Zbulohet proteina që luan një rol të rëndësishëm në kancerin e pankreasit.

Posted on Nëntor 7, 2007 nga

1



Një grup kërkuesish amerikanë të Kimmel Cancer Center të Thomas Jefferson University të Philadelphia-s, kane zbuluar një proteinë që luan një rol të rëndësishëm në kancerin e pankreasit. Proteina e zbuluar, quhet pp32, dhe arrin që të ndalojë gjenin K-ras i cili favorizon dhe zhvillon kancerin.

Proteina pp32 mungon komplet në pacientët e goditur nga format tumorale dhe kjo i shtyu kërkuesit që të kërkonin në këtë drejtim, dhe arritën që të vërtetonin me provat në laborator, që në mungesën e saj shikohen mutacione/ndryshime tek K-ras i cili përçon përhapjen e neoplazisë.

Nëse pp32 shtohet në masën tumorale, edhe në praninë e K-ras gjenetikisht të ndryshuar, rritja e tumorit ngadalësohet.

Për momentin, vlera e këtij studimi mund të konsiderohet edhe për faktin që me anë të matjes së pranisë së pp32 të shikohet gjëndja e avancimit të sëmundjes gjë që mund të përdoret për parandalimin ose zbulimin në kohë të një tumori.

Advertisements
Posted in: gjen, proteine