Terapi kunder demtimeve cerebrale te HIV-it!

Posted on Tetor 12, 2007 nga

0



HIV Nje kombinim i disa medikamenteve te perdorura gjeresisht ne terapite kunder HIV-it duket se eshte ne gjendje te ndaloje demet neuronale qe sjell ky virus.
Eshte ky perfundimi qe eshte botuar ne revisten “Neurology” organ zyrtar i Akademise Amerikane te Neurologjise (American Academy of Neurology). Ne studim kane marre pjese 53 burra dhe gra me nje moshe mesatare prej 38 vjet, te cileve u eshte marre, qofte para qofte pas trajtimit, nje bio-shenjues (biomarker), i quajtur ndryshe edhe proteina e lehte e neurofilamentit. Ky biomarker eshte ne gjendje te tregoje demtimet ne aktivitetin cerebral te personit nga i cili eshte marre. Pjesemarresve u eshte injektuar per nje vit nje kombinim i disa medikamenteve antiretrovirale e njohur edhe me emrin HAART (Highly Avtive Anti-Retroviral Therapy).
Sipas te dhenave te raportuara nga kerkuesit, 21 nga 56 persona tregonin nivel te larte te kesaj proteine ne fillim te terapise (pra nje aktivitet te ulet cerebral), numri i te cileve pas 3 muajsh trajtimi me HAART ishte pergjysmuar. Pas nje vit trajtimi, vetem kater persona kishin akoma nnivele te larte te ketij bio-shenjuesi.
“Ky lloj trajtimi me sa duket eshte ne gjendje te ndaloje procesin neurodegjenerativ te shkaktuar nga HIV-i”- ka shpjeguar Asa Mellgren, kerkuese qe ka marre pjese ne studim.
“Rezultatet konfirmojne qe qe proteina e lehte e neurofilamentit, mund te sherbeje si marker i dobishem per monitorimin e pacienteve te prekur nga HIV-i dhe per te vleresuar efikasitetin e HAART-it.”

Marre nga: LeScienze.it

Posted in: AIDS / SIDA, HIV, proteine