Nje molekule qe bllokon shumimin e virusit HIV!

Posted on Tetor 28, 2007 nga

2



hiv-2.jpgNje metode teresisht e re per te bllokuar infeksionin nga virusi HIV-1 (forma me e perhapur e virusit te Sides tek njeriu) eshte realizuar nga kerkuesit e CNRS (Centre National de la Recherche Scientifique) dhe te Universitetit te Montpelies. Behet fjale per nje molekule kimike, e cila “sulmon” mekanizmat qelizore qe perdor virusi i SIDA-s per tu shumuar. Keto resultate jane prezantuar ne revisten Plos Pathogens (reviste shkencore ne linje).
Ka me shume se njezet vjet qe trajtimet efikase kunder HIV-it kane permiresuar cilesine e jetes se personave te infektuar nga ky i fundit. Keto trajtime perdorin disa molekula (ne pergjithesi tre, prej nga vjen edhe emri triterapi) qe prekin mekanizmat vetjake te virusit. Fatkeqesisht, ky virus eshte ne mutacion te vazhdueshem, dhe kjo i lejon te zhvilloje mekanizma te tjere rezistente ndaj medikamenteve qe perdorim.
Metoda e re, e krijuar nga kerkuesit e Institutit te Gjenetikes Molekulare te Montpeliese, lejon te evitohen keto probleme duke sulmuar jo me mekanizmat vetjake te virusit por mekanizmat qelizore qe perdor virusi per tu shumefishuar. Kerkuesit kane arritur te krijojne nje molekule kimike (IDC16), te afte te ndaloje infeksionin nga HIV-1, duke bllokuar maturimin e ARN-ve te virus pra duke bllokuar shumimin e tij. Kjo molekule eshte efikase jo vetem ne shtresa te ndryshme virale te perdorura ne laboratore por edhe ne viruse te marre nga pacientet, edhe nese keta viruse jane rezistente ndaj triterapise se zakonshme.
Kjo menyre e re terapeutike shfaqet si teper premtuese ne luften kunder SIDAS, por edhe kunder cdo lloj tjeter patologjie te shkaktuar nga viruse qe perdorin mekanizmat e qelizes per tu shumuar.

Sipas: CNRS

Advertisements
Të etiketuara: ,