Dëmtohet një nga panelët solarë të ISS

Posted on Nëntor 1, 2007 nga

0



Paneli solar i dëmtuarInxhinierët e hapësirës janë të shqetësuar dhe po bëjnë çmos që të gjejnë një zgjidhje për të eleminuar këtë të papritur në ISS (Stacioni Spacial Internacional).

Scott Parazynsky e Doug Wheelock, dy astronautët që kishin dalë nga stacioni për të rivendosur panelet solare, pasi hapën dy të parat, në grupin tjetër panë se diçka e pengonte ‘tapetin’ prej 35 metrash që të çrrotullohej ashtu si dhe të tjerët që patën hapur më parë, dhe konstatuan që shkaku i kësaj pengese ishte një e çarë prej disa centimetrash në njërin nga modulet e panelit.

Riparimi sa më shpejt i këtij moduli, shndërrohet ne një prioritet absolut që bën që të ndryshojnë komplet planet e grupit të fundit të astronautëve që shkuan me Shuttle Discovery në ISS, të cilët patën shkuar ndër të tjera që të kontrollonin ‘përse’-në e pranisë së tallazhit të hekurit në njërën nga turbinat ( për të gjetur pjesët që fërkoheshin dhe krijonin atë limaturë hekuri). Nëse nuk ndërhyhet sa më shpejt, ajo e çarë mund të rihapet më tepër, gjë që do ta bënte të papërdorshëm të gjithë panelin, prej të cilit varet pjesërisht e ardhmja e gjithë stacionit.

Posted in: hapesire, NASA