Kompiuteri desktop Linux prej 199 $ ekziston dhe tashmë gjëndet në tregun e USA. Shpërndarja tashmë ka marrë rrugën e duhur, dhe në USA bëhet nëpërmjet rrjetit të hipermerkateve të Wal Mart. Nëse kompiuteri portabel prej 100$ vazhdon të jetë një ‘ëndërr në sirtar’, kjo ide duket sikur është më e realizueshme.
Një nga arsyet për të cilat Linux nuk ka arritur që të ngjitet në rangun e sistemeve të tjerë operativë, është dhe mungesa e parainstalimit të këtij sistemi në kompiuterat e shitur.
Ndërkohë, dhe në fushën e kompiuterave portabel, Dell e ASUS kanë filluar që të vënë në listat e tyre ndonjë model me Linux.
Por faji s’duhet kërkuar vetëm në hegjemoninë e Windows-it dhe në parainstalimin e tij pothuajse në të gjithë kompiuterat e shitur në botë, në fund të fundit Microsoft ndjek politikat e saj tregtare, “faji” është dhe i atyre që me Linux-in kanë familjaritet dhe nuk reklamojne të mirat dhe të këqijat e njërit apo tjetrit sistem (dhe kjo vlen dhe si kërkesë për përdoruesit e Linuxit, që të na ‘hapin’ sytë në këtë drejtim).
bato bujku
Janar 20, 2008
Linux-i është efektivisht mbi rangun e imagjinuar më sipër për sistemet e tjerë operativë:
http://www.top500.org/stats/list/30/osfam
Nuk është mirë që përparimi në një fushë të bazohet te raklama. Përparimi, kur nuk lind vetiu si dëshirë e brendshme a si kërshëri intelektuale, le të vijë të paktën si shtysë për përfitim apo efektshmëri financiare.
Për pjesën e fundit, përgjigjja gjendet kollaj në Web, ku ka një lumë site-sh që merren me trajtimin e të mirave dhe të këqijave të njërit a tjetrit. Si fillim, për ata që nuk njohin gjuhë të huaj, mund të shihni:
http://www.alblinux.net
Nëpërmjet mekanizmit LiveCD, shumica e shpërndarjeve Linux sot mund të provohen pa prekur instalimin e sistemeve të tjerë operativë në kompjuter. Pra është tejkaluar kështu edhe pengesa e dikurshme që ndeshej kur nuk të gjendej dikush afër në hapat e parë apo në një përpjekje për të instaluar Linux-in.
Linux të Mbarë!