Energji alternative (hidrogjeni)

Posted on Tetor 26, 2007 nga

7




hidrogjeni.jpgItm Power, është një shoqëri angleze që po përgatit për të hedhur në treg një dispozitiv për prodhimin e hidrogjenit nëpërmjet elektrolizës së ujit.

Ky aparat, mund të vihet në funksionim nga energjia e rrjetit elektrik, por për një autonomi të plotë, mund të shfrytëzojë enerigjinë solare (diellore) ose atë eolike(të erës).

Elektrolizatori do fillojë që të prodhohet në mars 2008 ( www.itmpower.com), dhe hidrogjeni i prodhuar prej tij, magazinohet në serbatorë të posaçëm dhe mund të përdoret në vënd të gazit natyror për gatim dhe ngrohje (me të mirën tjetër, përveç sasisë shumë më të madhe të ujit se nafta në natyrë, ka dhe që, në vënd të CO2, produkti i djegies është avull i zakonshëm uji).

Gjithashtu, do përdoret dhe për prodhimin e energjisë elektrike si dhe si “karburant” për veturat.

Teorikisht gjithçka është e eksperimentuar dhe provuar , praktikisht, ngelet për tu verifikuar kostoja e prodhimit të hidrogjenit nëpërmjet elektrolizës së ujit dhe nëse vërtet kjo shoqëri ka arritur që të prodhojë me të vërtetë elektrolizatorin shtëpijak.

Gjithsesi, është një nga skenarët e mundshëm energjitike të një të ardhmeje jo të largët.