Discovery niset drejt Tokes

Posted on Nëntor 5, 2007 nga

1



discovery.jpg

Agjencia amerikane e Hapësirës thotë se anija Discovery u shkëput nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës, për të filluar udhëtimin dy-ditor të kthimit në Tokë. Zyrtarët e NASA-as thonë se anija është në plan të zbresë të mërkurën në portin amerikan të hapësirës, në Kepin Kanaveral, të Floridës.

Dje, astronautët e anijes Discovery dhe ata të Stacionit Hapësinor Nderkombetar u përshëndetën me njëri tjetrin, para mbylljes së korridorit komunikues mes dy mjeteve hapësinore. Me anijen Discovery po kthehet astronauti Clayton Anderson, i cili ndodhej në Stacionin e Hapësirës që nga qershori. Ai u zëvendësua nga astronauti Daniel Tani, i cili shkoi krahas me pjesën tjetër të ekipit të anijes, 12 ditë më parë.

Ekuipazhi i anijes Discovery kreu disa dalje në hapësirë. Gjatë daljeve, ata lidhën një modul me Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, si dhe riparuan me sukses një panel diellor të dëmtuar pak dite me pare, një veprim i rrezikshëm dhe i komplikuar.

Marre nga: VOA

Të etiketuara: ,