Nobeli i ekonomise mbylli javen e Nobelit!

Posted on Tetor 19, 2007 nga

0



nobel ekonomi Eshte ndare diten e hene me date 15 tetor edhe Nobeli i fundit, ai i ekonomise duke mbyllur keshtu javen e Nobelit per kete, vit. Cmimi i ka takuar tre amerikaneve: Leonid Hurwicz, Erik Maskin (Eric Maskin) dhe Roxher Majerson (Roger Myerson), per punimet e tyre ne hedhjen e bazave te teorise se quajtur “teoria e konceptimit te mekanizmave”, e cila lejon te shpjegohen kushtet ne te cilat tregjet funksionojne rregullisht, dhe kushtet ku ato funksionojne keq.
Kjo teorie “e filluar nga Leonid Hurwicz dhe e zhvilluar me pas nga Maskin dhe Majerson” ka luajtur nje rol te rendesishem ne ekonomine dhe ne shkencat politike moderne. Kjo eshte arsyeja per te cilen Akademia mbreterore e shkencave te Suedise e ka nderuar me kete cmim. “Ky koncept ka permiresuar se tepermi menyren tone te kuptimit te ndarjeve optimale, duke patur parasysh nxitjet dhe informacionin e jetes private te individeve. Ai u mundeson ekonomisteve, qeverive, dhe ndermarrjeve te “dallojne situatat ne te cilat tregjet do te funksionojne mire dhe ato ne te cilat do te kete probleme” – ka nenvizuar Akademia.
Ne moshen 90 vjecare M.Hurwicz ka thene se ka mbetur teper i habitur. “Me kalimin e kohes nuk mendoja me se ky cmim do te vinte”. Ai eshte personi me i moshuar qe ka marre ndonjehere nje cmim Nobel, sipas Akademise.
Ky cmim ka mbyllur edhe sezonin e sivjetshem te ndarjes se cmimeve Nobel. Mario Capecchi, Oliver Smithies dhe Martin Evans kane qene fituesit e Nobelit te mjekesise, Albert Fert dhe Peter Grunberg te atij te fizikes, Gerhard Ertl te kimise, britanikja Doris lessing ka fituar Nobelin e letersise, ndersa Al Gore – it dhe grupit te eksperteve nderqeveritare te OKB-se per klimen, i ka takuar Nobeli per paqen.

Posted in: Nobel 2007