Molusku me i vjeter ne bote!

Posted on Nëntor 1, 2007 nga

0



molusk-400-vjecar.jpg

Kur ky molusk ishte ne stadin e larves, Galileu ishte duke studiuar ligjin e tij mbi renien e lire te trupave, Shekspiri punonte mbi Hamletin ose Otellon dhe Xhordano Brunoja kishte pak kohe qe ishte djegur ne turren e truve sepse kishte pohuar se universi ishte i pafund dhe se permbante brenda tij bote te tjera si e jona.
Ne 2006, Paul Butler dhe James Scourse, dy biloge te universitetit te Bangorit ne Islande morren pjese ne Millennium Project, nje program qe permblidhte 40 universitete dhe qe kerkonte te percaktonte ndryshimin klimatik gjate mijevjecarit te dyte. Gjate brigjeve islandeze, mjetet e tyre lundruese arriten te peshkonin nje molusk mjaft te vjeter, nje kuahog nordik (Arctica islandica).
Mosha e ketyre kafsheve mund te percaktohet duke numuruar vijezimet e guackes se tyre, cdonjera prej te cilave eshte afersisht rreth 0,1 mm dhe percakton 1 vit jete. Nje kerkues i ri, Al Wanamaker, ka arritur ta percaktoje moshen e ketij molusku dhe ka arritur ne rezultatin se ai tani duhet te jete rreth 405 – 410 vjet. Keto lloj molusqesh dallohen per jetegjatesine e tyre qe e kalon se tepermi ate te breshkave te detit edhe pse keto te fundit jane teper te njohura per jetegjatesine e tyre.
Rendesia shkencore ne gjithe kete? …Biologet mendojne se ky lloj molusku ka karakteristika te vecanta qe i lejojne te luftoje kunder plakjes. Ideja eshte te studiohen keto karakteristika, per te zbuluar ate cka njeriu po e kerkon prej kohes, sekretin e jetegjatesise…

Të etiketuara:
Posted in: biologji, evolucion