Central diellor …ne ORBITE !

Posted on Tetor 31, 2007 nga

2



centrali-diellor-orbital.jpg

Kemi folur edhe me perpara per energjite alternative dhe per projekte qe mund te perdornin resurse te riperteritshme per te krijuar energji, megjithate ky projekt per nga madhesia dhe nga ambicia e tij ua kalon se largu gjithe te tjereve. Behet fjale per nje central diellor te vendosur ne orbiten gjeostacionare (orbita e ndodhur pingul mbi ekuator ne nje lartesi prej 35 786 km) rreth tokes, diametri i te cilit mund te arrija ne disa kilometra. Teper fantazioz si projekt? Jo dhe aq perderisa qysh prej 30 vjetesh Amerikanet dhe Ruset jane duke punuar mbi kete lloj centrali, i cili mund zgjidhte jo pak probleme ekologjike. Energjia ne Toke do te dergohej nepermjet rrezesh te vogla mikrovalesh me intensitet te larte. Megjithate deri me sot projektet jane lene pas dore duke marre parasysh rreziqet qe mund te sjellin, dhe mbi te gjitha cmimin e larte qe mund te kete nje strukture e tille.
Por deri me sot! Sepse tani gjerat mund te ndryshojne. Rritja e cmimit te naftes, analistet parashikojne se cmimi mund te dyfishohet brenda pese vitesh, ka bere qe te rishikohen edhe njehere teknologjite energjitike alternative te lena pas dore per shkak te rentabilitetit te paket. Centralet orbitale bejne pjese ne to…
Keshtu Sekretariati amerikan i Mbrojtjes ka rihapur kete projekt me ndihmen e Nasas. Sipas JPL (Jet Propulsion Laboratory), nje projekt i tille mund te behej mjaft frytdhenes neqoftese cmimi i naftes arrin ne 150 dollar/fuci (cmimi i sotem eshte 75 dollare/fuci ndersa ne 2005 ishte rreth 50 dollare/fuci)
Agjensia hapesinore amerikane, e cila ka harxhuar plot 23 milion euro vetem per studimin e vendosjes ne orbite te paneleve diellore, beson ne kete projekt. Sipas vleresimeve te eksperteve, keto panele mund te dergojne ne toke rreth 10 GW fuqi elektrike (po aq sa 10 centrale berthamore). Ne 36000 kilometra lartesi panelet do te merrnin rreth 8 here me shume energji se ne toke, gje qe justifikon se tepermi nje investim te tille.
Amerikanet megjithate nuk jane te vetmit te interesuar ne kete projekt, pasi Japonia, vend i varfer ne resurse nentokesore, eshte duke punuar mbi nje projekt te tille qysh prej vitit 2001. Japonezet parashikojne leshimin, para 2040-s, te nje centrali prej 20000 tonesh me nje kapacitet prej 1 GW fuqi, i pajisur me 2 panele prej 1 kilometer.
Ne Rusi, qendra e kerkimeve Mstislav Keldych, ndertuesi hapesinor RKK Energia dhe Instituti qendror i ndertimeve mekanike (Tsniimash) jane duke punuar mbi nje projekt te ngjashem. Por sipas Anatoli Khabarov, pergjegjes i RKK Energia, veshtiresit kryesore nuk jane ne ndertimin e ketij kompleksi por ne sigurine e tij. “Imagjinoni qe nje central gjigand te humbe orientimin e tij dhe qe rrezja te bjere larg receptorit. Ne qofte se nje fluks i tille energjitik pershkron ndertesat e banuara ose ndermarrjet industriale, do te djege te gjithe pajisjet elektronike, dhe njerezit mund te pesojne djegie te demshme. Dhe duhen mbyllur zona te gjera te qiellit nga transporti ajror. Per te mos folur me pas per pasojat ne qofte se nje central i tille perdoret per qellime te keqija”.
Nga ana tjeter edhe dyndja e orbites nga satelitet eshte nje tjeter problem. Ne disa vende orbita po behet gjithnje e me e dendur, dhe kompanite telefonike nuk i shohin me sy te mire keta “perbindesha” me nje diameter prej disa kilometrash.
Shkurt, edhe pse keto centrale jane teorikisht te mundshme, duket se nuk jane akoma gati te nisen per ne hapesire. Megjithate asgje nuk e pengon nje gje te tille ne nje te ardhme te afert…

Sipas: Futura-Sciences

Të etiketuara: