Nobel & iGnobel

Posted on Tetor 15, 2007 nga

0



Dhe për këtë vit, përveç çmimeve Nobel që tashmë i njohim të gjithë, u ndanë dhe çmimet injobel (iGnobel), që janë një “mirnjohje” që i bëhet punës shkencore në fusha nga më të çuditëshmet, por me një dobi praktike shumë të kufizuar (për të mos thënë të kota).
Që prej vitit 1991, revista shkencore/humoristike Annals of improbable research vlerëson aktivitetin kërkues në studimet më të çuditëshme dhe kurioze si dhe ju jep çmimet simbolike (që ndonjëherë janë dhe rast polemikash, si rasti i Çmimit të Paqes, dhënë Edward Teller, babait të bombës me hidrogjen dhe ‘partizan’ i luftës së yjeve).

Fituesit e çmimeve IgNobel 2007 nuk janë më poshtë se paraardhësit e tyre, ndër ta mund të veçojmë çmimin për:

-mjekësinë: të dhënë dy studiuesve që arritën të dimostronin se gëlltitja e shpatave… mund të shkaktojë dhimbje fyti.

– fizika: si mund të palosen çarçafët sipas një formule matematike

– Kimia: dy gjenive të International Medical Center në Japoni, që kishin zbuluar se si mund të nxirret aroma e vaniljes nga bajgat e lopëve (dhe po studiojnë se si mund të nxjerrin gjak nga rrepka)

Një injobel dhe për studiuesit e Universitetit të Barcelonës, që pasi kishin studiuar, kishin arritur në përfundimin që: minjtë, jo gjithmonë arrijnë të dallojnë kur dikush flet gjuhën Japoneze ose Hollandeze… së prapthi.

Injobel për letërsinë, ju dha studimit rreth problemeve që nyja ‘the’ i krijon atyre që realizojnë listat e emrave.
Dhe së fundi, dy raste që vlen të përmënden ndër ata që fituan:
Ai për Paqen, i dhënë Laboratorëve të Air Force të Dayton-as (USA) , që kishin sygjeruar për të realizuar një bombë gay, në gjëndje që të shpërndajë një gaz që do ti shtynte ushtarët e ushtrisë armike që të realizonin mardhënie seksuale me njëri-tjetrin, dhe tjetri, universitetit të Quilmes, Argjentinë, sepse kishte arritur me sukses studimin me temë: vetitë e viagra-s për të rekuperuar jetlag-un …. tek minjtë.

Posted in: Nobel 2007