Supermiu amerikan

Posted on Nëntor 2, 2007 nga

1



Bën 20 metra në minutë pa u lodhur, jeton më gjatë se të tjerët dhe ha pothuajse dyfishin dhe as që nuk shëndoshet. Është një Super mi, krijesa e fundit e dalë nga laboratorët e Case Western Reserve University të Cleveland, në Ohio.

Richard Hanson, që ka drejtuar grupin e studiuesve thotë se karakteristikat fizike të Supermiut mund të krahasohen me rezultatet e çiklistit Lance Armstrong, që ka fituar Tour de France nga 1999 në 2005. Ndryshimi gjenetik i një gjeni që realizon ndër të tjera metabolismin e glukozës duket sikur është në bazën e aftësive të miut përsa i përket mosshëndosjes si dhe mungesës së dhimbjeve nga një prodhim i tepërt i acidit laktik.

Egzemplari i parë është krijuar 4 vjet më parë duke injektuar një përqindje të lartë të enximës phosphonenolpyruvate carboxykinase (PEPCK-C), në embrionin e një miu. Rezultatet e para janë publikuar në faqet e Journal of Biological Chemistry.

Shkencëtarët, spjegojnë se qëllimi i tyre nuk është krijimi i një “Njeriu bionik”, por pranojnë se ndryshime të tilla në gjenomën umane janë të mundshme, të paktën teorikisht. Sepse sipas professor Hanson, “njeriu e ka identik të njëjtin gjen, pra mund të arrihet i njëjti rezultat, por , sipas tij, do të ishte mostruoze dhe komplet e gabuar”.

Sidoqoftë, shoqëritë farmaceutike mund të përdorin rezultatet e këtij kërkimi për të realizuar droga të reja inframuskolare, që mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve në disa kategori të sëmurësh, por rreziku është se ajo mund të përdoret dhe prej atletëve.

Posted in: gjen, krijim