Te hash a te mos hash? Kjo eshte… e shkruar ne gjenet!

Posted on Tetor 14, 2007 nga

3



dopamine_receptor.jpg

Ha per te jetuar, apo jeton per te ngrene? Pergjigja, per te gjithe ata qe kane nje peshe jo indiferente mbi peshore, eshte e shkruar ne gjenet nga te cilat varet kenaqesia e lidhur me te ngrenin. E publikuar ne revisten Behavioral Neuroscience, zbulimi eshte bere nga kerkues te universitetit te Bufalos ne SHBA, te drejtuar nga Leonard Epstein. Kerkuesit kane zbuluar qe ndryshimin midis sasise se ushqimit qe hame e ben gjeni Taq1 A1, qe prodhon receptoret per shenjuesin e kenaqesise, dopaminen. Ne baze te numrit te receptoreve te kenaqesise qe ndodhen ne neuronet, mund te marrim me shume ose me pak kenaqesi nga nje sasi e njejte ushqimi. E thene ndryshe, ata te pafat te cilet kane pak receptore, kane nevoje te hane me shume per te “ngopur” kenaqesine e tyre te te ngrenit. Ndjenjat e kenaqesise shfaqen ne tru nga dopamina: me shume dopamine sjell nje ndjesi mireqenieje dhe kenaqesie me te madhe nga nje aksion, per shembull seksi, ose nga dicka, per shembull ushqimi ose drogat. Per ti u pergjigjur dopamines truri perdor nje grup me receptoresh te quajtur D2. Sa me pak receptore ndodhen ne neurone, aq me shume dopamine do te nevojitet per te provuar nje ndjenje kenaqesie. Dhe numri i receptoreve per dopamine i cdo individi eshte i shkruar ne gjenet e tij. Duke analizuar ADN-ne, zakonet e te ngrenit dhe pasionin per ushqimin te nje grupi vullnetaresh, obeze dhe normale, kerkuesit kane pare se ata qe hane me shume, dhe keshtu shume prej obezeve, jane ata te cilet kane me pak receptore per dopaminen.
Zbulimi sipas eksperteve mund te ndihmoje ne perpunimin e dietave dobesuese te personalizuara ne baze te kenaqesise qe provohet nga te ngrenit.

Marre nga: Yahoo.it

Të etiketuara: ,
Posted in: biologji, gjen