per perpjekjet e tyre tre lidhura me ndryshimin e klimes dhe me zgjerimin e ndergjegjes shoqerore lidhur me kete ceshtje.
Cmimi u eshte dhene gjithashtu edhe “per punen e bere ne mbledhjen dhe shperndarjen e njohurive mbi ndryshimin klimatik te shkaktuar nga njeriu dhe per faktin se kane hedhur bazat per marrjen e masava te nevojshme ne luften kunder ketyre ndyshimeve”- ka deklaruar sot ne mengjes ne Oslo presidenti i komitetit te cmimit Nobel per Norvegjine, Ole Danbolt Mjoes.
Motivi i dhenies se cmimit Nobel per paqe te ben te mendosh se sa rendesi ka marre tashme ceshtja e ngrohjes globale dhe sa serioz mund te behet ky problem (ne qofte se nuk eshte qe tani) brenda pak vitesh po te mos merren masa.

Advertisements
Të etiketuara: ,
Posted in: mjedisi, Nobel 2007